
Loer Kume, shkrimtari qe eshte risia e listes se mbyllur të PS në Durres, ka reaguar përmes një positmi ne Facebook, për perfshirjen e itj ne poltike. Fituesi i çmimit Kadare ne letersi dy vite më parë, thote se "Lista dhe emrat e Partisë Socialiste treguan fort këtë herë që sfidën kjo forcë politike e ka vetëm me veten"
"Është nder dhe kënaqësi të jem kandidat i Partisë Socialiste të Shqipërisë në qarkun e Durrësit për legjistlaturën e Kuvendit të Shqipërisë 2025 – 2029.
Kam komunikuar deri më sot me letërsinë dhe publicistikën time, duke ushqyer ambicien time personale, letrare dhe sociale. Nga sot, i jap rrugë dhe një komunikimi të ri, atij të të bërit gjëra për komunitetin që më rrethon.
Mbi të gjitha, kjo është përgjegjësi e madhe përballë tërë miqve e dashamirësve të mi, dhe qytetit të Durrësit, ndaj do bëj gjithçka është në mundësinë time për të qënë në lartësi të këtij besimi.
Lista dhe emrat e Partisë Socialiste treguan fort këtë herë që sfidën kjo forcë politike e ka vetëm me veten, si shprehje e progresit.
Si qytetar, gjithashtu kam ndjesinë e fortë të solidaritetit për dhjetra miq, intelektualë, kapacitete e mundësi njerëzore brilante të së djathtës reale, që ngelën jashtë listave të së djathtës zyrtare. Secili nga ata do ishte vlerë parlamentarizmi dhe përballjeje për një Shqipëri më të mirë.
Në fund të fundit jemi qytetarë, jemi një, e unë jam në këtë sfidë dhe për ta.
Besimi im personal, është që Shqipëria bëhet mirë vetëm nga shqiptarët", shkruan Kume
Suksese LOER kemi besim te ty do e ngresh ne lart partin socialiste.
Hahahahaha Kjo parti sfiden e ka me hajdutet