“1 mld € për reformat në Shqipëri”, Marta Kos: E meritoni të jeni në BE! Me ju në union, Evropa do të jetë më e fortë

13 Mars 2025, 11:51Politika TEMA
“1 mld € për reformat në Shqipëri”, Marta Kos: E

“Ju e meritoni të bëheni pjesë e BE-së. Me ju Evropa do të bëhet më e fortë”. Kështu u shpreh komisionerja e Bashkimit Europian për zgjerimin Marta Kos në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Në fjalën e saj, komisionerja theksoi se vendi ynë është një ishull stabiliteti dhe një kampion i bashkëpunim rajonal.

“Vendi juaj ka ecur shumë mirë drejt BE. Gjeopolitika na tregon që gjithçka mund të jetë e mundur dhe rrugëtimi juaj drejt BE-së është i sigurt dhe i vërtetë. Më pëlqen që takohem me ju dhe kryenegociatoren dhe shoh që jeni kaq pasionantë për vendin tuaj dhe BE.

Erdha për t’ju treguar mbështetjen tuaj të plotë për objektivat tuaj. Ne po ecim në rrugën e duhur, në udhë të mbarë se janë hapur grup-kapitujt 2-3 dhe të tjerë dhe nuk bëhet fjalë për hapjen e këtyre grup kapitujve, por edhe mbylljen e tyre.

Me shumë dëshirë duam që Shqipëria të bëhet pjesë e BE ju e meritoni. Me ju Europa nuk do jetë më e madhe por do të jetë më e fortë. Jeni ishull stabiliteti. Keni marrëdhënie të mira të fqinjësisë së mirë në rajon. Jeni kampion për bashkëpunim rajonal”, tha Marta Kos. 

Komisionerja për zgjerimin shtoi se BE do të japë 1 miliard euro për reformat në Shqipëri.

“Jeni të harmonizuara me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE. Sot do të kemi ratifikimin e 2 marrëveshjeve në mënyrë që ne t’i japim Shqipërisë 1 miliard euro një pjesë në hua, një pjesë në grante për të kryer reformat e nevojshme dhe që ju të bëheni gati për të qenë shtet anëtar.

Më ka lënë mbresa mikpritja dhe mirësia juaj. Mënyra si keni pritur kolegjin e Europës. PE ka vendosur të hapë zyrën rajonale në Tiranë. Keni qenë të suksesshëm. Fokusi te zbatimi dhe përshpejtimi i reformave”, shtoi ajo. 

10 Komente

  1. E
    Erdogan

    Mos jepni euro se i vjedhin, jepini asistence teknike ne burime njerzore please! Jane hajdute me cizme. Hajdutllikun e kane menyre te jeteses dhe te moralshem. Kjo qe them nuk ka lidhje me krahun politik, keshtu jane te gjithe.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      1mld hua per "drejtesi" keto leke shumica do shkojne direkt tek BE-ja hua me vone...sigurisht me marreveshjen e hajdutave vendas. gezuar ramazonin, do futeni ne BE me paga afrike dhe cmime evropiane.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rama, jepi Kosit Spakun me vehte...

        Ec perpara Ed Rama. Vetem kerkoi Kominioneres nga BE ta merr me vehte Spakun ne BE se me dumanistat do ece perpara e tere BE.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Titi

          Mire e ka bere Kosi qe na dha 1mld eur se 500 mil eur i ben edi llalle se ka dhe zgjedhjet dhe i duhen

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nua rroku

            Bravo moj zonje Bravo Edi Rama duam 84 mandate me 11 maj qe more dhe fanellen nga europa

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zona gri

              Sale! Home si I bohet me kyt "soroiste" qe thote se Shqiperia duhet te jete sa me shpejte ne Europe. Po nderhyn ne zgjedhje. " Shqiperia s'ploteson asnje standart" ke thone ti ke nje gazete greke! Si te votojme tani?

              Përgjigjjuni
              1. p
                pordhe me rigon....

                Do te behet deti....Kos!

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Toni NY

                  Akoma i dëgjoni këta plera nga EU që tallin bythen me ju Po mirë ua bëjnë juve se race budallenjesh jeni ,ngelet duke i bërë gropën njeri tjetrit

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Real

                    Jeni te mire,,,,por jeni hajdute klasi .

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      sic e keni zene..

                      Pirdh se cfryesh, sportista-pordhelitikane.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje