VIDEO/ “Shqipëria e meriton BE-në, s’kemi alternativë tjetër”, Rama - komisioneres për Zgjerim: Duam lekët tona

13 Mars 2025, 10:59Politika TEMA
VIDEO/ “Shqipëria e meriton BE-në, s’kemi alternativë

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me komisioneren e zgjerimit, Marta Kos, Rama u shpreh se nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në union.

Kryeministri gjithashtu është shprehur se në Parlamentin e Shqipërisë ka në tryezë marrëveshjet financiare për planin e rritjes, ndërsa iu drejtuar komisioneres për Zgjerim duke u shprehur: "Ne duam lekët tona". 

“E pritëm Marta Kos me shi, Megjithatë ia sqarova se shiu është bereqet dhe do jetë një ogur i mirë për ecurinë e planit të ri të rritjes dhe për disbursimin e fondeve shtesë për Shqipërinë.

E dashur Marta, është kënaqësi që ju presim këtu në Tiranë. Ne në rajon e kemi pritur me entuziazëm zgjedhjen tuaj sepse ju jeni edhe e BE-së dhe e jona. Duke qenë nga një vend i Rajonit që ka shkëlqyer në rrugën e vet dhe sot është një anëtar krenar i BE, Sllovenia.

Duke pasur gjakun më pranë nesh sesa pranë Brukselit, jam i bindur edhe pse ju s’do e thoni këtë. Ne jemi krenare për çka kemi bërë, ju keni arsye për të na mbështetur pa rezervë. Ne nuk e marrim mbështetjen tuaj si diçka të dhënë njëherë e mirë por si diçka të fituar çdo ditë. Mbështetja e një institucioni të madh dhe shumë kërkues siç është BE.

Jemi të vetëdijshëm që duhet ta meritojmë se duam të bëhemi pjesë e familjes së BE sepse nuk ka alternativë tjetër të lirisë individuale, të barazisë para ligjit. Nuk ka alternativë tjetër të bashkëjetesës së diversitet dhe standarteve europiane të kësaj bashkëjetese.

E shkuara na ka mësuar në mënyrën më brutale pse rruga jonë e vetme është rruga e BE. Jemi të vendosur ta përmbushim me sukses përfundimin e negociatave brenda 2027 dhe shqiptarët të marrin pasaportën e BE brenda kësaj dekade.

Kur shkojnë në aeroportet e Europës të hyjnë me atë flamurin e yjeve dhe jo nga ai korridori ku shkruhet ‘të tjerët’. Na iku jeta te të tjerët me shekujt. E Fundit, parlamenti i Shqipërisë ka në tryezë sot financimin për planin e rritjes për fondet që janë rreth 1 miliard euro të dedikuara për Shqipërinë. E dashur Marta ne duam lekët tona”-u shpreh Rama.

6 Komente

  1. .
    .

    Do nje mut qe ta hash. Dhi e zgjebosur me bisht perpjete.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Asnjëansi

      Mutin t'a hash ti dhe familja jote dhe pasi të mbaroni së ngrëni , t'ju bjerë ajo pika jote në tru .

      Përgjigjjuni
      1. p
        pordhe me rigon....

        Baba Rrahimondi me tanga: dum paret tona..... gezuar ramazonin

        Përgjigjjuni
    2. L
      Lëvizja panshqiptare

      BEja dhe NATOja ngordhën, por na kanë droguar aq tepër sa mendojmë sa duan skllavopronarët tanë. Nuk hoqëm dorë nga Haxhi Qamilizmi. Pse nuk na futën në 30 vjet sa mbretëronin mes paqes dhe parasë?! Nga ne kokë boshlt ju duhen vetëm ushtarë dhe territore për t'i shkëmbyer dhe për të blerë kohën dhe mirëqënien e tyre të përjetshme . Prandaj jemi në koliben prapa mureve të tyre. Prandaj u kujdesën të na shkrinin ushtrinë, bujqësinë, naftën, industrinë. Prandaj në 30 vjet nuk ndërtuan një superstradë, një fabrikë, një hekurudhë. Edhe Kuçovën e vodhën të gatshme. Janë superfuqia ekonomike më e madhe e të gjithë kohërave dhe në 30 vjet nuk investuan as një të 1000 e Kinës së varfër komuniste. Ju duhen kështu të droguar, në mizerje dhe pa mend dhe bythë. Në fund do t'ju lëpijnë bythën të lumtur që do të na shesin në ndonjë marrveshje paqeje të ngjashme me proçesin e integrimit.që trajtoi shqiptarët si derra të fëlliqur nga oligarkia e plutokratëve dhe bythecëve të BEsë.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

        Hap krahun se mbaroi koha e prostitutave me të cilat mbajtën peng Shqipërinë për 30 vjet! Aty ku ngordhi Perandoria Osmane nga kryengritjet e shqiptarëve, po në atë bark të squllur dhe shtet fake jatollahësh neobizantinë, do të ngordhë edhe perandoria kalimtare e perëndimit. Shqipëria Etnike do të dalë për jetë a vdekje në Egje. Shqiptarët kanë orë dhe rrugë tjetër nga elita e korruptuar që i vodhi, varfëroi, përzuri, shiti dhe poshtëroi. Ashtu si UÇKja " terroriste" u ngrit nga shpirti i shqiptarit kundër të gjithë botës dhe politikës dhe qeverisë shqiptare armike, ashtu do ngrihet gjithë kombi shqiptar për të marrë atë që i takon. I takon kombit shqiptar të zgjedhë aleatët e tij në një botë që po shembet dhe nuk do të ngelet kurrë peng i jashtëqitjeve të historisë që po ju bien brekët

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rete e Zeza

          Ose je peng ose je hu. Edhe sa kohë akoma të duhet kryemostër të kuptosh që u tallën rëndshëm me ne shqiptarët?! Nuk të mjaftoi gati gjysëm shekulli? Meqë përpara ja hodhëm fajin Enver Hoxhës, por që kishte të drejtë dhe ja i t'ja surratit se çfarë mutrash ishin.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje