VIDEO/ “Bari ka mbuluar varrezat” - Rama kritika kryebashkiakut të Elbasanit: Duhet të të lënë pa gjumë ty kryetar, jo të flesh më shumë

11 Korrik 2025, 11:00Politika TEMA
VIDEO/ “Bari ka mbuluar varrezat” - Rama kritika kryebashkiakut

Kryeministri Edi Rama është shprehur se ashtu si në Vlorë dhe Durrës, edhe në Elbasan dhe Lushnjë duhet bërë shkarkimi i drejtorëve, ndërsa nuk ka kursyer edhe kritikat ndaj kryebashkiakut të Elbasanit, Gledian Llatja.

Me ironi Rama nisi kritikat e tij, duke u shprehur fillimisht se “bari varrezave të Elbasanit ka potencialin të behet kallam dhe të bëhen varrezat si kallamishte. Një lloj bari që aq shumë është lënë pa u preku, që jo vetëm rritet, por qe synon të bëhet kallam”.

“Te mos dijë kryetari se çfarë ndodh? Të mos jetë i informuar për çdo tullë që vihet në qytet, është e pamundur nëse i ka sytë hapur dhe i rri mbi kokë gjerave”, tha Rama, ndërsa shtoi se edhe në Bashkinë e Elbasanit edhe në atë të Lushnjës duhet bërë e njëjta gjë si në Bashkitë e tjera.

“Edhe në Bashkinë e Elbasanit edhe në atë të Lushnjës duhet bërë e njëjta gjë si në Bashkitë e tjera që deri tani është bërë pezullimi i plotë, shkarkimi i drejtorëve me dorëheqje, për t’u dhënë mundësi të tjerëve të tregojnë që janë të duhur për atë pozicion. Duhet shkundur e gjithë kjo pemë”, tha ai.

Deklarata e Ramës

Gatishmëria e qeverisë për njerëzit të mos trajtohet si bari  varrezave të Elbasanit, i cili ka potencialin të behet kallam dhe të bëhen varrezat si kallamishte. Një lloj bari që aq shumë është lënë pa u prekur, që jo vetëm rritet, por qe synon të bëhet kallam.

Papritur shkon dikush i vë flakën, dhe për turp behën varrezat vend zjarresh.

Është e pakonceptueshme të ndodhin gjëra që do t’i faleshin kryetarit të bashkisë së Elbasanit nëse Elbasani do ishte sa Shanghai. 

Një qytet që mund ta ecësh në këmbë çdo ditë nga cepi në cep, siç janë shumica e qyteteve në Shqipëri. Dhe mos ta dijë kryetari i bashkisë, të mos jetë i informuar për çdo tullë që vihet në qytet? Është e pamundur, nëse kryetari i bashkisë i rri në kokë gjërave

Patjetër nëse kryetari i ka sytë gjysme hapur dhe gjysmë mbyllur, ata që janë nën të i kanë të mbyllur, siç i kishin në Bashkinë e Vlorës.

Edhe në Bashkinë e Elbasanit edhe në atë të Lushnjës duhet bërë e njëjta gjë si në Bashkitë e tjera që deri tani është bërë pezullimi i plotë, shkarkimi i drejtorëve me dorëheqje, për t’u dhënë mundësi të tjerëve të tregojnë që janë të duhur për atë pozicion. 

Duhet shkundur e gjithë kjo pemë, se 10 mandate në Elbasan janë një barrë, bashkë më të Fierit dhe Vlorës, më ka marrë edhe ato orë që flija gjumë. Duhet  të të lëmë pa gjumë ty, jo të flesh më shumë.

6 Komente

  1. Çelepiasi

    Shkoni dhe shihni varrezat publike të Burdulliasit në Berat..

    Përgjigjjuni
    1. V
      Veterani

      Zoti Rama nuk e kuptoni Ju apo bëni "sikur". Varrezat digjen nga ata që duhet ti pastrojnë se marrin rrogën dhe nuk shkojnë në punë. Plehrat në landfill me (roje) i djeg kryetari i bashkisë se fut lekët në xhep.21 drejtor në bashkia. Drejtor gjelbrimit,drejtor pastrimi. Vetëm drejtor për banjot publike nuk kishte. Por nuk ke ç'e do së si thot populli:Tiranë e tatëpjetë, kështu ka qenë e kështu do të jetë. Selam kryetarëve, administratorëve, drejtorëve dhe të gjithë shushunjave të popullit me në krye Ju z. Rama.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tina

        Po per pallatet shumekateshe qe ndertohen ne Vlore e di Kryeministri? Qofshin thashetheme!Po banja publike ne bregdet do kete ndonjehere. Po per parkime ne te gjithe Lmaren e bukur ,arkitektet do bejne dicka? Shpresojme se do behet me e mire!

        Përgjigjjuni
        1. K
          KROI MBRETIT

          Z.Rama.Kujtoj varrezat kryetarit te bashkise Skrapar pijanecit Adriatik.Bari eshte 1 m.

          Përgjigjjuni
          1. e
            elbasanasi

            Po ato kioskat ne trotuar nga turizmi deri tek stadiumi qe ja la peshqesh lala Qazim,nuk i sheh ky lloj cilimi kryetar kur shkon ne shtepi?Po per zallamahine qe behet aty nuk ka degjuar kryetari?Zoti kryeminister keni shkuar larg deri tek varrezat dhe bravo ju qofte, por shihni dhe kioskat se jane perballe bashkise.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Me mire vone se sa kurre

              Ndoshta me vonese, por ama duhet. Shumices se kryetareve te bashkive duhet tu kerkosh doreheqje z. Rama. Ata jane kthyer ne bajraktare qe i kane mbushur zyrat me te korruptuar,ku pjesen me te madhe te korrupsionit e vjelin ne rruge te terthorta. A e dini ju z. Kryeminister qe nuk ka kryetar Bashkie qe te kete me pak se dy mandate kryetar. Edhe ndonje qe eshte larguar, e ka hequr SPAK, jo vota e popullit. Sidomos ne Tirane, Elbasan, Durres rifreskimi i gjithe bashkise eshte nevoje urgjente.,.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje