VIDEO/ Rama kërkon shkarkimin e të gjithë kryetarëve të Njësive Administrative deri të hënë, në gjithë Shqipërinë: Ku është parë, drejtori i UKT me 30 këshilltarë...

11 Korrik 2025, 10:55Politika TEMA
VIDEO/ Rama kërkon shkarkimin e të gjithë kryetarëve të

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

“Këtu janë edhe disa nga kryetarët e forcave të tjera.

Sa i përket kryetarëve ë PS, të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen, që të gjithë.

Kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë të gjithë duhet të shkarkohen.

T’ju rijepet mundësia, por t’u jepet para të tjerëve, që të tregojnë se mund të jenë më të zotët se ata.

Votat që kemi marrë më shumë se çdo herë tjetër e kanë rritur diferencën me sa jemi ne anëtarë partie dhe sa janë ata që e duan këtë parti në krye.

Kjo do të thotë që duhet të rrisim hapësirën për ata të tjerët që nuk na njohin, nuk janë çdo ditë me ne, por na kanë dhënë votën duke na dashur në krye, duke besuar se mund të bëjmë më mirë, jo të bëjmë atë që kemi bërë”, tha Rama.

“Shpresoj që ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive administarive të jenë të shkarkuar”, tha Rama.

Rama ka folur dhe për një reformë të thellë që do të prekë sistemin e furnizimit me ujë në vend. 

Sipas tij, menaxhimi aktual është kthyer në një problem serioz, që kërkon zgjidhje të menjëhershme dhe të qëndrueshme.

“Duke ardhur te uji, edhe këtu kemi nevojë për një reformë. Të gjitha llogaritë na nxjerrin në konkluzionin se është koha për një operator kombëtar të sistemit të shpërndarjes së ujit, që të adresojë në mënyrë jo politike një çështje jetike siç është ajo e furnizimit me ujë,” deklaroi Rama, shkruan Rama.

Kryeministri solli shembullin e drejtorive aktuale të ujësjellësve, të cilat sipas tij janë të mbingarkuara me staf të panevojshëm.

“Një zyrë e një drejtori ujësjellësi me 30 këshilltarë, nuk ka zyra ime as çerekun. Nuk kanë zyrat tuaja as çerekun. 

Një drejtor UKT-je me 30 veta në zyrë! Shqipëria nuk e ka luksin që të vazhdojë të presë që të konsolidohen ujësjellësit, me bashki që arrijnë deri në absurditete,” theksoi ai.

Ndërkohë, Rama paralajmëroi edhe masa të forta për ndërtimet pa leje, duke përmendur të forcojë rolin e arkitektëve dhe ndërprerjen e lidhjeve të ujit dhe dritave për çdo objekt që nuk ka dokumentacion të rregullt. 

"Në legjislacion do të forcohet ende më shumë roli i arkitektit dhe përgjegjësia e arkitektit. Arkitekt që bashkëpunon me ndërtuesit për të shkelur lejet e ndërtimit nuk mund ta gëzojnë me licencën dhe duhet të përballen me pasoja të natyrës penale.

Leje përdorimi dhe shfrytëzimi të godinave pa leje përfundimtare të arkitektit nuk mund të jepen më. Të mos ketë lidhje të ujit dhe dritave për asnjë ndërtim që nuk disponon lejen e ndërtimit", tha Rama.

46 Komente

  1. h
    hehehehe

    Jepi o I gjate ,,se brenda grupit tend me e thene troc ke aq shume rrota karri, sa vari leshte....pastroje se keta te mbysin ne plehra se jane keta qe lejojne gjithe kete baderdi ...ne vend

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilirjan

      30 keshilltare nje bythe drejtori ukt province... 7 kryeministri?! Perse o... ju qifte kina trute e shkerdheni Shqiperine ne kete fare feje... ooo Parazite... ooo injorante!? Punesojne gjithe faréfisin e miqte dhe halleve te popullit c'i qi t'émén! Duhet te nderhyje km per te vene gjerat ne vend?! Po shume liberal Edi Rama... shume i bute me keta muter te pa afte. Po démet qe pa aftesia e ketyre shkakton, kush duhet t'i paguaje? Nje verifikim te pasurise se ketyre... para emerimit ne detyre dhe pas shkarkimit. Le t'u konfiskohet ajo qe nuk justifikohet e keshtu kompensohet disi démi qe kane shkaktuar, osé e paguan populli. Keshtu edhe gjithe DALLKAUKET qe kerkojne ndonje post "per te bere ndonje placke" nuk afrohen me si miza rreth m... jaltit.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Labi

        Po ky i gjati ku ishte deri tani, se gjerat behen ne vazhdimesi dhe jo me “zbulime grupesh armiqesore” cdo 5 vjet apo 12 vjet. Dhe mos harro ti ulesh ne gjunje Melonit se here te bie rasti.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dkenderbeu

          Shko ne ale me gojen tende o rote se o ben punen sa per gjithe qeverite e PD dhe Saleshit bashke

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shkurt

          Cudidet corapekuqi si Mori kaq vota po ja beje llogarine sa drejtora jane sa Kane futur ne Pune pa nevojshem te del llogaria nje drejtor 30 keshilltare po ne rang vendi sidomos ne ujesjellsa i Shikon ata qe matin sahatet nga 4 veta nje ngreh kapakun 2 shkruajne 1 shoqerues

          Përgjigjjuni
          1. .
            ...

            Rama në mandatin e parë para së merrt detyren bër premtim se në mandatin e parë të tinë si kyministrit e gjith Shqipria do të këtyrë ujë 24 pa nderprej. Ja ku jemi 12 vite pasë veç për shkatë të hajdutrise. Vlora një qytet turistik, pa ujë në mes të verës dhe sezonit turist dhe Spitalet pa tetanozë, Zot na ndimoe.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Ela

              Qyqa mos na gje gjo Naren e lundres

              Përgjigjjuni
            2. K
              Kooperativa e kallamoqit te bashkum

              shqiperi, kaos,krim,korrupsion,degradim,kurveri,anarshi . qish thue ti ?

              Përgjigjjuni
              1. E
                E verteta dhemb

                Te heqesh sunite e te vendosen shiite shqipfoles eshte nje mut,per te mos thene me keq.....!!! Qe te behet shtet ai vend duhet me ligj qe asnje krietar a post ne sherbim te popullit te ndalohet me qen korrak sunit or shiit....kjo per faktin se keta njethundrake arabe pasardhes te dobiceve te nizameve te sullton Muratit nuk behen njerez,lloji i kafshes?

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kapterri

                  Ujsellsi ne Tirane ka dhjetra persona qe vetem marrin rrogen dhe nuk kane lidhje fare me ujsjellsin.P.sh. specialiste ujsjellsi eshte edhe Beita Sula,drejtuese emisioni qe punon ne Top Channel,ç'te thuash më.Drejtori me 30 keshilltare per ujin,vk.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Ne kete vend nuk gjen njerez te ndershem

                    Mire more mire,eshte lehte per tu justifikuar por ne shohim se cdo vite ne kulmin e sezonit turistik fillojne shembjet dhe Shqiperia duket si kandahar.... Bashkite e te gjitha institucionet jane mbushur me dembela injorante te korruptuar qe rjepin bizneset e popullin qe nderton nje tende apo ze nje trotuar per 5 leke,keta horra punonjes marin ca leke dhe heshtin e tani ju vjen keq se pushohen e hallexhinjte behen te pa kenaqur se humben edhe investimin edhe leket e te korruptuarit..... Keta dembel e te korruptuar na i kane kthyer qytetet e plazhet si ne kohen e qoftlargut sali.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kris

                      Djali i perkedhelur i Saliut eshte ne pushtet

                      Përgjigjjuni
                    2. v
                      varmihesi

                      dakord plotesisht, po nuk behen gjerat me fushata, duhet te funksionoje shteti ligjor. ne Theth ndertimet jane ne 6 muajt e fundit perpara zgjedhjeve dhe jane lejuar me premtime nga kandidatet tuaj per deputet se do te legalizoheshin. le te vime te drejtori i UKT me 30 keshilltare. sa vite eshte kjo gjendje? tani e mesuat ju? a ka audit te brendshem UKT? por kur KLSH e ka ngritur kete problem cfare masash jane marre? sa per deklaraten tuaj se objektet pa leje nuk duhet tu lidhet energjia dhe furnizimi me uje duhet te mos harrosh qe nuk mund te perdoresh monopolin shteteror per masa te kesaj natyre. ajo qe duhet te besh fillimisht eshte te kallezosh ne prokurori ata qe kane shperdoruar detyren duke lejuar ndertimet pa leje dhe me pas e kane rradhen ata qe per tu marre voten u genjyen se ndertimet do te legalizohen.

                      Përgjigjjuni
                      1. c
                        ce

                        Tek UKD Durres pervec 30 keshilltareve jane dhe 30 militante qe vetem fusin karten ne bankomat e nuk i njeh kush dhe ujsjellsi del me humbje se ka mbi 40 % shtese kot te fuqise puntore qe merr rrogen ne kurriz te atyre qe punojne dhe te taksapaguesve. Nje barkderr Mandi qe rri gjithe diten ne kafe dhe nuk e di kush se me cfare merret, e sa ka si mand barkderri.

                        Përgjigjjuni
                        1. f
                          fredi

                          Zoti Rama në UKT duhen të shkulen me rrënjë që nda teknikët e zonave deri lart sepse janë të pa aftë e të korruptuar,35 vite dhe pallatet e vjetra në Tiranë vuajnë për ujë janë mbushur tarracat e pallateve me fuçia gjigante që jo vetëm janë të rrezikshme por duket si qytet i bidonave....

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nafija e Surrelit

                            Pra do arrestohet ish drejtori Elton Kacidhja

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Futja vetes

                              O rame mbasi e bere corbe mut tani hajeni...PO pse nuk i bere para 11 majit

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                PPP

                                Ky eshte i madh. Ku ka qene ky deri tani qe ben si i cuditur per gomarlleqet e qeverisjes se tij pas 12 vjetesh? Hajde xhunge hajde

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Dakord

                                  Në fakt pushteti vendor është i pavarur dhe kryetarët e bashkive janë zgjedhur nga populli me votë, maxhoritare madje. Prandaj pyetja jote është e gabuar. Duhet pyetur: ku ishte ministria e pushtetit vendor? Pse nuk "e var" ministrin? Pse bën punën e tij ky? Po bashkia e tiranës që nuk punon fare fare pse nuk përmendet? Kush i la pa asnjë kompetencë këto njësitë administrative? Kam 1 vit që kam aplikuar për një azhornim dhe asnjë përgjigje. Duhet ti them këtij bosit për këtë? Dhe thonë pse ikin shqiptarët. Të paturp.

                                  Përgjigjjuni
                                2. B
                                  Bjeru te paafteve dhe prostitutave

                                  Sa mire qe po ua ben te gjitheve Shume mire Bjeru njerezve kot qe jane servile

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Bjeru

                                    Ah te dhjefsha trute more hajvan. Ekzakt keshtu i thonin Enverit ne 43 e pas , BJERU armiqve e tradhetareve, bjeru kulakeve se kane pire gjak. Dhe ju ra ai , e mileti e duartrokiste. Po si nuk mesuat asgje nga historia more popull histerik. Pikerisht per njerez qe mendojne si ti e ben Edi kte , njerez qe nuk kuptojne nga ligjet , si funksionon demokracia , dhe ju bjen Ai e ju masturboheni derisa tju bjere edhe ju.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. S
                                    Shtet rrumpalla

                                    E pa besueshme se si funksionon shteti Shqiptare. Sic thote populli, peshku fillon te qelbet nga koka. PS me ne krye Edi Ramen ka afersit 15 vjet ne pushtet. Natyrisht qe ka bere ndryshime, por si eshte e mundur gjithe keto probleme (ndertime pa leje, zenja e hapesires publike, administrata te fryra tej mase, mungesa e ujit….) te mos zhgjidhen ne kohe. Edi zgjohet nje dite nga gjumi dhe konstaton problemet qe kane pllakosur Shqiperine. Ne vend qe te kaloj kohen ne Facebook, Edi, me te gjithe mekanizmat qe ka ne dispozicion, duhet te manaxhoj dhe mbikqyr gjithshka qe ndodh ne Shqiperi. Nuk eshte e veshtire qe cdo jave te mbledh te gjithe vartesit, me te cilet ka direkt kontak, ku cdo kush duhet te rraportoj per detyrat, problemet dhe zhgjidhjet. E njeta gje duhet te behet ne cdo shkalle apo nivel te pushtetit, deri ne baze. Puna e cdo personi duhet mbikqyret, kontrollohet e vleresohet ne disa nivele

                                    Përgjigjjuni
                                    1. X
                                      XXX

                                      Epo na u be KM si Liza ne Boten e Cudirave! Ku ka qene ky 12 vjet, emigrant apo KM?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Pensionisti

                                        Vetem me ukt s'ka shaka Keta qe do hiqen pothuajse i kishin mbushur thaset tani do vihen ata qe thaset i kanë bosh do fillojne nga fillimi.keshtu thot fabula......

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Dhimbia e madhe Popull!

                                          Mjere Ai POPULL c'po perjeton...Deri kur kesgtu ME!? Deri Kur KESHTU ME?!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. r
                                            rezari

                                            Cfare administrate ke bere per 12 vjet? Nuk ke faj ti fare? Edhe ti nuk duhet te jesh pa gje eshte nje shprehje kur komandanti merr nje kokerr molle ushtria e shkul megjithe rrenje.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Loni

                                              Të lutemi zoti Kryeminister, se mos lë pas dore çështjet e mëdha europiane dhe ato botërore duke u marrë me këto vogëlsira?

                                              Përgjigjjuni
                                              1. I
                                                Ironia

                                                Ha ha ha.Sepse mu kujtua ne monizem nje ese qe qarkullonte ne Tiron ,ku nje psikiater nje dite prej ditesh per te kuptuar se kujt i kishin bere efekt kurat e perdorura,i hymi te gjithe pacientet ne peme dhe u tha :Kush eshte pjekur te hidhet ne toke.Dhe kuptohet qe ata qe u hodhen nuk u kishishte bere efekt kura. Edhe Rama po provon kush eshte me budallai me kete thirrje.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Tifozi

                                                  Shoku Rama, po të kujtojmë 13 Korrikun, datën e finales në MetLife, NJ, USA,midis Çelsit dhe Paris Shën Zhermen. Se mos harron të shkosh? Lëri këta budallenjtë në marrëzinë e tyre, që fati i keq yti bëri ti qeverisësh, nuk bëhen njerëz këta! Shiko të çlodhesh një çikë, o xhan, se të plakën para kohe këta plehra mosmirnjohës. Dhe kot shpreson, që këta çoban dhënash të arrijnë të kuptojnë vlerat dhe madhështinë tënde. Paske lindur për të vuajtur, o shpirt, kjo që po të gjen ty mos i ndodhtë as hasmit!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. M
                                                    Malo

                                                    Per Baba te kane njohur tani Qiu edhe Nenat Patronazhisteve se nuk te duhen me,po ku eshte pare qe ne nje qender banimi me 1000 banesa paguajne secili ngq 2500 lek te rinje ne muaj edhe uje nuk kane,po ku shkojne 2,500,000 leke te rinje pyes une ty Kryeminister ????

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. O
                                                      Opionisti

                                                      Te fute ne burg politokane ndertuesi vipa abaador sekretare te shteti amerikane te mbehete zgjedhje admistratore dhe drejtore me vota te popullit te hiqet linces private te jete shtetërore te prishe pallate

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. s
                                                        sokrat

                                                        Shkarkoi 100% dhe ndryshoi te gjithe paperjashtim, si ne administraten qendrore dhe ate lokale, se jane trashur shume dhe i ka mbytur korrupsioni. Pushteti lokal eshte pushtet i madh, jo i vogel, qe qeveris gjithe Shqiperine ne nivel lokal. Ndryshimi qe ka filluar eshte i mirepritur nga njerezit e thjeshte. Mungesa e ujit, mospastrimi i plehrave, ndertimet pa leje, zenia e siperfaqeve publike dhe te perbashketa, etj. jane pergjegjesi e pushtetit lokal. Z.Rama bere mire qe i zgjove nga gjumi. Njerezit duan zgjidhje per problemet qe kane ne jeten e perditshme, se nje jete kemi, dreqi e mori!

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. L
                                                          Loni

                                                          Po kur të shkojnë të gjithë në gjykatë dhe të fitojnë gjyqet për pushim arbitrar nga puna, paret kush do i paguaj, apo bytha jote që flet para mëndjes?

                                                          Përgjigjjuni
                                                        2. V
                                                          Vis vlonjati

                                                          Te imagjinosh qe neper bashki punojne njerez qe se kane haberin per ate qe marin rrogen ne bashkine Tirane puno dhe ajo aktorja e modhe Monika Lubonja se çfar karin bo Kjo tru laraske ne bashki hajde mere vesh kjo ska ndrit ne kinosdudio apo teater do boje pune ne bashki ku ku mi none te presesh nga nje cope kurve qe sja var mo askush po si kjo laraske ka sa dush neper bashki drejtori e kudo

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. k
                                                            kopeshtari

                                                            Viso ia ke fut kot fare.Munika e ke pare si ashte zbukurue.Kur po hypja shkallet e Bashkise u ndesha pikerisht me Muniken dhe nje person i beri nje kompliment duke i thene ne koifidence: Ç'fare ha mi moter qi je bo kaq e bukur.Munika pa pertuar me buzeqeshjen e saj ironike iu pergjigj:Karr ha ,do te behesh edhe ti i bukur????

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. V
                                                              Visi

                                                              O kopeshtar kjo qe the zotrote oshte e vjeter o daku jo se e ka thene Munika siç thu ti Po ske faj do boje dhe ti nje koment

                                                              Përgjigjjuni
                                                          2. A
                                                            Agushkari

                                                            o lexhende I ke kthyer ujesjellesat ne borello cmutin bejne gjithe diten apo.mbyshin depozitat me,shurre ?

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. M
                                                              Mos e prek pronen e tjetrit

                                                              Te shpetojne qytetaret SHKARKO drejtoret e Hipotekave. Po e cojne vendin ne vrasje. Prona eshte e paprekeshme, ndryshe e zgjidh gje tjeter.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. N
                                                                Na myten

                                                                Per keto 7 katet pa leje 50 metra nga koka e Kryezdromsit dhe 500 metra nga koka jote vari karin domethene.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. K
                                                                  K O R C A

                                                                  A e ke seriozisht per keto qe thua z.K/minister , apo jane deklarata te radhes , ashtu si veprove fillimisht kur u ule ne ate fron ,qe me " seriozitetin" me te madh deklaroje se do te caktoje ne cdo ministri redaktor te gjuhes shqipe e do kembengulje per nje gje te tille tek te gjitha mediat ne Shqiperi . Me pelqeu shume atehere ajo nisme , por qe fatkeqesisht perfundoi si "flake kashte" . Te shohim tani sa serioz do te jesh ne ato qe thua me kaq ze te larte . Shpresojme te behen realitet .

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. S
                                                                    Sejcili te bej detyren e vet.

                                                                    Kryeminister, ju keni deklaruar me kohe qe Tirana, kryeqyteti i Shqiperise ka uje 24 ore. Ndoshta nuk e dini, por te rruga "Seit Gega", ka mbi 7 vjet qe uji ndalohet cdo dite 8 ore dhe nga ora 11 e nates deri ne 7 te mengjezit. Kjo eshte per te ardhur keq, se ne banoret sa harxhojme e paguajme. Jemi kthyer si ne mesjete, perdorim kovat dhe shishet per tu pastruar. A nuk eshte per te ardhur keq qe paguajme gjithe ato drejtues e kur vjen puna, sherbimin nuk e marim. Ankesat tona jane hedhur ne koshin e plehrave nga burokratet e dhjamusur te pushtetit.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. T
                                                                      Teodor

                                                                      Po pse te gjithe? Mes tyre ka vertet te mire e te perkushtuar. Pa lidhje.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. V
                                                                        Vezhguesi indiferent

                                                                        Jo, zoti Kryeminister, nuk zgjidhen punet me aksione me goditje te perqendruar, si ne kohen e te ndjerit Sul Bahollii, por me pune te perditshme. Nuk behen as vetem me nderhyrjen tende, se nuk je Zeusi, por nderto nje sistem (se ke 12 vjet ne pushtet), ku secili te beje punen e vet, nga nepunesi me i thjeshte deri tek ata qe ke ne maje te piramides. Dhe ta bejne jo sipas tekave te tua, por sipas ligjeve e rregullave, duke percaktuar ne menyre rigoroze kompetencat dhe pergjegjesite e secilit. Ne qofte se detyrove te japin doreheqjen gjithe ata drejtore te bashkive dhe tani do te shkarkoah te gjithe kryetaret e Njesive Administrative, kuptohet qe rradhen per te dhene doreheqjen e kane eproret e tyre, kryetaret e Bashkive, ministri qe mbulon pushtetin vendor dhe, natyrisht, ti, zevendesit e keshilltaret e tu, pasi nuk keni ditur t'i vini njerezit ne pune, nuk keni ditur t'u kerkoni llogari dhe nuk i keni larguar nga puna me kohe te paaftet. Gjithashtu, ne beson Perendine (se thone qe beson), hiq dore nga ajo Paketa idiote e Maleve, se do t'i largosh nga fshati dhe ata pak njerez qe kane mbetur aty. Ti thua se "kali yt i betejes" eshte turizmi. Po ai kale beteje ka per te ngordhur shpejt ose do te sjelle fitim minimal, nese turistet do t'i ushqejme me mish, bulmet, perime, fruta, grure etj., te importuar nga fqinjet e deri nga Argjentina e Brazili. Kerkohet ai qe quhet zhvillim i qendrueshem i ekonomise (sustainable development), ku fshati, ferma, pra prodhimi bujqesor e blegtoral zene vend te spikatur. Dhe qe te behet kjo, fshatari, fermeri, nuk ka nevoje vetem per certifikaten e pronesise per token e punueshme (qe ende nuk ia ke dhene shumices), por edhe per ate qe quhet pasuri komunale e fshatit (mali, pylli, lendinat, mezhdat, burimet, perrenjte etj.,) ku kullotin bagetite, u japin uje atyre, bejne zahirete e dimrit per to, mbledhin bime medicinale, bejne dru per dimer etj., etj. Mos ua bej fshatrave te tjere ate qe doje t'ia beje Tragjasit. Me mire, ndihmo ata qe kane hapur vete bujtina e "guest house", se dine t'i bejne me mire se ty punet e veta. Jemi ne ekonomine e tregut te lire, jo ne ekonomi te centralizuar.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. Q
                                                                          Qytetar me banim në Tiranë

                                                                          30 Këshilltarë?! Për t’i mbushur mendjen, apo për t’i mbushur xhepat?

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. U
                                                                            Universi shpresa ime

                                                                            Vêt ii shton para zgjedhjeve dhe Vêt I heq pas zgjedhjeve. Qysh tha ai K.ri me syze B. Gonxheja. Jan hapur 1600 vēnde pure nē administrat... o ju keni gjet e bëni qejf me ata pleq që kan mbet aty. Po keni haruar se kush vjedh fukarain zoti ja mer hakun 10 fish.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. B
                                                                              Bufi i kenetes

                                                                              Ka njeri qe ndjek porosite e premtimet e KM? Me sa duket ne 12 vjet JO. Atehere ti je vete per tu shkarkuar o plak se je kot,po kot fare. Mjere vendi nga kush drejtohet! Fitove votat me keta patronazhiste e tani u kujtove ti flakesh ne perrua.Po asnje nuk paske qe vlen o qyq apo buf cfare te quajme?

                                                                              Përgjigjjuni

                                                                              Lini një Përgjigje