Ilir Alimehmeti: Kam qenë gjithmonë pro listës së hapur. Kryesia duhej të shpjegonte vendimin

13 Mars 2025, 21:40Politika TEMA
Ilir Alimehmeti: Kam qenë gjithmonë pro listës së hapur.

Edhe pse ishte ndër më të votuarit në primaret e Partisë Demokratike, demokrati Ilir Alimehmeti u la jashtë listës së mbyllur pë kandidatë për deputet në zgjedhjet e 11 Majit.

Lidhur me këtë vendim të Kryesisë, Alimehmeti u shpreh se ai ka qenë gjithmonë pro listave të hapura.

“Unë kam qenë gjithmonë pro listës së hapur edhe në total. Kur në Korrik u vendos reforma zgjedhore ashtu siç u vendos me këtë listën e hapur, listën e mbyllur e me rradhë, shumë qartë kam thënë ka qenë jashtë pritshmërive të njerëzve dhe patjetër edhe për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ishte pro listës së hapur ku de fakto hapi listën dhe ligji pastaj në Korrik u vendos ashtu siç u vendos, por këto janë rregulla loje, pra ne një ligj mund të na pëlqejë ose jo, mua nuk më pëlqente. Unë e doja krejt të hapur, por megjithatë ne do t’i zbatojmë ligjet, pra jemi në një parim ku sundon shumica dhe duhet t’i bindesh asaj gjëje”, tha Ilir Alimehmeti

Alimehmeti gjatë fjalës së tij shprehet se atij i pëlqejnë sfidat e vështira, teksa listën e hapur e ka quajtur sfidën e rradhës për të.

“Unë mendoj që lista e hapur na sjell më shumë drejt demokracisë që njerëzit kanë nevojë. Në momentin që ajo u bë ligj, atëherë duhet ta zbatosh. Në këtë kontekst patjetër e bën më të vështirë çështjen e listës së hapur. Lista e mbyllur është më e sigurtë, jemi shumë dakord këtu, por mua më pëlqejnë lojrat e vështira. Unë gjithmonë kam pasur interes dhe kam parë sfidat e vështira dhe ju kam dalë përballë, me Covid e me rradhë. Lista e hapur është sërish një sfidë e vështirë, nuk e diskutoj. Lista e hapur është meritokraci e plotë”, shprehet Alimehmeti.

Mes të tjerash, Alimehmeti thekson se Kryesia duhet ta shpjegonte më qartë se pse mori këto vendime.

“Kryesia duhet ta shpjegonte më qartë këtë se pse morri këto vendime. Unë mendoj që Kryesia kishte hapsirë për ta shpjeguar, por ishte tagër i saj, tagër që ja dhamë ne me vendim të Këshillit Kombëtar”, theksoi Alimehmeti.

7 Komente

  1. V
    Vvv

    Liro kesaj i thone kercen prifti nga belaja.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alimehmeti eshte jevg i bardhe, vlla i Kellicit

      Doktori vogel eshte cope mishi kalbur per Saliun. Me renegate si Alimehmeti nuk shkohet ne BE por ne Rusi.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kodra mbas Bregut

      Shume I nenshtruar ky djali si pjestare I Partise te ekstremit te majte

      Përgjigjjuni
      1. D
        Disa Mjekë të vjetër e të rinjë që të njohin shumë

        Yt dhjaks, servil, fodull dhe tinzar që i ke ngjarë Nënës tënde, që edhe pse tek të 80_tave vazhdon me makinacione si në Rini, të jetë Shefja e Neurologjisë që nuk del kurrë në Pension. Dhe ti Ilir Alimemeti ke kohë që mbahesh me të madhe se kush je, ndërkohë që profesionalisht si Mjek je më i mirë se Nëna, dhe e ngjan më shumë Babait në këtë fushë, nuk ke bërë ndonjë gjë që mbahet mënd si Mjek qoftë si Doktor Shkencash dhe tani që je PROF.asc falë Partisë me në krye Sekretarin e PPSH të Nënës tënde, Sali Berisha. Ti do të flasësh për katrahurën e radhës, që PD dhe Sali Berisha e bëjnë që nga 1991, atë të zbythjes nga Listat e dhe ose bëjnë Primare gjoja demokratike, por ske BYTHË se je biri Nënës, serviles (jo pak kolegë kishin frikë nga Ajo...??? nga afrimiteti lartë që kishte me Sekretarin e PPSH, përbindëshin Sali Berisha) dhe të paaftës si Mjeke edhe pse ka arritur të marrë Prof.Dr. falë Sali Berishës dhe Mentor Petrelës. Ti more djalë i ke hyrë rrugës së NON GRATA_s dhe pasi të të shtrydhi Saliu, Flamuri, Vokshi, Paloka e të tjerë detashmenti çelik i Doctor Vdekjes së PD, do përfundosh si shumica e PD ndër 3 dekada rrumpallë Parti me emër të madh; Partia Demokratike. Parti që kurrë nuk ishte as në orët e para të lindjes Demokratike, por krijesë bastarde e PPSH dhe Sigurimit të Shtetit dhe Sërbo-Grekëve. Nëse do tregosh se je çun Tirone siç e ke mbiemrin nga familje e njohur e Tiranës, dil në Media dhe çirrja maskën Partisë private të Berishajve, si Parti totalisht anti Demokratike dhe NON GRATA. Sa për justifikime e mashtrime, mos u lodh kot se të ka dalë boja me kohë, falë stafit ku ke hyrë a të futi Mami, adhuruesja e spiunia e Sekretarit të PPSH së Spitalit Qendror të Tiranës, para 1991 dhe pas ku po lundron dhe Ti tani.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populli

          Do te perdorin do te shtrydhin si limon dhe do te hedhin ne kosh nuk je vone qe te rimendohesh neser do jete vone

          Përgjigjjuni
          1. 1
            1

            O kokë e vogël, po çfarë ke bërë në jetë që do të jesh udhëheqës? Hahaha. Faleminderit mamit rektore që të bëri mjek brenda vitit se në Itali me nder ngele rrugëve si m@t se nuk more dot asnjë provim. Ah po, broçkullite në kohë të Covidit duke i çarë ekranet pasi dëgjoje çfarë thoshin të tjerët dhe i llapaqenosje këtu në milet. Thonë se zeros i del boja shpejt.

            Përgjigjjuni
            1. f
              flase

              Mu duk djale i mire ky , çfare zanati ka, Alimehmeti, por qe ato dite e covidit e shikoja çdo darke ne emisione qe ishte shume i kamufluar dhe perpelitej ne fjalet e tij per tu nenekuptuar qe ishte kunder masave: edhe me ha edhe me gris, , jo si nje mjek nga Gjermaia qe dukej sikur e kish nxjerre Saliu nga bytha. E, thashe me vete, çfare mban kjo toke dhe duhet te jetoshe bashke me ta !

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje