
Ministrat e Jashtëm të Italisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë do të takohen çdo vit për të diskutuar për çështjet që lidhen me Korridorin VIII. Për kryediplomaten shqiptare, kjo ide e vjetër infrastrukturore duhet të konsiderohet si korridor sigurie. Procesi i Berlinit do t’i vijë në ndihmë rajonit, përmes mbështetjes financiare të Bashkimit Europian.
“Shqipëria kryeson këtë vit Procesin e Berlinit dhe ne synojmë të bëjmë forcimin e ndihmës financiare të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Në mendimin tonë, fokusi i Procesit të Berlinit duhet të jetë arritja e përputhshmërisë ekonomike me standardet e BE-së. Kjo është thelbësore për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e rajonit tonë në këtë periudhë të trazuar për sigurinë evropiane dhe globale. Në këtë kontekst sfidash të sigurisë, ne kemi nevojë që BE-ja të ruajë vrullin e ri të procesit të zgjerimit përmes veprimeve konkrete. Prandaj, Korridori VIII është një korridor që do të na bashkojë, do të jetë edhe një korridor sigurie”, tha Xhaçka.
Ndërsa Antonio Taiani theksoi: “Kemi vendosur që takimet ndërmjet Italisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i bëjmë të qëndrueshme, takime vjetore, për çështje që lidhen me Korridorin VIII. Por, takimet nuk do të jenë vetëm në nivel politik, por edhe në formatin e forumeve të biznesit. Gjithashtu, meqë 4 vendet tona bëjnë pjesë në NATO, ne vendosëm që pas konsultimeve edhe mund të komunikojmë propozime të caktuara që kanë të bëjnë me zonën jugore të Aleancës, pjesën ballkanike të NATO-s, Mesdhetare dhe atë Adriatike”.
BE do e financojë,kurse ju o qelbësirat hajdutë të korruptuar do e vidhni.
Shume zhurme dhe jo pune e produkt konkret. Ka 30 vjet qe vetem fjale e firma qe shkojne e vijne, duke filluar me Sarandopoulos qe beri nje vije haleje ne kohen e Berishes dhe vazhdimisht nga nje gervishje. Ka kuptim, te pakten te jete nje korridor ushtarak nga Italia deri ne Varna me degezim ne Turqi, nuk i dihet se si shkojne punet. Ky koridor duhet te kete te pakten 4 kalime me shoulder te gjera ne te dy anet, por me e mira do te ishte 6 kalime, 3 ne cdo drejtim. Mbase ne mesin e ketij do te realizohet. Boooh