
Kandidati për kreun e Foltores Ibsen Elezi ,ka anuluar konferencën për mediet që kishte njoftuar më herët se do mbante pasditen e sotme në orën 15:00. Kjo për shkak të mungesës së gazetarëve.
Elezi ndihet se kandidatura e tij nuk po respektohet, pavarësisht se kjo është një garë e rëndësishme.
Ai e shtyu konferenën për nesër dhe kërkoi që gazetarët ta pasqyrojnë me korrektësi garën.
“Më vjen keq t’ju njoftojn se po e anuloj Konferenën për shtyp për një arsye shumë të thjshtë, nuk është asnjë gazetar prezent (nënqesh). Do të ndodhte edhe kjo.
Do ju kërkoja korrektësi në pasqyrimin e kësaj fushate elektorale.
Unë nuk kam dalë si manekin për të biseduar thjesht përmes rrjeteve sociale, apo ndoshta thjesht nëpërmjet medias. Mendoj se është në dinjitetin e gazetarëve të jenë prezent.Kjo është garë e rëndësishme. Po mundohen t’i vënë epitete nga më të ndryshmet. Epitete se unë kam hyrë formalisht. Epitete që unë jam i shitur e me radhë… por këtë do ia lëmë fushatës elektorale. Është e dyta herë. Ditën e djeshme në fakt u befasova, por sot e ka kaluar pak atë pritshmërinë time dhe jam i detyruar që ta anuloj për një orar tjetër, ditën e nesërme. Ju faleminderit.”- tha Elezi në një deklaratë para kamerave, por në mungesë të gazetarëve.
Ky mendone qe njerzit kane intelegjencen e Qim Pekes ti nuk je i shitur por i genjyere me nje akullore
Nuk e ka shtyre ibseni,por gazetaret legena qe vrapojne pas shurraqit sali.
Mos bëj lojra si Luli , për t’u shitur si rival i vërtetë i Saliut !
Lereni Bishen te krijoje habitatin e tij. Thjesht mbijetese.