Kryeministri thirrje kryebashkiakëve: Nënkryetarët është mirë t’i ndryshoni, mezi po i mbani në krahë

11 Korrik 2025, 17:07Politika TEMA
Kryeministri thirrje kryebashkiakëve: Nënkryetarët

Pas kërkesës për shkarkimin e kryetarëve të njësive administrative, kryeministri Edi Rama kërkon ndryshim të nënkryetarëve.

Në takimin me kryebashkiakët e vendit në Durrës, Rama kritikoi nënkryetarët, duke thënë se i “sheh shumë të lodhur dhe shumë të rraskapitur.

Për këtë arsye ai kërkoi një rifreskim të madh të nënkryetarëve.

"Meqë ra fjala dhe nënkryetarët është mirë të ndryshojnë sepse i shoh shumë të lodhur, shumë shumë të lodhur, i shoh të rraskapitur, se ju qeshni, qeshni se kuptoni se juve s’ndryshoni dot por edhe dy vjet keni, si të doni. 

I shoh shumë të lodhur Pjerin nënkryetarët e tu. S’ të lë unë të ikësh ty… Në nderin tënd është ti shkarkosh të gjithë.

Te nënkryetarët bëni mirë të bëni një rifreskim të madh se dhe nga mënyra si qeshët ishte shumë e qartë që edhe ju vetë e ndjeni se mezi po i mbani në krah ata. S’ besoj se ndonjëri nga ata është tani në terren", tha Rama.

1 Komente

  1. r
    robi

    Valle asnje nga nenkryetaret e bashkise Durres nuk i ka pare pemet e thara prej 5 vitesh tek rrethrrotullimi i dyte drejt Muzeut te deshmoreve perballe dyqaneve te byrekeve. Nuk ka me turp, peme gjigande te thara ne mes te Durresit dhe sa ka si keto dhe asnje nga nenkryetaret nuk i ka pare qe te nderhyje se drejtori i gjelberimit po merret me studimet e ndotjes se Atmosferes se ne toke i ka zgjidhur problemet. Cfare i duhen Durresit ato palma gjigande 20 m te larta qe tmerrojne banoret se mos thyhen nga era dhe bejne hatane. Nuk ka palma me te shpifura ne planet . Po pllakat e mermerit qe terrorizojne banoret se rreshqasin mbi to ne dite me diell, se ne shi frikesohen dhe te rinjte.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje