Dr. Erion Dasho, një nga emrat më të spikatur në primaret e Partisë Demokratike për Qarkun e Beratit, nuk do të jetë pjesë e listës përfundimtare të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.
Në një intervistë për Boldnews.al, Dasho shpjegoi arsyet e mungesës së emrit të tij në listat e dorëzuara në KQZ.
Ai bëri të ditur se kishte zhvilluar biseda intensive me drejtuesit e PD-së për mundësinë e kandidimit, por kishte vendosur të tërhiqej nga lista e hapur, duke theksuar se kontributi i tij si një figurë e ardhur nga diaspora nuk do të ishte i duhuri në këtë format.
“Në këtë listë meritojnë të kandidojnë figura të Partisë Demokratike që janë në lidhje të përditshme me anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e mundshëm të opozitës.
Në interes të maksimizimit të votës së PD-së, tërhoqa emrin tim nga pjesëmarrja në listën e hapur, duke u uruar sukses kolegëve të tjerë,” – u shpreh Dasho.
Megjithëse e cilëson situatën si një zhgënjim, ai thekson se do të vazhdojë të mbetet opozitar i vendosur kundër rilindjes dhe do të vijojë angazhimin e tij politik.
Mori dhe ky doktori i ardhur nga diaspora,BOLENGAT…..!!!???
Rri Dasho ne opozite, rri atje dhe ha mut, dhe doktor dhe idiot, te shkretet paciente te tu, nese ke ndonje.lere zanatin Dasho dhe mbill ndonje ulli, ben keshtu nje pune te dobishme, se mjek nuk behen berishistet, shih Mul Noken, doktor exelent.
Te fala Flavios (syri pd-se) se u lodhe gjithe keto vite neper intervista tu shajt Ramen!!!!!
Nje idiot i padobishem.
Vari leshte edhe ketij doktorit! " Humbje" fatale per PD.