Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, më i votuari nga listat e hapura të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 majit, në qarkun e Tiranës, shprehet se mandati i tij nuk rrezikohet dhe është në mirëbesim të marëveshjes që kanë bërë në koalicion.
Ky ishte reagimi i tij për Report TV, pas lajmit se një prej kandidatëve të listës së mbyllur, Zeqir Kordhoni, ka kërkuar të verifikohet firma e dorëheqjes së tij në KQZ, pasi nuk mbante mend ta kishte hedhur.
Lapaj tha se lista e mbyllur u hartua me familjarë të përfaqësuesve të koalicionit politik, me qëllim që ata të dorëhiqeshin dhe kjo rrugë politike u zgjodh në shenjë proteste për të kundërshtuar Kodin Elektoral që PS-PD miratuan për listat e mbyllura.
Lapaj shpjegoi se Kordhoni është kandidat nga “Nisma Thurje” e Endri Shabanit, me të cilin nuk ka asnjë krisje dhe ky formacion politik vijon të jetë i bashkuar.
“Në këtë betejë kemi hyrë për parimet dhe kemi sjellë një model tjetër. Kemi ndjekur këtë rrugë për të kundërshtuar Kodin Elektoral të famshëm nëpërmjet dorëheqjeve dhe kandiduam në listat e hapura. Zoti Kordhoni është pjesë e listave, te lista e mbyllur u futën familjarë.
Do e takoj pa problem fare, sy më sy, janë familjarë tanë, në dijeninë time kanë bërë dorëheqjen. Nuk kam pasur informacion fare për Kordhonin, ai është kandidat i Nismës Thurrje. Mos e keni merak, unë jam në terren. Ne jemi më të fortë dhe më të vendosur se më parë. Çdo qasje e pushtetit për të na penguar nuk funksionon”, tha ai për gazetarin Arbër Hitaj.
Lapaj u shpreh se kjo rrugë kandidimi u zgjodh në mirëbesim, kurse Kordhoni ndodhet shumë poshtë listës për t’u bërë deputet. Ai deklaroi i sigurt se nuk e rrezikon mandatin dhe se këto ishin manovra të pushtetit, pasi janë trembur.
“Nuk rrezikohet mandati im. Zoti Kordhoni është shumë poshtë listës, nuk ekziston ajo. Ai është pjesë e listës së Shabanit. Unë jam në mirëbesim në këtë rast, nëse dikush e trajton ndryshe, do marri përgjigjen si shërbëtor i shtetit. Me zotin Shabani nuk kemi probleme. Nuk më kthejnë dot pas, as me shantazhe, as me kërcënime e ndërhyrje. Në koalicionin tonë gjithçka shkon mirë, nuk ka krisje”, theksoi Lapaj për Report Tv.
Që Lapaj të futet në Kuvend, duhet të refuzojnë mandatin 12 kandidatët e listës së mbyllur. Report TV mësoi ekskluzivisht se një prej emrave, që rezulton se është një punëtor ndërtimi, Zeqir Kordhoni, po reziston dhe është vënë në komunikim me KQZ-në.
Fituese e mandatit të NSHB në Tiranë aktualisht është Ana Dajko, ndërsa më i votuari nga lista e hapur është Adriatik Lapaj. Që ai të hyjë në parlament, duhet që Ana Dajko dhe 11 të tjerët e listës së mbyllur të refuzojnë mandatin, në mënyrë që karrigen e Kuvendit ta zërë lideri i koalicionit.
Por, Kordhoni nuk është më i bindur për lënien e mandatit dhe i është drejtuar KQZ-së me një letër me shkrim dore, ku e cilëson veten deputet dhe kërkon kopje të dorëheqjes së tij.
traggjikomike
Normale që do ndodhin budallallëqe të tilla kur bëhen lojra ligjore për të "sfiduar" një ligj të keq zgjedhor!
Sperdredhje dhjaksish sumshkerdhyer ...
Bravo Kordhoni mos e dorezo futja Llapes.
Lapaj juristë leshi qëndrimi i tije tregon se ai qenka injorantë komplet
Futja ketij mashtruesit or zoti murator ....hallall e pac do hysh ne histori si deputeti me I denje .....bej 4 vjet jete normale dhe me ate rrast shif.dhe shendetin
Behu deputet . Ke punuar nje jete ne ndertim. Llapa jurist. Ka bere palle. Futja sa krahu ndyresires.
Bravo Kordhoni mos u dorezo mos e lejo Llapaj te te mari voten ty si deputet duhet te jete ne parlament nje punetore qe eshte lodhur me vite me rradhe prandaj mos e lejo te ta marin kalane nga mbreda te utoj se shpejti si deputet ne parlamente.URIME