"I vdes qytetarja në zyrë dhe tundet e shkundet në takimin festiv", postimi i kryebashkiakes së Lushnjes nxjerr bllof Sali Berishën

3 Janar 2023, 15:42Politika TEMA

"I vdes qytetarja në zyrë dhe tundet e shkundet në takimin

Sali Berisha ka reaguar sërish ditën e sotme për ngjarjen ku 48-vjeçarja Shpresa Cani ndërroi jetë në ambjentet e bashkisë Lushnje në datë 28 nëntor.

Duke postuar një denoncim nga ''qytetari digjital'', Berisha ka shënjestruar kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefa dhe drejtuesin politik të PS në Fier, Taulant Balla.

Berisha shkruan se kryebashkiakja Sefa ka shkuar të festojë me Ballën dhe të rinjtë e FRESH Lushnje, disa orë pasi në Bashki kishte ndërruar jetë 48-vjecarja.

“Çnjerëzi ekstreme! Eriseldës i vdes qytetarja Shpresa Cani, 48 vjeçe në zyrë nga stresi i fortë dhe zemra e plasur sepse i hoqi ndihmën ekonomike. Në vend që të merrej me mortin dhe familjarët e saj, Eriselda tundet e shkundet në takimin festiv me Taulant Bego Yaris.”– shkruan Berisha.

Mirëpo mjafton një verifikim i thjeshtë ne profilin e kryebashkiakes Eriselda Sefa për të nxjerr “bllof” postimin e Berishës për të cilin i referohet si zakonisht, “qytetarit dixhital”.

Aktiviteti në fakt është bërë të martën më 27 dhjetor pasdite, dhe pak vonë më kryebashkiakja e Lushnjes e ka postuar në faqen e saj në Facebook dhe në Instagram.

Në fakt këtë herë Berisha dhe qytetari i tij dixhital i janë referuar një postimi i Taulant Ballës, i cili e ka postuar festën me të rinjte 24 orë më vonë në profilin e tij.

Ky nuk është rasti i parë që kryedemokrati Berisha publikon denoncime të ndryshme nga qytetari digjital të cilat kanë rezultuar “fake”, madje ne disa raste Berisha i ka fshirë postimet.

 

8 Komente

  1. T
    T

    Po akoma mereni me kte malok te ndyre njeri i vdekur .qe ben shuren ne brek .boll i dhat frym kti kurve plak .lere te vdes ne vetmin e vet .

    Përgjigjjuni
    1. k
      kik

      Ti i vrave 21 janar dhe kerceve ne dasmen e djalit o kopil serb

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hasjani me mjekër e mustaqe

        Po akoma nuk u mësuat me rrenat e qoftë largut , për qytetarin dixhital ? Po a ka shqiptar që ti besojë këto marrina ? Edhe militanti më i thekur i Sali non gratës nuk i beson , se e di që ai luan si një fëmijë dhe kënaq vehten me këto budallalliqe . Edhe Sala vetë e di që janë rrena , po ai kujton se të gjithë kane mendjen e tij dhe e besojnë . Lereni të shkretin të kënaqet dhe për ditët që i kanë ngelur .

        Përgjigjjuni
        1. D
          Doktori

          Siç duket nga foto , grushti e ka godit randë dhe i ka prek trunin e vogël .

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fatosi-kosove

            Po ky ska tru fare ore shqiptar te dashur, ktij vetem brinat i mungojne se magar eshte.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mamica

              Ky është bërë më keq nga minjtë që molepsin pusin e ujit një herë e një kohë . Edhe me plumb gome t'ia rikujtosh gjëmën që yshti hiç , gdhë . Mbase duhet pështyrë .

              Përgjigjjuni
              1. Q
                Qytetari jo dixhidal

                "Qytetari dixhidal" i Berishes ,ka harruar ti shkruaj se Kryetarja e Bashkise se Lushnjes e "' vrau"' qytetaren me stilolaps pistolete,sepse nuk dinte te perdorte ato thikat me helm .Ndersa Cadrenpistolete nuk e kishte mar me vete se ishte kohe e mire.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Populli.

                  Po pse mereni me te ai e ka profesion shpifjen Spak shpifesit duhen denuar apo jo.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje