Fatbardh Kadilli, komentoi përjashtimin e individëve që mendojnë ndryshe nga lista e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit.
Sipas Kadillit, kjo ka sjellë një situatë ku vetëm ata që mbështesin verbërisht liderin e partisë mund të bëjnë karrierë politike.
Ai shprehu shqetësimin se kjo mund të jetë e dëmshme për zhvillimin e politikës në vend dhe uroi që të rinjtë të mund të vazhdojnë me dinjitet në politikë.
Kadilli gjithashtu theksoi në News 24 se i vjen keq për Jorida Tabakun, duke sugjeruar se Sali Berisha do të dominojë partinë me mbështetje të ngushtë, përfshirë ato që ai i quajti “bodiguard politikë”.
Ai përmendi se çdo sondazh serioz nuk tregon një rezultat më të mirë se 28-30% për PD-në, duke e renditur këtë parti shumë larg rezultatit të 2021-s. Sipas tij, edhe ata brenda PD-së e dinë se nuk do të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme.
"Në listën e PD janë përjashtuar personat që mendojnë ndryshe. Nëse do vazhdojmë si besnikë të liderit të partisë, mund të bëjnë karrierë politike, por kjo gjë besoj se nuk është diçka e mirë. Uroj që të rinjtë të vazhdojnë me dinjitet në politikë.
Më vjen keq për Tabakun. Berisha do të dominojë PD-në me bodiguard politikë. Çdo sondazh serioz nuk e nxjerr PD-në më lart se 28-30 përqind. PD është shumë larg rezultatit të 2021.
Edhe ata në PD e dinë se nuk fitojnë. Ka politikanë në koalicion, që kanë bashkuar votat me Edi Ramën, si ata të PDIU-së. Rikthimi i Bardhit në PD mendoj se ka bërë që Partia Demokratike të humbasë vota", tha Kadilli.
Ore Kadili! Për çfarë partie flet ti se nuk po kuptohet gjë. Non-grata ka një çetë pas vetes dhe jo parti. Një çetë me shpellarë.
O Fatbardh po keto gjera dihen edhe jane thene edhe sterthene 100 here apo 1000 here Saliu ju han ju te gjitheve per mengjes dreke edhe darke megjithese tani eshte e moshe te thyer edhe darken e menjanon. Ju per Saliun te vrisnit o fatbardh kur te tjeret e dinin ate pune kurse ti more Fatbardh me si puna jote mer shall benit intelektualin apo idealistin. Me mire Saliu se ju koqet e Tiranes se si ju i duheshin Saliu edhe tani pasi i keni mbarua ca pune beni opozitarin.
U lodhet duke folur per 'Bufin e Kënetës'. Vetem vdekja e largon ate monster komuniste nga pislliqet.
Ooooo çfarë çudie na the! Ky ishte, ka qenë dhe do të jetë Berisha, sepse e thërret "Kushtrimi i të parëve"! Edhe atëhere kur të përkrahu ty i njëjti ishte! Edhe kur disa nga ish miqtë e tu përpiqeshin të të tregonin se kush ishte Berisha, por ty të vlente më shumë kariera jote!