Një kandidat i quajtur Zeqir Kordhoni rrezikon mandatin e Adriatik Lapajt për të hyrë në Parlament në shtator.
Fituese e mandatit të Nismës Shqipëria Bëhet në Tiranë aktualisht është Ana Dajko, ndërsa më i votuari nga lista e hapur është Adriatik Lapaj.
Që ai të hyjë në Parlament, duhet që Ana Dajko dhe 11 të tjerët e listës së mbyllur të refuzojnë mandatin, në mënyrë që karrigen e Kuvendit ta ketë Lapaj.
Pas zgjedhjeve, Nisma Shqipëria Bëhet ka dorëzuar dorëheqjet e emrave në listë të mbyllur, mes tyre edhe Zeqir Kordhoni, i cili renditeti i 9-ti në listën e Tiranës.
Në një letër drejtuar kreut të KQZ ai kërkon një kopje të dorëhqjes së tij.
Lini një Përgjigje