EMRAT: Kush janë drejtorët që dhanë dorëheqjen në Bashkinë e Durrësit

10 Korrik 2025, 17:06Politika TEMA
EMRAT: Kush janë drejtorët që dhanë dorëheqjen në

Të gjithë drejtorët e Bashkisë së Durrësit kanë dorëzuar këtë të enjte dorëheqjet e tyre.

Kjo lëvizje nga ana e tyre erdhi pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në bashkinë e qytetit bregdetar, i cili ashtu sikurse dhe në bashkitë e tjera të vendit, Vlorë e Fier, edhe në Durrës kërkoi që drejtorët të linin postet e tyre.

Një për një, të gjithë drejtët, i kanë vendosur në tryezë kryebashkiakes Emiriana Sako shkresën e tyre të dorëheqjes, ndërkohë që mësohet se brenda kësaj bashkie është ngritur një komision i përbërë nga kryetarja dhe disa deputetë të qarkut Durrës, të cilët do të vendosin në “sitë” të gjithë drejtorët me qëllim për të vendosur se kush prej tyre do të vijojë të qëndrojë në detyrë dhe kush jo.

Pas kësaj faze, pritet të nisë edhe procesi i ristrukturimit për drejtorët rajonalë dhe institucionet e tjera në varësi të pushtetit vendor.

Lista e drejtorëve të Bashkisë së Durrësit që kanë dhënë dorëheqjen:

Roni Shqiopa: Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore

Meme Xhaferaj: Drejtoria e Shërbimit Social

Ardian Gurra: Drejtoria e Arsimit, Kulturës, Sportit, Rinisë dhe Komuniteteve Fetare

Oneda Deliallisi: Drejtoria e Auditit të Brendshëm

Ermal Lufo: Drejtoria Ekonomike

Ardian Iljazaj: Drejtoria e Shërbimeve

Valbona Qiriako: Drejtoria e Buxhetit

Lorenc Facja: Drejtoria e Projekteve dhe Infrastrukturës Publike

Lorenc Smajli: Drejtoria e Turizmit

Dhurata Gjoka: Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Robert Dervishi: Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit

Alneida Rroshi: Drejtoria Ligjore.

Kujtojmë se përgjatë ditëve të fundit kryeministri Edi Rama ka nisur një “tur” në të gjitha bashkitë e vendit.

Fillimisht u ndal në atë të Vlorës e më pas vazhdoi me Fierin e Durrësin. Kryeministri ka theksuar nevojën për energji dhe prurje të reja në administratë, si e vetmja mënyrë për t’u qasur sfidave të kohës.

10 Komente

  1. Q
    Qerimi

    I hoqën nga drejtor dhe i shpunë prapë drejtor,patronazhist hesapi.

    Përgjigjjuni
    1. b
      bledi

      shyqyr se na e shpifen , ghithe jeten drejtora

      Përgjigjjuni
    2. L
      Lemani

      Kur do vish në Pogradec se këtu është bërë muti mullar, nuk ka burrë që e pastron. Këtu duhet të dorëhiqet vetë kryetari, jo ata derëzinjtë figurina.

      Përgjigjjuni
      1. r
        realisti

        Ky Roni shqopa drogaxhi , mashtrues dhe i pa afte dhe maskara ka qene gjithe kohen . Sa ka mbaruar shkollen direkt drejtor ka qene . Keta mostra kane detyruar njerezit e ndershem dhe studentet ekselent te Durresit te largohen nga shqiperia .

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shallvarepordha duhet te pergjysmoj Parlamentin

          Kaq shum "Dredha" ne Bashkit Shqiptare ,kur populli s'ka te buk ne tavolina ne dark ,eshte vjedhje e hapur,njelloj si me bandet e deputeteve parazit ,qe jan ne ate stalle tufezuar ,thjesht me varferu kte popull te SKLLAVERUAR NGA BANDA POLITIKE !

          Përgjigjjuni
          1. A
            Asd

            Ah...keta te Durresit jane te gjithe drejtore 50%-sha. Ujku, ujku - çakalli ben kerdine. Tani jane bere milionere me multiapartamente dhe makina lluksoze. Shume vone u kujtove Rama, pasi keta kane 13 vjet qe bejne kerdine. Dergojini per veting te shohim nese e justifikojne pasurine dhe ku i kane gjetur parate.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pallati pa letra

              Ti Z Sako meru me pallate pa leje asap se i ke lene njerzit ne mes te rruges. Tek fisi Peja na shurdhoj fare me muzike te larte qe na ka lene pa gjume. Tung

              Përgjigjjuni
              1. F
                Futja vetes

                Mblidhet votat per pune nuk jeni...qe te mos merreni me votat ne shtëpi tani na duhen servile....peqe zoti lam...ram rileshi

                Përgjigjjuni
                1. .
                  ......

                  kjo e ka te shkruar ne fytyre paaftesine ,kjo se di as cfare ben sit e kesaj dite ,dikush ti thote qe e kane vene kryetare atje......mos flasim per Landin te shoqin vellane e edit te mektrinit .....llum llum

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    drejtesi e munguar

                    A kemi pushtet vendor?A e administron Bashkia zonen ku ka detyrim?A funksionojne Rajonet (lagjet)?Gjithe keto baterdisje ne qytete e fshatra a i sheh pushteti yne vendor?Dikur,ne "diktature" Keshilli Popullor i lagjes dinte dhe parandalonte te gjitha shkeliet e mundeshme.Mos haroni se pervec kryetarit te gjithe te tjeret e kishin detyre shoqerore.Sot e gjithe administrata e bashkise (drejtore e punonjes) jane te mirepaguar,e po keshtu edhe ne rajone.Shkeljet e bera kudo jane ne abuzim me ligjin qe nuk zbatohet.Shteti fillon nga baza,po nuk punoj ai (pushteti vendor) asnje pune nuk duket.Ne analizen e Z.Karamuco,duket qarte se eshte shkelur ligji dhe disa persona qe nuk kane punuar duhet te perballen me ligjin ne gjykate.Puna nuk behet me te keqen e aman por me LIGJE.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje