Një “komedi” ishte ajo që ka ndodhur së fundmi brenda koalicionit “Nisma-Shqipëria bëhet”.
Endri Shabani ka reaguar pas deklaratës së bërë një ditë më parë nga kandidati Zeqir Kordhoni, i afërm i tij, i cili ngriti pikëpyetje mbi mundësinë që ai të përfitonte mandatin që i takon Adriatik Lapajt, kandidatit më të votuar. Kordhoni kishte firmosur dorëhreqjen, por se një ditë më parë ka deklaruar se nuk ishte i sigurt, se kishte firmosur shumë dokumente dhe “nuk e kishte të qartë nëse kishte firmosur edhe mospranimin e mandatit të deputetit”.
Duket se Shabani tashmë është marrë vesh me dajën e tij dhe i bën thirrje KQZ-së të njohë rezultatin e zgjedhjeve.
Letra e Endri Shabanit dërguar KQZ-së:
Datë: 11 Korrik 2025 Lënda: Kërkesë për njohjen e dorëheqjeve të dorëzuara në 11 Maj 2025 Drejtuar: Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, kryetarit Ilirjan Celibashi I nderuar Z. Komisioner, Në emër të Partisë Nisma Thurje dhe Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, ju drejtohem për të kërkuar zyrtarisht që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shpallë sa më shpejtë rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit 2025 dhe të shpërndajë mandatet sipas vullnetit të zgjedhësve. Kanë kaluar dy muaj nga dita e zgjedhjeve dhe këto vonesa po krijojnë hapësira për lojra politike, të cilat po delegjitimojnë procesin duke u kthyer në telenovelat e verës. Gjithashtu, kërkoj që KQZ-ja të njohë vullnetin e zgjedhësve të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, ku mbi 54,000 vota u dhanë drejtpërdrejt për kandidatët e listës sonë të hapur. Këto nuk janë thjesht shifra, por një shprehje e qartë e vullnetit të qytetarëve për të zgjedhur direkt përfaqësuesit e tyre në parlament. Më lejoni t’ju rikujtoj se ky garim me lista të hapura, erdhi në kushtet kur partitë e vjetra u bënë bashkë për të na imponuar një kod zgjedhor anti-demokratik.
Ne e sfiduam këtë përpjekje duke e ccuar ccështjen në Gjykatën Kushtetuese, dhe më pas duke u detyruar të përdornim një artificë, e cila gjithësesi është brenda hapësirës që na jep ligji. Prandaj, për të vendosur një standard demokratik në Shqipëri, do duhet të krijohen kushte kur partitë politike të garojnë me lista të hapura. Dhe për këtë qëllim, kërkoj nga KQZ-ja që të njohë dorëheqjet e dorëzuara me datë 11 Maj 2025 nga 46 kandidatët e listës së mbyllur të koalicionit tonë, të cilët me vullnet të plotë deklaruan se nuk synojnë të marrin mandatin e deputetit. Dua t’ju rikujtoj se veprimet tona janë marrë në bashkërendim të plotë me KQZ-në. Pikërisht për këtë arsye insistojmë që KQZ-ja të veprojë në përputhje me praktikën e mëparshme të tij, ku dorëheqjet e paraqitura janë njohur pa pengesa apo interpretim selektiv. Çdo devijim nga ky standard në rastin tonë do të përbënte jo vetëm shkelje të parimit të barazisë, por do të cënonte besueshmërinë e institucionit.
Prandaj, i bëjmë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që:
datë 11 Maj 2021, në përputhje me vullnetin e kandidatëve;
hapur, në përputhje me ligjin dhe normat demokratike;
65,000 qytetarëve që i besuan koalicionit tonë dhe kandidatëve tanë.
Besojmë se nën drejtimin tuaj, KQZ do të qëndrojë në lartësinë e misionit të saj për të
mbrojtur procesin demokratik dhe për të mos lejuar asnjë devijim nga vullneti i votuesve.
E cuam ne kushtetuese thote ky inglizi, ku dhe humbe zoteri, GJK nuk te dha te drejte.
Me kete sorrostin Shaban e Llapaj qe ben llapa-llapa te merret SPAK per kurthe dhe doreheqje te bera me shkrim qe para dates se votimit edhe Mafia do t'a kishte zile kete manipulim te hapur zgjedhor.
Ky dajo i shabanit vetem po qe hajdar e dorzon mandatin! Me mire ta marri rrogen ky se kurva llapa.Gjithsesi shumica e parlamentkarve kot e marrin rrogen,pse mos ta marri edhe ky fakiri.
Ore Endri të dija njeri me mend por.qenke njeri pa me te voglin kulturë juridike e si munde te japësh dorëheqjen kur kur nuk ke ligjërisht gjë në qese