“Derën e BE e kemi hapur!”- Rama u jep porositë kryebashkiakëve: Duhet të provojmë se jemi “të veshur” mirë, të edukuar dhe të denjë për t’u ulur në atë tryezë

11 Korrik 2025, 15:10Politika TEMA
“Derën e BE e kemi hapur!”- Rama u jep porositë

Në takimin me kryebashkiakët në Durrës, kryeministri Rama u ka lënë porosi mes të tjerash, të kenë parasysh plotësimin e kritereve nga Shqipëria për anëtarësimin në BE.

“Është shumë e rëndësishme që të gjitha ato që kemi folur gjate ditës që lidhen me një sërë standardesh, marrëdhëniesh me qytetarët, qeverisjes, të afrohen sa më shumë dhe shpejt, me atë që quhet si mesatare për një vend si yni për në Evropë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh, se Shqipëria ka kaluar nga faza kur donte të afrohej në BE, në fazën kur e ka derën hapur dhe duhet të rpvojë që është një anëtare e denjë.

“Duhet të provojmë se jemi veshur mirë, jemi stërvitur mirë, jemi të edukuar mirë, dhe jemi të denjë për t’u ulur në atë tryezë. Kur themi të veshur mirë, e kam për atë që thashë sot, për dukjen jo sipërfaqësore, por përmbajtjesore të bashkëjetesës në hapësirën publike, që është një gjë themelore”, tha ai.

Rama: Është shumë e rëndësishme që të gjitha ato që kemi folur gjate ditës që lidhen me një sërë standardesh, marrëdhëniesh me qytetarët, qeverisjes, të afrohen sa më shumë dhe shpejt, me atë që quhet si mesatare për një vend si yni për në Evropë.

Është shumë e rëndësishme që në Bashki të ketë një bërthamë sado të vogël, që të jenë në funksion të Bashkisë, sepse duhet filluar edhe në aspektin e brendshëm të adaptohen të gjitha nivelet me këtë proces, ku dhe këshillat bashkiak janë pjesë e pandalshme.

Kemi kaluar nga faza kur donim të afrohemi në BE, në fazën kur e kemi derën hapur, dhe duhet të provojmë se jemi veshur mirë, jemi stërvitur mirë, jemi të edukuar mirë, dhe jemi të denjë për t’u ulur në atë tryezë.

Kur themi të veshur mirë, e kam për atë që thashë sot, për dukjen jo sipërfaqësore, por përmbajtjesore të bashkëjetesës në hapësirën publike, që është një gjë themelore edhe kapacitetet për të garantuar këto marrëdhënie mes institucioneve dhe qytetarëve.

2 Komente

  1. a
    adalina

    Ore keta qe ke mbledhur behen te denje per qytetaret jo me recetat qe u jem zotrote nje here ne 4 vite por nderto qytetarin e denje e pasketaj eshte shoqeria qe nuk i le keta te gabojne ne misionin e tyre.Ndaj njeriun z.Rama ,njeriun,pa nje shoqeri te emancipuar nuk mund te kesh nje administrate te edukuar.Kjo arrihet thjeshte nese do.Kethe gjithe ajken e intelektualeve qe sot jetojne pertej kufirrit shteteror dhe e shikon cilesine dhe sherbimin shoqeror.I modhi Lym Alla pati thon nuk bohet buke gruni me miell misri.Edhe ti nuk mund te bohet qeverisje me Ulsi Manjat.Ku e ke sot trurin e ketij vendi,padyshim jashte kufinjeve te saj.Ndaj thirrje intelektuave per te zene vendin qe u takon dhe jo ne Europe qe shkon por pertej saj,duke kuptuar qe nuk eshte se Europa na ka hapur porten ,por ne i kemi hapur porten asaj e ajo po rrokulliset drejt nesh me krizat e saj qe po perjeton.Ndaj mos e merr si merrite personale,por si idotesi te Europes kete krize zhvillimi te sotem.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kris

      Kryebashkiaket duhet te fishes me citjane me ngjyra ndryshe te harrojne BE

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje