Andi Bushati: Erion Veliaj po mbahet në burg politikisht, atë e ka shitur partia e tij

11 Korrik 2025, 09:14Politika TEMA
Andi Bushati: Erion Veliaj po mbahet në burg politikisht, atë e ka

Analisti Andi Bushati, thotë se vendimi i Gjykatës së Lartë për lënien në qeli të Erion Veliajt, ishte i pritshmë pasi është "një vendim politik". 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Bushati tha se gjykata mori sinjale të qarta që Veliaj është "një kufomë politike që duhej bërë shembull" dhe se ai ishte braktisur nga partia e tij. 

"Padyshim ishte i pritshëm si një vendim politik. Nuk duhet të kemi iluzione se ishte vendim i një drejtësie të pavarur. Përveç vendimeve të tre shkallëve për ta lënë Veliajn në burg, duhet të shohim kuadratin më të madh, që Veliaj, si Arben Ahmetaj, para se ta lënë në burg gjyqtarët, e ka shitur partia e tij.

GJL i është shkelur syri që Veliaj është kufomë politike që u duhet hedhur turmave për të shfryrë oreksin.  Vendimi është i paraprirë nga politika. Edhe SPAK, edhe gjyqësori, ka shkelje syri, merreni kufomën e Veliajt dhe bëjeni shembull.

E dyta, ishte e pritshme edhe nga ana juridike. Po të shohësh anëtarët e trupit gjykues, janë anëtarë që edhe në rastin e Ilir Metës, edhe në rastin e Lefter Kokës i janë bindur dëshirave të SPAK, për ti lënë në burg", tha Bushati. 

Lidhur me zgjedhjet e mundshme në Bashkinë e Tiranës gjatë vjeshtës, Bushati tha se kjo është tërësisht në vullnetin e Ramës dhe interesave të tij. 

"Kjo varet nga Rama. E dha një sinjal, që nuk i dihet se si shkon kjo punë (e Veliajt). Rama nuk e quan më kryetar bashkie Veliajn, ia ka hequr mundësinë ta kontrollojë Bashkinë, ia grisi dekretet dhe nga burgu.

Ne po diskutonim sikur ky është një debat juridik, sikur SPAK dhe gjyaktat vendosin në bazë të fakteve. Ky është një process politik dhe Veliaj është në burg prej Ramës dhe me vullnetin e Ramës. 

Ndryshe nuk ka si shpjegohet, pse e heshti Rama batërdinë e javës së parë që iu kundërvu SPAK? Nuk ndihet më njeri. Pse i dha urdhër deputetëve mos mbroni me Veliajn? Rama ka marrë vendim, që Veliaj i duhet partisë në burg.

A i leverdisin zgjedhje Ramës tani? Edhe ky nuk varet nga faktorët juridik, por llogari politike. I do Rama tani zgjedhjet, apo do ta shtyjë?

Në këtë pikë mund t'i interesonin, sepse mbyll kapitullin e 11 majit dhe i tregon opozitës copën e kuqe, hajdeni në arenë dhe t’ju mund prapë. Mbyll edhe kapitullin e kontestimit të zgjedhjeve të përgjithshme. 

Por këto janë llogaritë personale të Ramës, ai vendos kush rri në burg dhe a ka zgjedhje të parakohshme apo jo. Është vendim që është në kokën e Ramës", tha Bushati. 

8 Komente

  1. N
    Nipi i lodhur i gjyshit Hysni

    Ja nxori mendjen Rama ketij adoleshenti.

    Përgjigjjuni
    1. 7
      7x7 =83

      Tani qe Andi Bushati zbuloi komplotin e Rames kunder Veliajt, do bjeri qeveria Rama. :)

      Përgjigjjuni
    2. R
      Rama parti shtet si dikur berk

      Sa shume interesa e para ju lidhin juve anal -isteve me bashkine e tiranes!!! Nuk ju plas bytha per Veliaj e co por se rrezikohen interesat tuaja financiare ne parate publike qe perdor bashkia! Te ishit kaq te drejte e te paster qe kur Berisha u shpall non grata nga USA ju duhet ta abandononit ate! Keni degraduar si gazetare, por dhe si njerez, keni falimentuar! Ju mori regjimi me vete!

      Përgjigjjuni
      1. j
        jon

        Ky Bushati është ndyrësirë por për Erjonin ka të drejtë ja kanë futur shokët e partisë më letra anonime dhe dihet që kryesorja është rivalja e tijë Balluku.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pensionisti

          Lalit te fiqve me shkolle te mesme,pa bacelor ju rrit mendja.Emerimet nga burgu,kundra TiRames,e kane padrejtesusht ne arrest,pa vendim te firmes se prere ,per fajet qe akuzohet.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nipi bllokut rritur në prëhër të xhaxit

            Këtë Bushati nuk e kuptova asnjë herë, kir hyri në burg, Velija ishte shumë hajdut, kishte bër namin me vjedhke të fondwve publike etj etj, pra e kishte fajin vetë Veliaj. Tani e paska fajin Rama se ja ka futur. Po mirë o zotëri ndaje mendjen na thiaj një herë e morë mwndimin tënd, apo ai ndryshon sipas rastit. Mirë thotë kpmentuesi i parë “ ta hoqi dhe atë pak tru që kishe Rama” me bukur nuk ka.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Paco

              Erioni eshte me fat se po te ishte gjyshi hysni kapo do ishte pushkatuar nga gjishi.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bobi

                Partia Socialiste qe nga viti 1991 drejtohet nga Kocixoxistet. Cilet jane ata? Ortodokset Greke, Vllehe e Sllave te cileve Enveri ja u tregoi vendin ne 1949. Enveristet myslimane si puna e Veliajt (edhe pse eshte thuhet qe eshte protestant, baza fetare ku ai merr eshte muslimane), nuk mund te jene trashgimetare te kryesise te PS-se sipas asaj qe Rama ka ne plan. Ai do Elisa Spiropalin ne krye te PS-se (pikerisht se eshte Ortodokse) dhe "Nesti Angoni" ishte pikerisht ajo. Nuk ishte as Balluku, as Rama e as Gonxhja sic eshte perfolur. Atyre u intereson te kete ujera te qeta si me Greqine ashtu dhe me Serbine se ne ato vende rreh zemra e Kocixoxismit. Mos harrojme betejen qe kishte Veliaj me Spiropalin per kryesine e FRESSH-it dikur. Nje lufte e papare ndonjehere brenda llojit. Atehere Arian Cani, spiuni grek i deklaruar, e ftonte Spiropalin, u bente thirrje FRESSH-istave ta votonin Spiropalin dhe e shante Veliajn (Vilajet Qyrkun sic e theshte me kunja se keshtu e ka pas adresen e Facebook-ut) me fjalorin me te piste. Cdo gje eshte kurdisur me kohe miq!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje