Një kandidat i quajtur Zeqir Kordhoni rrezikon të prishë ëndrrat e Adriatik Lapajt për të hyrë në parlament në shtator. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e mbushi listën e mbyllur në Tiranë me 12 emra kandidatësh fiktivë, të cilët do të digjnin mandatin, në mënyrë që të fitonte më i votuari nga lista e hapur.
Kështu, fituese e mandatit të NSHB në Tiranë aktualisht është Ana Dajko, ndërsa më i votuari nga lista e hapur është Adriatik Lapaj. Që ai të hyjë në parlament, duhet që Ana Dajko dhe 11 të tjerët e listës së mbyllur të refuzojnë mandatin, në mënyrë që karrigen e Kuvendit ta zërë lideri i koalicionit.
Report TV ka mësuar se më 11 maj, pas zgjedhjeve, Nisma Shqipëria Bëhet ka dorëzuar dorëheqjet e të gjithë emrave në listë të mbyllur. Mes tyre është edhe Zeqir Kordhoni, i renditur i 9-ti në listën e Tiranës. Sipas CV-së së tij, ai është një punëtor ndërtimi dhe një invalid që trajtohet me KEMP.
Kordhoni nuk është më i bindur për lënien e mandatit dhe i është drejtuar KQZ-së me një letër me shkrim dore, ku e cilëson veten deputet dhe kërkon kopje të dorëheqjes së tij. Report TV siguroi dorëheqjen që mban emrin dhe firmën e z. Kordhoni më 11 maj dhe kontaktoi kandidatin për deputet.
Kordhoni tha se ka firmosur shumë gjëra gjatë kandidimin dhe se nuk ishte i qartë nëse kishte firmosur edhe mospranimin e mandatit të deputetit. Por ai ishte i qartë, se nëse Lapaj dëshiron të shkojë në Kuvend, duhet të kalojë më parë nga ai.
“Po na sjell shumë andralla Adriatiku, një herë do hyj e një herë nuk do hyj. Por unë nuk jam i bindur se cfarë do bëj. Duhet që Adriatiku të ulet ballë për ballë me mua dhe ta sqarojmë këtë histori. Kam punuar 72 orë me të pa shkuar në shtëpi e jam edhe invalid”,-tha Zeqir Kordhoni.
Pyetjes së Report TV nëse ishte ai që kishte firmosur dorëheqjen nga mandati më 11 maj, Kordhoni ju përgjigj: “Kam firmosur shumë gjëra në atë kohë dhe nuk e kam të qartë nëse kam firmosur dorëheqjen”.
Kordhoni pohon se në listën e Tiranës është një prej emrave të propozuar nga Partia Nisma Thurje. Dorëheqja e dorëzuar prej tij është një formular i thjeshtë i cili nuk është bërë përpara ndonjë noteri apo zyrtari tjetër.
Raportohet se Kordhoni është daja i aleatit të Lapajt, endri Shabanit.
Gjithësesi, burime pranë KQZ i thanë Report TV se në çdo rast, pavarësisht deklarimeve apo dorëheqjeve që mund të kenë depozituar më herët, kandidatët mund të ndërrojnë mendje e të kërkojnë mandatin e tyre, deri ditën kur Celibashi do të shpallë listën fituese.
Për Tiranën, mandatet ende nuk janë shpërndarë, sepse PD do e kalojë rezultatin në Kolegjin Zgjedhor. Por është e qartë se paralel me këto, Lapaj duhet të mbajë “nën kontroll” Zeqirin dhe 11 shokët e tij në listë, deri ditën që Celibashi e shpall mandatin në emër të Adriatikut.
Shoku murator sot asnje person ne Shqiperi nuk e mban fjalen, merr mandatin e deputetit qe te takon me ligj, te paska pare zoti dhe si deputet do te kesh te drejten te trajtohesh falas edhe jashte shtetit per shendetin tend te s a k a t u a r . Edi ka 86 mandate keshtu qe te tjeret do te jene figurante dhe asgje me shume.
Nisma, Shqiperia Behet…. Dmth e ben Endri, Tiku, Xhiku Niku, Liku dhe ne fund Zeqiri…. Votoi keta loqet pastaj.
Po ky Kordhoni qenka çyryk,a bene per deputet? C'na mbyten çyryket dhe budallenjet e opozites.
Zagal e ke dhere fare, çyryke eshte kriter primar per te qene deputet .Habitem si nuk ka kandidu Berat Bukshkala se sa vosokarr qe jan bo me pasaporta shqiptare kish mundesin me u ba deputet .
Po ishe vertet daja i Endrit futja ketij Llapes se i ardhun prej provinces eshte ,e don me na shit dhe mend.
Une mendoj ti marr te tre ne kuvend. Me pelqejne. Edhe Adriatik Shabani, edhe Endri Llapaj dhe Kordhoni Zëqiri. Po I them Zeqinese te jape doreheqjen...hajt'pra u bo.
Zeqo,mos e ha.Shko beju deputet,me sagllam se Tiku duhet te jesh.Mos i ha presionet,se nuk ke me shans.Beji t'fala Tikut.
parlamenti po qelb nga plehra toksike si ky dashnori salinjanes
Barazim,Tik llapaqeni nuk po e mban fjalen,deklaroj para zgjedhjeve se nuk do e mari mandatin,tani e do.Daja i Shabanit ka te drejt te mos e mbaj fjalen,prandaj bej shurren Tikut te Saliut dhe behu deputet.
Zeqir Kurdhoni do beje punen me te mire te shkoje vete ne parlamen , se vec te mires qe perfiton per vehte na i heq sysh kete palacon TIK Llapajn se na e cau menderen e daullen e veshit duke bertitur me e pa pune , me keq se nje i dehur qe e ngacmojne femijet rruges .
Parti sharlatanesh e drejtuar nga nje llapaqen qe do e çbejne Shqiperine
Mirë tu bëhet këtyre karsgjozëve.90% e Kuvëndit,kjo kategori janë.Akoma nuk është përgjysmuar kjo çerdhe kënete,e 1500000 zgjedhësit,që nuk bëjnë azgjë,vetëm trashen si derra dhe vjedhin.Nuk ka Shqipëri derisa të jenë kjo kope e pa anë.
Zeqo dua të shkosh në parlament. Ai Llapaqeni na ka çarë trapin jashtë parlamentit, ka burrë nëne të dëgjojë njeri atë që flet me këmbë dhe me duar. Zero mos e zgjat: në parlament.
Shejtani…..donte te hidhte muratorit
Me mire nje puntor ndertimi se sa keta mashtrusat,kush e di thote ndonje fjale per puntoret se salianji me griden mereshin me fjale te ndyra. Vetem mis e dridh dhe mos u bej mashtrus si keta plehrat e kombit, Te ka rene llotaria....
Keta e shikojn politiken si lope per ta mbjel,Llapaqeni i Saliut deklaroj para zgjedhjeve se po mori nje deputet ne Tirane nuk do e mari,tani thot e Dua. Tik Llapa-qeni nuk ka as nje ndryshim nga Sali qeni,ate qe e thon ne mengjes e dhjesin ne darke.
E treta e verteta,tani tik llapa do e realizoje vetvrasjen patjeter!
Llapaqeni,vetem kos ha dhe e cuditeshme si nuk zbardhet!
do ta gjej kete muratorin dhe do ta rrah fort, nqs lejon tikun te behet deputet...
kY ESHTE NJE DELIRANT
Meri ato kater vjet deoudet, ke dhe katër vjet tjera bonuse si depudet, dhe i thu suvatimit më ha munë.
Ky eshte mashtrimi qe bene partite e "reja",qe do te ndryshonin vendin.Vendosja ne lista te njerezve te "bindur" do te kete dhe perjashtime.Zeqiri,ne qoftese te tjeret jane dorehequr duhet te shkoj ne Kuvend.Me mire nje deputet qe di pak por mund te jete me i ndershem.Forca Zeqo.
Mos u dorezo Zeqir sepse ke punuar nje jete ne punet e veshtira ndersa keta llapaqente ka bere qejfe si kane dashte ti i duhesh parlamentit me ngrite zerin per veshtersite ne pune per njerzit qe jane ne gjendje te mjeruar nga ekonomia e te tjere nje mendim per ty Zeqire mos lejo njeri me te mare neper kembe dhe e dyta mos u terhiq nga mandati sepse ti ne parlamente do te coshe zerin per te miren e votueseve qe te kane votuar te urojFITORE TE PAFSHIM NE PARLAMENTE SA ME PARE.