Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave italiane dhe ndëkombëtare me veprimin e tij ndaj homologes italiane Giorgia Meloni, gjatë Konferencës për rindërtimin e Ukrainës, që u mbajt në Romë.
Në pamjet e shpërndara në rrjet, shihet momenti kur Rama përshëndet Melonin duke u ulur në gjunjë, një gjest që ai e ka bërë edhe më parë.
Pas këtij momenti, duket se ka pasur një “debat” të shkurtër mes Ramës dhe Melonit, ndërsa ata po pozicionoheshin për foton zyrtare.
Në video shihet gjithashtu se Rama ngatërroi drejtimin se nga duhej të shkonte, derisa Meloni e orientoi.
Po perserit veten. Ky njeri nuk ka cfare jep me. PS duhet te zgjedhe nje kryeminister tjeter.
Ky po behet lolo!!! E ka nga mplakja apo nga pasivuria se dicka mund ti ndodhe!?
Ky qenka rrotë kari fare, boll është boll. Çdo gjë ka kufij.
Është e vërtetë që këtij burri i ka rrëshqitur një pjesë e tepelekut .Një xhest qoftë dhe mirësjellje po u përsërit nuk është më i pranueshëm për opinioni se ndryshe është si roli i Agron Llakaj me " anenë ".Po u prish masa prishet cilësia ky është ligj i filozofisë .Unë jam i majtë por këto role prej kllouni as më kanë pëlqyer as më pëlqejnë.Pa shiko o z Rama mase gjen ndonjë truk tjetër në këto takime rëndësishme dhe mos humb pikë me budallallëqe pa vlerë.