Nga Ylli Pata
Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i opozitës, ka dalë t’i shkaktojë dhimbje koke Doktorit.
Është Vangjel Dule, kryetari i PBDNJ-së, i cili tashmë pa elektorat të tijin, ka tre mandate që del deputet nga listat e Partisë Demkratike.
Asnjë prej kolegëve të Dules nga partitë aleatë, që tashmë janë larguar nga politika, nuk i ka shkuar mendja që të trazohet me problemet e PD-së. E quajnë një çështje të mbyllur, një problem që nuk është i tyri. Pasi në fund të fundit, është një “punë familjare” e Sali Berishës, partia, së bashku me të gjithë njerëzit që ai komandon.
Por Vangjel Dule, del në një ditë të keqe, një nga më të rëndat për aleatin e tij të madh dhe i vë gishtin në plagë. Duke mos bërë ndonjë deklaratë para militantëve të mërzitur të OMONIA-s apo PBDNJ-së, në ndonjë kënd “minoritar” të jugut, por në selinë qëndrore të partisë së tij. Për ta formalizuar edhe më shumë qëndrimin.
“Opozita në çdo rast duhet ta kthejmë gishtin nga vetja, edhe në rast fitoreje duhet ta drejtonte gishtin nga vetja. Çdo politikan duhet ta bëjë, çdo formacion politik dhe në mënyrë të përditshme”, tha Dule sot në një konferencë.
Kreu i PBDNJ-së, që pas përfundimit të zgjedhjeve nuk ka zhvilluar asnjë takim me Sali Berishën në publik, apo të ketë pasur ndonjë mbledhjen të koalicionit formal “Shqipëria Madhështore”. Dule, ka dalë deputet nga lista e mbyllur pasi ishte i dyti në listë, pas Bujar Leskajt që është dhe kreu i PD-së për qarkun.
Fjala e Dules sot, nuk se është një zë për ta mbështetur Berishën e tij në përpjekjen e tij për ta mbajtur legjitimitetin dhe t’i ikur “nenit Basha”.
Por për ta kuptuar këtë qëndrim, duhet të shkojmë pak ditë pas 11 majit, kur një koleg i Dules, Fredi Beleri, bëri pak a shumë të njëjtën deklaratë, madje duke përmendur edhe largimin e Berishës.
Ky guxim i tepruar i eksponentëve të PBDNJ-së, nuk ka shpjegim tjetër, veçse një sinjal politik i qartë, që duan t’i japin Sali Berishës, jo nga brenda opozitës. Por nga tjetër hemisferë, përkatësisht qarqet politike që e kanë mbështetur atë këto vite në mënyrë të fuqishme.
Bëhet fjalë për Athinën dhe qarqe të Nea Demokratia, të cilët kanë përdorur arsenalet e saj për të lobuar për kreun aktual të PD-së.
Qoftë në Europë, e posaçërisht në SHBA, ku qarqet greke kanë një lidhje të rëndësishme politike nëpërmjet lobit greko-amerikan, i cili është mjaft influent atje.
Në mitingun e fundit të PD-së para zgjedhjeve, Berishës ju dhurua një bluzë me numrin 1 dhe me një flamur të Greqisë sipër.
Një mesazh i pastër politik për subjektin ndërkombëtar që po e kujdestaronte në këtë kohë izolimi. Deklarata e Belerit dhe sot e Dules, nuk është gjë tjetër veçse një mesazh nga aleatët për të zbatuar një plan, që ka qarkulluar prej kohësh.
Që Berisha të emëronte kandidat për kryeministër një personazh të indikuar nga qarqet greke, Gjë që siç duket Berisha nuk e pranoi, ngaqë ka pasur droje se mos i marrin pjesë të partisë.
Tani, duket këto qarqe po i kërkojnë haraçin e mos zbatimit të një pakti. Situata është e vështirë për Berishën vetë, pasi nëse i mbyllet edhe dritarja greke, nuk ka ku të shohë oqeanin së paku nga penxherja e të bëjë plane për më pas.
Gjithsesi ajo që bënë Dule e Beleri, nuk është gjë tjetër veçse dialektikë politike. Edhe pse PD mund të ketë humbur elektorat nga aleanca me këtë çift politik, ka arritur një akses në sallone, i cili e nxori sadopak nga izolimi i rëndë që kishte para 2023-shit.
Është normale që të bëhet një politikë e tillë, ku palët ndërveprojnë, por problem mbetet fakti se i vetmi fraksion që është me peshë në opozitën e krahut të PD-së, duket se është fraksioni grek. i cili siç duket ka edhe plane për të gjetur hapësirën e tij në kozmosin opozitar kundër Edi Ramës. Të cilin vazhdojnë ta konsiderojnë armikun që duhet larguar.
Greqia eshte teper e civilizuar per te mbeshtetur nje taleban si Sali Berisha! Greqia duhet te mbeshtese vetem progresistet!
Greqia nuk mbeshtet, por shfrytezon talebanin Sali Berisha. Greqia mbeshtet progresistet vetem brenda Greqise por jo ne Shqiperi. Me fal por je shume naive....
Keshtu veprohet me te gjithe spiunet, shfrytezohwn e pastaj hudhen! Edhe Salih qeni, cung mbetet dhe cungu ne fund pritet.
Dulevici eshte frymezuar nga bejleris brekdhjeris hidrauliku i BE
O ylli i shuar analis corb turke
Po mirë Ylli, po sikur kjo të jetë një shkelje syri Edi Ramës? Edit i duhet një deputet për numurin magjik 84, dhe qirje Vangjelis i di b…
ANTISHQIPTAR TE DEKLARUAR . HARRAM QUMESHTI I NENES .
Evgjitet te konvertuar ne Graqire.
Ç'na i nxirrni këta dy motërqirët dhe na hapni barkun me motërqirin tjetër të Viçidolit?! Lërini këta jashtëqitje të vazhdojnë punën për shfarosjen e minoritetit grek. Tani që në qeveri po përfaqësohen denjësisht edhe romët me një vajzë të shkëlqyer, minoriteti grek nuk përfaqësohet askund politikisht përveçse nga shqiptarët e shitur në tregun e gjësë së gjallë për 300 evro. Për shqiptarë, minoriteti grek aty ku e hodhi megalomania dhe sharlatanizmi i shovinizmit shtetëror dhe klerikal grek, tashmë vlen më pak se romët dhe ciganët. Në vend që të investohej mbi intelektualë dinjitozë, qytetarë me kredibilitet të lartë për të dy palët, Greqia investoi në dobiça, pabuksa, sharlatanë, analfabetë dhe llumin shqiptar. Uji i bekuar i Janullës dhe dokrrat e grekut 5000 vjeçar tek 300 euroshit shqiptarë, çuan në shfarosjen e minoritetit grek, kredibilitetit të tij dhe aftësisë së tij tu prezantuar politikisht dinjitozisht dhe seriozisht. Por Greqia pa dashur ka hapur edhe kutinë e Pandorës për ekzistencën dhe stabilitetin e saj etnik. Përpjekjet e " helenizimit" , një ideologji mesjetare klerikale që sajon grekë nga analfabetët dhe të uriturit, e shtynë Shqipërinë të njohë të drejtat e minoritetit vlleh dhe sllav. Në Greqi këto dy minoritete etnike, ashtu si ai shqiptar, janë zhytur prej 200 vjetësh në errësirë, janë konvertuar me dhunë në grekë dhe nuk ju njihet asnjë e drejtë edhe pse përfaqsojnë komunitete me gjuhë, kulturë, kostume dhe miliona individë. Përpjekjet e tyre për të krijuar shtete autonome që mbrojnë të drejtat etnike të tyre, si shteti i vllehëve, shteti i shqiptarëve të Çamërisë, shteti sllavo maqedono- bullgarëve, janë shtypur me dhunë. Njohja e identitetit të tyre në Shqipëri, jo vetëm nuk i asimilon si "helenë" në përpjekjet e kishës së Janullatosit dhe qeverisë greke, por hedh Greqinë në erë , duke qenë një shembull për të gjitha etnitë e shtypura në Greqi.
Mbas cdo shqiptari te helenizuar fshihet bythlepiresi , interesaxhiu , dhe ne fund nje i pabese , veti qe i ka mbartur ne shekuj nje minorikar helen ….sa helen eshte Beleri ,po aq francez jam une ….interesi per te patur njerez te tille dhe ti ndersej kundra Shqiperise ben Greqine te meret me keta plera njerez …..keta parazite te bejn te shikosh qarte se kush eshte partia e Sali kriminelit …..presin nenar te zbardhet Peshkepia …me ke ?? Me Saliu. .? Ben vaki ?? Dergoj ne kufi ushtare pa arme e fishek ….dhe me e keqia ka zhdukur dhe dosjet ….shkoni votoni Saliun tani …..