Bardhi mbledh Këshillin Kombëtar, Kryesia: Po e përdor për arsye personale politike. Të shtunën zgjedhim kryetarin

27 Korrik 2023, 15:00Politika TEMA

Bardhi mbledh Këshillin Kombëtar, Kryesia: Po e përdor për

Kryesia e PD ka reaguar pasi Komisioni i Apelimit në PD shpalli të pavlefshëm Këshillin Kombëtar që Gazment Bardhi mbledh sot online në orën 19:00.

Vendimin e Bardhit për të mos u tërhequr, kryesia e quan shkelje dhe vendim për arsye personale politike.


“Cdo pretendim i tij për mbledhjen e Këshillit Kombëtar është për arsye personale politike. Kryerja e veprimeve aktive për organizmin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar nga ana e Sekretarit  të Përgjithshëm, në kundërshtim me vendimin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës është shkelje flagrante dhe e hapur e Statutit të Partisë Demokratike. 

Partia Demokratike do të vijojë rrugën e saj për riorganizimin dhe ringritjen e strukturave të saj të  çdo niveli.

Ky proces është i pashmangshëm dhe i domosdoshëm për rrugëtimin e PD drejt përmbushjes së misionit te saj.

Të shtunën demokratet do të zgjedhin Kryetarin dhe do të nisin ringritjen dhe riorganizimin e saj” thuhet në reagimin e Kryesisë.

 

1 Komente

  1. R
    RRnofte Lexhenda dhe Gjymagjeli i PeDe - s !

    Imagjino ! Kto nuk qeverisen dot mes vedit dhe duan te qeverisin vendin !!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje