EMRAT/ Kush janë deputetët thuajse "inekzistentë" në Parlament që marrin pagë mbi 5 milionë!

27 Korrik 2023, 17:00Politika TEMA

EMRAT/ Kush janë deputetët thuajse "inekzistentë"

Deputetët vendosën unanimisht të dyfishojnë rrogën e tyre mujore në kuadër të rritjeve që u bënë për piramidën e lartë shtetërore dhe punonjësit e administratës publike.

Vendimi erdhi menjëherë pas zgjedhjeve vendore, ku u shënua numër rekord qytetarësh që refuzuan pjesëmarrjen, pra refuzuan edhe ofertat politike të diktuara nga partitë tradicionale politike.

Për ISP mbetet e qartë se rroga e mëparshme, sidomos për deputetët që nuk përfitonin benefice të tjera mbështetjeje, rroga ishte e vogël në raport me parlamentet e rajonit dhe në angazhimin që mbart aktiviteti parlamentar, por vendimi për të rritur ndjeshëm rrogën vjen në kontrast të thellë me trendin rajonal e më gjerë, si dhe me rënien ekonomike në vend, sidomos më rënien e standardeve ekonomike dhe të jetesës së qytetarëve .

Gjithsesi, raportet periodike të Institutit të Studimeve Politike (ISP) kanë treguar se një pakicë deputetësh janë shumë aktivë, shfrytëzojnë të drejtat dhe përgjegjësitë parlamentare në mënyrën më maksimale, kanë produkt parlamentar, iniciojnë ligje dhe ndërmarrin akte serioze dhe të denja për pozitën që kanë.

Por, paralelisht, ekziston një pjesë tjetër deputetësh që nuk kanë lënë gjurmë parlamentare përveç në raste skandalesh ose incidentesh, nuk flasin, nuk propozojnë, nuk kanë mendim, nuk kanë ide politike dhe nuk dëshmojnë dhe as përmbushin pothuajse asnjë prej kritereve thelbësore të të qenit parlamentar.

Ata janë aty kryesisht për shkak të lidhjeve personale me liderit politikë, ndikimit klienteliste në zonën zgjedhore, aftësinë ne menaxhimin e votës lokale apo për shkak të sistemit të shkëmbimit të ndereve dhe privilegjeve me oligarkë apo politikanë të lartë.

Sa përfitojnë deputetët? Tabela ilustron pagën e deputetëve më të paguar për muajin maj 2023, pra në muajin kur Shqipëria ishte në fushatë elektorale dhe supozohet se nuk do të kishte aktivitet normal parlamentar (siç edhe nuk pati).

Ndonëse muaj thuajse pushim për parlamentin, pagesat e kryera drejt tyre janë ndër më të lartat në historinë e parlamentarizmit prej vitit 1991.

Kolona e parë paraqet rrogën mujore standarde të deputetëve, kolona e dytë pagesat shtesë që deputetët përfitojnë (bonusi i karburantit, i telefonit, dietat brenda dhe jashtë vendit, honorarët për pjesëmarrje në komisione, bonus strehimi, etj).

Tek kategoria e dytë përfitues kryesorë janë kryesisht deputetët e zonave të largëta, ndryshe nga ata të Tiranës, të cilët kanë kuota më të ulta bonusi dhe përfitimi. Ndaj tek tabela dominojnë deputetët e zonave të largëta, Shkodër, Korçë apo Vlorë.

Siç shihet nga tabela, ndër deputetët më të paguar për muajin maj 2023 nga taksat tona bëjnë pjesë vetëm disa nga deputetët aktivë në vlerësimet periodike të ISP, dhe në shumicë kryesojnë deputetët që nuk kanë “gjurmë” legjislative dhe parlamentarizmi. I njihni? Nuk ka rëndësi, ata ju njohin juve sepse vijnë tek ju kur ka fushata elektorale.

Për simbolikë, dy deputetët e heshtur të PSD  janë në 5 vendet e para, deputeti që bëri ligj për mikun e tij dhe deputeti që i thuri lavde diktatorit Hoxha janë gjithashtu në 10 vendet e më të paguarve. Po ashtu tabelës i janë shtuar deputeti që  dha dorëheqjen për skandalin e dhunës në Krujë me “vetëm” 4.5 milionë ALL në muaj (të vjetra) ashtu si edhe deputeti që është në kërkim nga Policia e SPAK me “vetëm” 3.5 milionë ALL në muaj (të vjetra)!

Vlen të theksohet se parlamenti tashmë aplikon një standard pozitiv transparencë duke bërë publike të dhënat financiare të përfitimeve nga deputetët.

Kjo përvojë duhet të shoqërohet me transparencë më të madhe edhe në aspektet e tjera të aktivitetit parlamentar, përfshire hetime administrative në rastet e abuzimit me detyrën dhe krijimin e mekanizmave matës të lidhjes midis përfitimit, produktit dhe pritshmërive ndaj deputetëve.

Imagjinoni një deputet që përfiton rrogë e bonuse mujore 5 milionë lekë pa pasur asnjë angazhim parlamentar, përveçse pjesëmarrjen formale në mbledhje, ku voton gjithnjë sipas vendimit politik të partisë që i përket!

Imagjinoni standardet e jetesës që kanë zgjedhësit e tyre atje në zonë, ku sipas INSTAT treguesit e varfërisë janë në rritje dhe pamundësia ekonomike për të përballuar kostot e larta të jetesës është bërë edhe më kritike!

Ekspertët e Institutit të Studimeve Politike (ISP), që monitorojnë aktivitetin parlamentar prej vitit 2016 dhe në vijim, vlerësojnë se rritja e dukshme e rrogës dhe përfitimeve financiare të deputetëve do të duhej të kthehej në të mirë publike përmes rritjes së dukshme të aftësisë, integritetit dhe profesionalizmit të parlamentit, gjë që nuk ka ndodhur, përkundrazi.

Në sondazhin e fundit mbi besimin mbi qeverisjen, parlamenti renditet nga fundi, rreth dy herë më poshtë sesa institucionet fetare, ushtria, sistemi arsimor, shoqëria civile, etj, duke qenë prej vitesh institucioni politik me besimin më të ulët publik.

Po ashtu, ISP vlerëson se ky kontrast i thellë midis trajtimit financiar dhe produktit parlamentar do të duhet të nxisë debate për sistemin aktual përfaqësues, numrin e deputetëve, mënyrën e organizimit të grupeve parlamentare, hetime shteruese dhe të vazhdueshme për konfliktet e interesit dhe mënyrës sesi deputetët e përdorin mandatin e tyre në raport me Kodin e Etikës dhe legjislacionin mbi transparencën e llogaridhënien, si dhe elementë të tjera që mund të ndikojnë ta bëjnë parlamentin më të pranueshëm dhe ta largojnë nga lista fundore e institucioneve me besim publik minimal në Shqipëri./ISP

20 Komente

  1. t
    tata luigji ju bene mun ketyre deputeteve

    Me ata byqym deputetesh kur te duash beju mutin, nuk dine te lexojne nuke dine te shprehen,llogjika sa ka nje femij i paformuar mire, hajdute tek pidhi semes. Duhet nje proteste pa fund per te eleminuar gjysmen e parlamentit, keta maskarenje po na pine gjakun.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlonjati 12

      Parlament ne 140 deputete , kuje më dreke , i themi ne ketej nga Vlora , qe e hane buken kot ne kurriz te taksapaguesve Edhe me 100 deputet prape jane shume , po hajde de , po jo 140 qylhane , qe dredhin zinxhirin tere kohen . Keta “baballaret e kombit “ , tutje lanet

      Përgjigjjuni
    2. d
      dragot

      Turpi i botes marin keta katundare nga 5 miljon dhe rrogat e pensionet jane skandaloze, prandaj largohen njerzit nga vendi.... Rritni rrogat dhe pensionet se keta derra te pa afte nuk largohen.

      Përgjigjjuni
      1. Ç'na ka gjete

        Edhe ata qe flasin,cfare thone,cfare po rregullojnë per pop e vendin.edhe ata ca mut muti jane,shajne njeri tjetrin per hajdutlleqet qe kanë ber.Cfare po thotë kriminel Saliu,ato qe ka thene jetu e 30vjet,i njëjti fjalor rrugacesh thashethemxhiu,pune malokesh,cfare thotë Muli e co.E çna duhen ato qe flasin,ata flasin me heshtjen e tyre,rrogat e tyre flasin vete qe i rrisin kur te duan e vjedhin sa e kur te duan,Markagjoni rri e shkruan drejtime qe te bej me per te dhjetor....,..

        Përgjigjjuni
        1. V
          VISI

          JU QIFSHA GRAT DHE ÇA JU MBAN FISI KUR PRET POPULLI NGA KETA BYTHE SHKERDHYERIT

          Përgjigjjuni
          1. g
            goni

            edhe njehere ,mos i henkshi ...

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kallashi

              140 idiote ne Kuvendin e Shqiperise jane pak ! Duhen 200!

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nasi Tasi

                FADIL NASUFI KATNARI I FSHATIT ROSHNIK TE BERATIT MERR 5 MELEON LEKE. KY O KULMI. A THU SI MJAFTUN ATO MELEONAT QI QITI KUR ISH 3 HERE KRYETAR BASHKIE. KY O KULMI. HEJ E DINI QE FADIL KATNARIT I GRABITN 300 MIJE EVRO QI KISH NE SHPI DHE SI DENONCOI SE DO E PYSNIN KU I GJET. E ZGJIDHI ME DEDEKTIV PRIVAT. E KY FADIL KATNARI E FADILAT E TJER MARRN 5 MELEON NE MUJ QE JANE NGA TAXAT TONA. KY O KULMI E NE BOJM SEHIR. PENSIONET 12 MIJE 35 MIJE, PAGAT 50, 80 MIJE, ANALFABETET FUNKSIONAL TE PARLAMETIT, DEPUTET KATNARET PERLAJNE NGA 5 MELEON MUJI. NA HONGERT MORTJE QE SBOJM ASI GJO.

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Ilir

                  Keta kafshe paguajm me taksat tona?!

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sokrati

                    U zente gryken paraja e takses se popullit! Ky eshte KORRUPSION PALLAMETAR, asgje me shume dhe asgje me pak.

                    Përgjigjjuni
                    1. j
                      joel shkodra

                      Titull bombastik: EMRAT ... dhe ne shkrim nuk ka asnje emer. Ne baze te disa te dhenave lexuesi duhet t'i marre me mend vete disa emra. Pra, titulli i sakte duhej te ishte: "I gjeni dot keta emra?"

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tasi Nasi

                        Po pra, te dashur komentues te forumit, te mos hajme mut kot ketu, duke shkruar e share deputetet e "nderuar', por po jua mbajti bytha takohemi dy dite para fillimit te sezonit parlamentar aty tek Toptani, e te mblidhemi per te protestuar per te ulur nr e deputeteve ne gjysmen e aktualeve, si dhe per ngritjen e pensioneve etj padrejtesive qe i behen popullit

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kanina e Ismailit

                          5.000.000 milion kusaret pa shkolle ,200.000 miJE te vjetra pencion mesuesit,ndersa KESHILLTARI I KRYEMUTIT BUTONI SERB( BATON HAXHIMUTI) 16.000.000 MILION RROGE MUJORE NGA TAKSAPAGUESIT SHQIPTARE .RROFTE ORGANIZATA E KUSAREVE dhe krimineleve,KU DOLLINE E PINE ME GJAKUN E SHQIPTAREVE.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Banda e 140 hajduteve

                            140 hajdute qe mendojne si te bejne ligje qe ti sherbejne vetes

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Ramo

                              LEK TE VJETRA?! 57 VJET ME PARE ESHTE HEQUR NGA QARKULLIMI LEKU I VJETER NE SHQIPERI E MEGJITHATE EDHE NE INSTITUCIONE SHTETERORE NUK E HEQIN NGA GOJA LEKUN E VJETER NDONSE SHUMICA E ZYRTARVE NUK KISHIN LINDUR NE KOHEN E LEKUT VJETER. PER KETE SHKRIMTARI PULLUMB KULLA 20 VJET ME PARE SHKROJTI ARTIKULLIN E VJETRA QE NUK E LEN TE VDESI. PYETJA ESHTE KUR DO VDESI KEJO GJE E VJETER E DEMESHME PER TREGUN SE SHUMICA E CMIMEVE THUHEN DHJET HER ME TE SHTREJTA SE SA JANE NE REALITET DHE ATA QE VIJNE NGA SHTETE TE TJERA NUK E DIN SE NE SHQIPERI FLASIN ME CMIMIN E NJE MONEDHE QE NUK EKZISTON. ESHTE DETYRE E MEDIAVE TA NDALIN PERDORIMIN E FJALES LEK I VJETER.

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Reali

                                MARK TWEINI THOSHTE, LIGJBERSIT BEJNE LIGJE QE TE VJEDHIN VET ME LIGJ SA TE DUAN. SHIKONI KETE RAST SI KANE VOTUAR UNANIMISHT DEBUTETAT PER LIGJIN TE DYFISHOHEN RROGAT E TYRE. KURRE DEBUTETAT NUK KANE VOTUAR UNANIMISHT NDONJE LIGJ PER INTERESA TE POPULLIIT.

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  ELEKTORATI GRI QE NUK VOTON

                                  Ne legjislaturen e vitit 2025 numuri i deputeteve do te behet 240 vete me qellim qe te punesohen sa me shume sahanlepiresit e kryetarit te partise dhe te ulut numuri i qejfmbetjeve ndaj kryetareve te partive.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    ELEKTORATI GRI QE NUK VOTON

                                    Ne legjislaturen e vitit 2025 numuri i deputeteve do te behet 240 vete me qellim qe te punesohen sa me shume sahanlepiresit e kryetarit te partise dhe te ulut numuri i qejfmbetjeve ndaj kryetareve te partive.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Padrejtesi..

                                      Mallkimi i popullit te varfer jua zente gryken . Ne ferr vafshin keq e me keq i pafshim..... Ti heqesh nga goja pensjonistit 10-vite nga pensjoni qe ka paguar cdo 15-ditesh sindikaten (Bashkimet profesjonale) kur ka qene ne marredhenje pune, sepse ju ka dashur qejfi qe ne vitin 1993 te nxirrnin ligjin qe pesjonistet duhet ta marrin pensjonin mbrenda 3-viteve.... ne te kundert e humbet.!!!! PO KU SHKUAN KETO PARA TE PENSJONIT TIM PREJ 10-VITESH ??? Nuk menduan keta maskarenj qe mosha ben te veten.... ka njerez qe jane te semure, kane emigruar larg vendit, per aresye moshe nuk mund te udhetojne , ne shqiperi nuk kane njeri qe t'ua marri ..... Por se paku dua te di; nese i vret ndergjegja per cdo padrejtesi e krime qe i kane bere popullit, dhe duhet te kalojne njeri mbas tjeterit e te japin llogari ne "SPAK"

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Tit sojliu

                                        Hajduteri me grykesi, ket solli rilindja e te çoroditurit edi rama. Ta mbajm me shendet at dhe legenat qe ka me veti

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje