Humori i Bledi Çuçit ishte shpjegimi shterues i metodologjisë së hartimit të listës socialiste për zgjedhje: “Ajo e do Edi Ramën tani, atëherë nuk e donte!”. Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës u përpoq në këtë mënyrë që të shpjegonte “njollën” në biografi të një kandidateje në listën e mbyllur, e cila dy palë zgjedhje më parë, kishte qenë në çadrën e Lulzim Bashës. Por në harkun e tetë vjetëve, kapërcimi i ylberit nga bindja se “…këta kanë shkatërruar universitetet…”, tek shpresa se Shqipërinë e bën vetëm Edi Rama, është bërë pikërisht nga dashuria për kryesocialistin. Dhe kaq është e mjaftueshme, nuk duhet gjë tjetër më shumë.
Një ditë më pas vetë kryeministri shenjon një kandidate tjetër të Vlorës që e kishte mrekulluar shumë kur i bërtiste atij vetë me gishta në vesh në telefon. Biseda natyrisht ishte private, por publikisht e njëjta kandidate me shtëpi të përmbytur atëherë nga rreshjet e shiut në Vlorë, mallkonte si karrocier nervoz kolegët e saj të sotëm socialistë si “…hajdutë, të ligj, të papërgjegjshëm dhe k…rva”. Katër vjet nga ajo telefonatë mjaftuan jo vetëm për të hyrë në purgator, por edhe që kandidatja të jetë një marsh më shumë për Shqipërinë 2030.
Të mërkurën në mbrëmje 11 socialistë të tjerë, drejtues qarqesh lexuan listën e kandidatëve të tyre. Shpesh edhe duke ngatërruar emrat që lexonin sepse nuk i njihnin, ata bënë suflerin e vullnetit të Ramës, që edhe kësaj here e bëri listën sipas interesit të tij, sipas egoizmit vetjak dhe sipas shijes së tij. Fundja shijet nuk diskutohen, thoshin dikur latinët, pa e ditur natyrisht se njëlloj si perandorët e tyre atëherë, tani në bregun tjetër të Adriatikut, “senatorët” zgjidhen njëlloj. Pa gjetur diferencë mes kuajve apo senatorëve.
Kësaj here, nën hijen e SPAK-ut për një pjesë të njerëzve që i ka sjellë po vetë, nën zhgënjimin ciklik për emrat që po vetë ka sjellë e pompuar në politikë, Rama kreu riformatimin më të madh të palcës së partisë së tij duke mbyllur ciklin e rilindjes që e nisi në 2009. Tashmë ai po kërkon të rilindë rilindjen me një aradhë njerëzish mbi “eshtrat e dëshmorëve” që ka lënë rrugës. Bashkë me nja shtatë a tetë të tjerë që do t’i lerë pas edhe nga kjo listë shumë shpejt.
Si një refleks simetrik me të majtën, edhe fronti i djathtë paraqet po të njëjtin peisazh të dëshpëruar. Duke zhgënjyer optimistët naivë, duke u tallur me primaret, primati absolut i të djathtës Sali Berisha, thjesht bëri apelin e atyre që u mpinë me qafën lart tek rrugica e tij. Kriteri i besnikërisë ndaj kryetarit të saj epik, ishte dhe mbetet i vetmi detaj i curriculumit të kandidatëve për deputetë. Me një rresht njerëzish që janë në shumicë dërmuese përsëritja e listave të Bashës dikur, Berisha vetëm noterizoi listën e marrë në trashëgim nga paraardhësi i tij i mallkuar. Sepse që të ishte në listën e Doktorit mjaftonte vetëm një gjë: të të donte Doktori! Dhe dashuria ndryshon sipas stinëve, kurse e vetmja gjë që nuk ndryshon është vetë Doktori.
Për të dy, Ramën e Berishën, në mënyrë simetrike, nuk ka pikën e rëndësisë që shumë nga emrat e listave të tyre nuk i qas as kërkimi në Google, që në një shumicë dërmuese nuk i thonë asgjë publikut, që vetë ata janë herë gjilpërë për të qepur karriera të pamenduara e herë gërshërë për të prerë në mes karriera të tjera. Të dy janë të bindur se në botën e vogël periferike e provinciale të Tiranës politike, është më mirë një mik budalla se një armik i mençur. Sa kohë që e shohin veten si monumente bronxi, gjithkush tjetër është vetëm një gur pa emër në piedestalin e tyre.
Të dy burrat e fuqishëm të politikës dhanë dëshminë e rradhës që jo thjesht kontrollojnë gazermat e tyre, por dhe që kështu do të jetë për një kohë të pacaktuar. Ata nuk kanë asnjë ngut që të mendojnë se çdo të ndodhë me to mbas shpinës së tyre. “Mbas meje qameti”, citohet të ketë thënë dikur në 97-ën Sali Berisha. Qameti në fakt është gjithmonë udhës për të ardhur për shoqërinë shqiptare, e cila edhe këtë here, nisur nga “shijet” e dashurisë së pronarëve të garnizoneve politike në vend, nuk duhet të presë ndonjë gjë të mirë nga politika. Thjesht secili të çalltisë për veten e me kismet, Zoti të ketë mëshirë për kusurin e shqiptarëve që mbeten.
JavaNews
Ti qe ke shkruar kete hartim i ha rrocken Ed Rames. Si tu Rama ben nga nje mengjes per mengjes. Pra me nje fjale i bofsh mut e te hongert Saliu
Po ndonje fije turp a dinjitet ke qe shkruan ne kete menyre? As tifozet me te semure te futbollitnuk shprehen keshtu. Ti je tipiku i rrogetarit qe mund te shahesh me liber shpie nga nena, motra, vajza e deri tek miu i shtepise por se ke problem. Ama nese te prekin nga partia apo kryetari …. Mjere ky vend me njerez si ty se ku eshte duke shkuar.
Virusi bacillus antharacis shkakton temperaturë të lartë dhe është infektues i enëvë të gjakut . Paraziti e ngatërron njeriun me pritësin e ndërmjetëm duke shkaktuar cistokerkozën , pra përhapjen e larvave në inde , këtë herë në trupin e njeriut . Duhet theksuar se kjo dukuri nuk përkon me ciklin natyral biologjik të shiritit . Në këtë rast kuadri klinik i infeksionit nga shiriti ndryshon dukshëm funksionin e indeve të prekura . Për shtoicë : Kur larvat futen në tru , simptomat neurologjike janë përcaktuese për diagnozën e sëmundjes . Ato përfshijnë : Dhimbje koke të forta dhe konstante / Epilepsi / Çorientim / Humbje kujtese
Une kete radhe nuk do ta votoj PS. Madje do ta shaj Ramen hajdut, kurve publikisht, do marr pjese ne takimet e partive te tjera, qe ta bind Ramen te me fuse ne listat e zgjedhjeve te ardhshme. Tani ia kuptova filozofine.
Lot :):):)
U mbush nje shekull nga shtypja e eger e Revolucionit Demokratik te Qershorit 1924; do kaloje edhe nje shekull tjeter dhe Shqiperia fshatare do vazhdoje te qeveriset nga DIKTATORET- pasardhes te Diktatorit Monarkist, Ahmet bej Zogolli dhe Diktatorit Socilalist, Enver Halil Hoxha.
Me ne find nje artikull i sakte, bravo kush e ka bere
Rruajani Rames...poshte e larte ti bini asnje qime mos i lini...vec kujdes se mos ja prini....thoshte Fonsi...hani kot se merr 96mandate.
Sali bufi e Ram matufi .doni pushtet e karrige. Me cdo mënyre. Vjedhje krime etj. etj. Dhe populli nuk di cdo dhe nga ja mbane...hajdutet qe keni mbrapa s'dihet nga ja mbajnë...jeni te dy e te gjithë te humbur...Shqiperia e para
Citjanexhiu keshtu e ka heq njerezit e vet e fut te pd, i gjuan ku te jene e i fut ne ripjellje. Ca llumi ka ngel ne shqipri
Shkrim I pasinqerte dhe brenda ka shume ego! Barazon ne menyre tinware me emra Ramen me Berishen duke I prezantuar si te njejte. Kjo nuk eshte e vertete. Me doj se dy produktet e prodhura nga Rama dhe Berisha ja e asimetrik dhe nuk I mundesojne edhe budallenjeve ti barazojne. Kane filizofi te ndryshme. Lista e Rames eshte konkuruese ne brendesi, kurse Lista Sales eshte prodhim deputetesh wyl por besnik fanatic te Berishs.
Ky duhet të jetë Skënder Minxhozi, autori i shkrimit, ai vdes ti vërë në balancë Berishën dhe Ramën, harroni i ziu Skëbder që i pari ka vrarë njerlz dge i dyti jo, dhe jo një herë po 2 herë. Vazhdoini bëji fresk dhe le të vij Luli Alibrja Llapllapaj, Shabani e tjerë e tjerë të gjirhë si të përgëra nga PD, e të lëshuar rrugëve.
Turp! Rama e ka bere PS prone te tije. Vendos ne Vlore nje nga PD, ne Burrel nje gardist te 21 janarit, ne Tirane gruan e Drejtorit te labratorit te Doganave(burri i saje ish punonjes i shikut te famekeqit Gazidede,). Per hir te pushtetit te tije, nuk pyet njeri. Turp.
nje Popull kuve ,qe akoma meet me Edi Ramen dhe Sali Berishen ,neri mbulon Skenderrbeun se valla do I meren masat, (po kete loqet e besojne) DHE Sala ky qe e futi Shqiperine ne konfrencen Islamike ,dhe ju bythqira ju shqeteson kush dhe ke Rama o Saliu futi ne liste ? kjo tregon naturen e vertete Te Shqiptarit dhe nuk me cudit fakti qe per interes shet jo vec besimin si beri por dhe bythen po qe nevoja, ilachi,? Enver Hoxha,,po se ky eshte kuve Popull dhe kurva do kar dhe dajak
Jepi Rama , xhiroja gomat
Ne asnje vend të botes, as ne nje rrethan, as edhe ne "Tiranen politike provincjale e periferike" nuk gjen vend shprehja:- Me mire nje mik budalla se nje arrmik te mençur, por eshte gjithmonë e kunderta:- Me mire nje armik të mençur, se nje mik budalla. Shkrimi qendron veç ndonje rasti kur anët e ekuacionit barazohen.
E vërtetë e hidhur kjo që thuhet në këtë artikull, por ka një ndryshim të vogël, se S. B na groposi dhe E.R po mundohet të na nxjerrë nga gropa humnerë, por që paska dhe ca që nuk dashkan të dalin se qenkan rehatuar në këtë zallamahi. SKANDALOZE.
Rama I keq, Berisha si Rama . Ej.. dakort o shoku... po nuk na tregove ndonjë të mirë që t'a votojmë .... Apo deshe të thuash që Demokracia s'bën për ne shqiptarët. Për të sharë është kollaj. Ndonjë zgjidhje s'na dhe .
shqiperia fabrike me kapacitet prodhimi te larte kurvash
vetem sali kriminelin kemen. vraresin. halene. shpellarin nuk duam me. ta shofim me sy. e ta degjojme me vesh. ai. meriton burk te perjetshem. po kemi. prokurori te koruptuar. se shum. shpejt. do ta paguajn