Ish-kreu i PD-së: Berisha po bën aktin më të rëndë, zhbërjen e partisë! Qëllimi i tij, të mbrojë veten dhe familjen

13 Mars 2025, 10:33Politika TEMA
Ish-kreu i PD-së: Berisha po bën aktin më të

“Berisha po bën aktin më të rëndë, do të lerë njollën më të madhe të shkatërrimit të PD”, kështu u shpreh ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi në emisioni “Real Story” në ABC News.

Gjatë intervistës, ai theksoi se qëllimi i vetëm i Beishës është mbrojtja e tij dhe e familjes së tij.

“Berisha ka një betejë, që është me familjen e vet dhe mbrojtja e familjes së vet. Berisha po bën aktin më të rëndë, do të lejë njollën më të madhe të shkatërrimit të PD.

Berisha po gatuan zhbërjen e Partisë Demokratike. Objekti i Saliut është për të qëndruar në Parlament. Zoti Berisha nuk bën llogari për 2029”, tha Elezi.

 

1 Komente

  1. R
    Rrofte Shqiperia!

    Pede-ja eshte shkaterruar me kohe, o zoti Elezi! Dora, qe e shkaterroi kete parti shprese, eshte po ajo dore, qe e grabiti ate, duke e mbushur me nepotike, burgaxhinj ordiere, imorale dhe te paafte. Kurre me nuk behet dot nje formacion i tille, qe nuk ka gjene me thelbesore, per te qene serioze: I mungon demokracia e brendshme dhe shikoni si i ben zgjedhjet brenda saj, vetem te jene perkrahes te Saliut, Agjites, Xenit, Maltezit dhe te pasurohen permes korrupsionit dhe dhunes... Kurre nuk ka per te ardhur ne pushtet nje organizate gangsteresh destruktive. Rrofte Shqiperia!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje