“Do ruajmë peizazhet”, Rama: S’mundet që të gjitha kodrat e bregdetit shqiptar të mbushen me resorte dhe vila

11 Korrik 2025, 13:41Politika TEMA

“Do ruajmë peizazhet”, Rama: S’mundet që të

Kryeministri Rama:

“Nga ana tjetër, ne kemi filluar një punë me Agjencinë e Planifikimet dhe Agjencinë e Zhvillimit urban dhe pjesë e asaj reformës së territorit, do jetë përfshirja e një elementi tjetër, që është arkitekti i peizazheve, mbrojta e peizazheve. Sepse, nuk mundet që të gjitha kodrat e bregdetit shqiptar të mbushen me resorte apo vila e me ku di unë, apo të gjitha kodrat e Tiranës të mbushen me pallate.  Nga një anë, siç bëmë me Porto Palermon, që e kthyem të gjithë gjirin në një zonë të mbrojtur, do ndërtojmë skenë të re  për të mbrojtur pjesë të peizazhit përgjatë gjithë bregdetit dhe rreth gjithë qytetit. S’mund të marrë malet ndërtimi, Të ndërtosh kulla në qytet është gjeja e duhur, për të shfrytëzuar tokën me intensitet të lartë në lartësi dhe për të mos u hapur si varrezat e Tiranës, që mund të përfundojnë deri në Durrës. Të ndërtosh me intensitet të lartë në mënyrë të përqendruar është shumë më mirë se të hapesh në të gjithë territorin. Se nuk mundet dot që të vazhdojë histori e vilave në gjithë rrethinat e  Tiranës, që të ngjitet deri në Dajt dhe të përfundojë deri në Kavajë”, tha ajo.

3 Komente

  1. L
    Laura

    Natura dhe peizazhi duhen mbrojtur me patjeter. Eshte betonizuar me teprice e pa llogjike. Varrezat jane nje pike sa delikate edhe e dhimbshme. Shpresoj te trajtohet ky problem me largpamesi dhe delikatese.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Al

      Kur e filluat punen kur u be muti Kala? Apo kur kane mbaruar pune ata qe do kontribuojne per mireqenien tende personale sa te kesh jete o Sulltan I madh qe marrsh nga ditet tona…

      Përgjigjjuni
      1. T
        Turist pa ujë në çezëm.

        Normal, se pastaj do u bejne konkurrence strategjikeve Olta Xhaçka; Zamir Mane

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje