I urojmë zotit Bardhi suksese për krijimin e partisë  së parë digjitale në vend! PD ironizon Kuvendin online te Bardhit

27 Korrik 2023, 22:47Politika TEMA
I urojmë zotit Bardhi suksese për krijimin e partisë 

Indrit Sefa, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD ka reaguar pas vendimeve të marra nga Këshilli Kombëtar i thirrur nga Gazment Bardhi.

Në një deklaratë për mediat, Sefa i konsideroi deklaratat e Bardhit qesharake, ndërsa me ironi e uroi atë për krijimin e partisë së parë imagjinare në vend.


Ai tha se “PD nga ana e saj do të vijoje normalisht procesin e reformimit të saj dhe të zgjedhjes së kryetarit në datën 29 korrik”.

“Nuk ka gjë më qesharake se deklarata e sotme e Gazment Bardhit që ngarkon dhe shkarkon institucionet e PD, përfshirë dhe kryesinë, pasi përfundon një takim imagjinar.

Çdo demokrat ndihet sot i turpëruar për këtë keqperdorje të rradhës që Sali Berisha po i bën deputetëve të PD për interesat e tij personale. Hallet e Sali Berishës nuk janë hallet e demokratëve. Dhe të gjithë ata që i shërbejnë qëllimeve të tij e kanë të shkruar fatin e tyre në 3 dekadat e pluralizmit shqiptar.

I urojmë zotit Bardhi suksese për krijimin e partisë  së parë digjitale në vend. Është një hap inovativ që duhet përshëndetur.


PD nga ana e saj do të vijoje normalisht procesin e reformimit të saj dhe të zgjedhjes së kryetarit në datën 29 korrik.

Vetëm kështu mund ti shërbejmë qëllimit të demokratëve në përballjen me regjimin e Edi Rames”, tha Sefa.

2 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni.

    Zhduku ore kokrra e bythe-qirit edhe po te ishe diplomuar ne ndonje nga universitet kioska do te kishe nje nevel me te larte si jurist. Zatem ne SHQUP dhe ne partine e vules por pa vule persona medioker dhe koqe kandari drejtohet.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Berti

      Bandes antiamerikane te nongrades i bashkohet dhe Gazmend Bardhi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje