“IMT dhe policitë bashkiake, struktura shumë problematike”, Rama: Koha për bërë sintezë të strukturave. Ja kë do të prekë reforma e re territoriale

11 Korrik 2025, 10:30Politika TEMA
“IMT dhe policitë bashkiake, struktura shumë

Kryeministri Edi Rama po mban një takim me kryetarët e bashkive për performancën e pushtetit vendor në funksion të vizionit Shqipëria 2030 në BE.

Rama u foli në lidhje me ndërtimet pa leje, sidomos ato në zonën e Thethit, ndërsa theksoi sërish nevojën për reformë territoriale.

Ai i cilësoi policitë bashkiake dhe IMT, struktura shumë problematike që kanë nevojë për ndryshim.

“Ndërtimi pa leje në Shqipëri është vepër penale. Ndërtimi pa leje në një zonë të mbrojtur është një vepër penale edhe më e rëndë. IKMT ka nisur të veprojë, por duhet thënë që qoftë në Theth, qoftë në Vlorë apo territore të tjera, dobësia e madhe e IMT, edhe policitë bashkiake, struktura problematike, deri në pikën që me përjashtime të rralla nuk janë zgjidhje.

E domososhme për një ndërhyrje në reformën territoriale, që duhet të përfshirë IMT policitë bashkiake, IKMT, zyrat e urbanistikës. Koha për të bërë sinteza të këtyre strukturave dhe për të krijuar më shumë shërbim për bashkitë”, tha ai.

1 Komente

  1. T
    Teme

    Te gjithe marin lek. Nje gozhde ke dera te vesh te vijne 5 vete. Vetem lek. Inspektoriatet jane strukturat me te korruptuara ne vend. Nuk zgjidhet me reforma kjo pune por me ligj e drejtesi qe se kemi. Veting per inspektoret e cdo niveli.pasiria ne site. Sequester e burg.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje