"Kjo është pabesi" - Ilir Meta njofton se i është ndaluar për 14 ditë aktiviteti fizik

10 Korrik 2025, 18:00Politika TEMA
"Kjo është pabesi" - Ilir Meta njofton se i është

Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka njoftuar për një dënim të ri disiplinor ndaj tij në ambientet e burgut “Jordan Misja”.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se masa e marrë prej Komisionit Disiplinor ndalon pjesëmarrjen e tij në aktivitetet fizike për 14 ditë, me arsyetimin se ka komunikuar me media pa lejen e posaçme të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. 

Ai e cilëson këtë masë si të pabazë dhe të motivuar politikisht, ndërsa akuzon autoritetet për shkelje të të drejtave të tij për të komunikuar publikisht.

Postimi i Metës

Sot u njoftova për një dënim të ri i bazuar mesa duket në një Rregullore të “re”.

Juristi i IEPV “Jordan Misja” më solli për t’u njohur me dënimin e ri, normalisht siç shkruhej atje të marrë “njëzëri” nga Komisioni Disiplinor, që të ndalohesha edhe 14 ditë nga ushtrimet fizike të përbashkëta.

Argumenti ishte se kisha shkelur në mos gaboj pikën c të pikes ç të Rregullores ku nuk lejohej komunikimi me mediat pa leje të posaçme nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.

Për këtë i referoheshin një komunikimi përmes telefonit të avokatit tim Kujtim Cakrani me gazetaren Znj. Aida Toncica në MCN TV, në 2 korrik 2025.

Kur më dënuan herën e parë u thashë se ju nuk po më dënoni pse kam folur pas orës 20:00, por për faktin pse iu përgjigja gazetares Znj. Beti Njuma.

Jo, më thanë, nuk ka lidhje me këtë por me shkeljen e rëndë të orarit me 20 minuta.

Kur fola live në ora 12:00 të drekës (brenda orarit) shpikën Rregulloren e “re” se nuk mund të flitet me mediat pa leje të posaçme nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.

Tani kemi jo vetëm Prokurori të Posaçme, jo vetëm Gjykata të Posaçme, por edhe “leje të posaçme” për të folur.

Këta që nuk pyetën as për lejet e posaçme që Prokuroria e Posaçme u dha zyrtarisht deputetëve të Partisë së Lirisë për të më takuar do më japin mua leje të posaçme për të folur kundër “Ramaduros”.

Këta që nuk kanë lejuar asnjë gazetar vendas dhe të huaj që të më takojë do më japin leje të posaçme mua.

Këta që vetë më kërkuar që më 11 Maj të votoja në ora 10:00 se donin mediat të më filmonin dhe që “çuditërisht” ua bënë të pamundur kameramanëve dhe gazetarëve duke i vonua për “arsye të kontrollit të sigurisë” që të më filmonin.

Këta që dy javë më lanë motrën dhe tre fëmijët te dera e burgut pa më takuar dhe që herën e tretë kur erdhën të katërt u shpikën rregulloren se njëri duhej të rrinte jashtë se nuk lejoheshin katër siç ndodhte gjithmonë, tani do më japin “leje të posaçme” që të çmontoj të gjithë këtë proces monstruoz kriminal të fabrikuar me shpifje dhe kallëzime të rreme prej shumë vitesh.

Të dëshpëruar se gjatë 9-muajve në paraburgim nuk arritën të më krijojë asnjë provë të re këtu pavarësisht nga provokacionet e panumërta, kujtojnë se do më nervozojnë me çmendurira të tilla, pjellë e një koke të çmendur e të droguar nga pushteti i vjedhur që nuk mbulohet dot me operacionin “tokë e xanun” e as duke blerë e korruptuar ndërkombëtarët me çanta me dollar si McGonigalin e plot të tjerë.

As ndalimi i komunikimit tim telefonik me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushin, nuk do i qetësojë dot makthet e “Ramaduros”,

Fytyrën e vërtetë kriminale të “Ramaduros” e tregojnë sjelljet kriminale ndaj komunitetit të mrekullueshëm të Thethit.

“Toka e xanun” nuk e mbulon dot “pushtetin e xanun” me burgosje opozitarësh dhe ndihmën e karteleve të drogës.

Ata njerëz të mrekullueshëm janë në tokat e tyre brez pas brezi dhe nuk e meritonin këtë pabesi dhe poshtërsi se me sakrificat dhe mikpritjen e tyre i dhanë emër Shqipërisë në botë.

Ndërsa i pabesi e di se në mandatin e katërt karrigia e tij nuk ka më katër këmbë nga pasha e rënduar e vjedhjeve, korrupsionit dhe krimeve.

11 Komente

  1. R
    RAKETA KA DHE RUSIA DHE KOREJE VERIUT

    BJERI ME DORE LIKE!! BJERI ME TE FOERTIT KEPUTE NE MES O GANGESTER, BJERI ME TE DJATHTEN DHE ME TE MAJTEN FUTE NE BYTH.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sas

      Bej pak pushim hajdut se ti pastaj i bie me te fortit dhe e keput ne mes. Si te erdhi fundi mor koke cep, dhe pak dhe te vjen nje terrorist tjeter salih bin laden

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ujku Skraparit

        Ujku Skraparit nuk e mbane dot burgun. Nje burre nuk qurravitet neper kazanet televizive por bene burgun me dinjitet. Ky do laje breket e te burgosurve.

        Përgjigjjuni
        1. g
          goshi

          E mori Nano nga bangat e shkollës pa punuar një ditë e futi në PS e bëri deputet,ministir ,kryeministër,president dhe tradhtoi partinë që e lindi....vodhi floririn u bë miliarderë por Zoti është i madh e pa dhe më keq do ta çoi ndyrësirën....

          Përgjigjjuni
          1. x
            xoni

            Nuk punon me dorë se në takime speciale i shkon hundëderrja Erisa Xhixho...

            Përgjigjjuni
            1. K
              Koli

              Ha Mut Ha Like.Do dalesh dhe ti nga Burgu si Salianji,dhe do thuash dhe ti qe ishte Politike.Ha Mut Ha Like.

              Përgjigjjuni
              1. t
                taku

                Ta kane bere qellimisht keta, te poshtrit o Like .........te kane frike se ti je I forte dhe ja u thyen ne mes........mlidhe popullin e 2 marsit dhe mos gjejne vrime miu ku te futen.................jepi Ujku I Skraparit ti je si Vojo Kushi

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lol

                  Po florini i xanun a asht gjekundi ?

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Cobani

                    Tunde like beje trike me lesh fabrike

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vhjjb

                      Ho ke cnkb

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Visi

                        Hahahahahahaha Kur do te stervitet dhe ky shtremsi E ke pa veten ne pasqyre mor lanet si dukesh si pike pytje hahahahha boj stervitje une thote ky koke gaveta I bi me te fortit ky duket si 80 vjeç kush e ka rrejt kte idiot qe dukesh qe stervitesh pashe zotin hahahaha Like o shtrems po te qihen gocat si ne karadah po leji hekrat o palle kari rri aty deri sa te vije fundi si nje qen I zgjebosur o plehre koke cep te shkerdhefsha faren fshatar

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje