Komisionerja e Zgjerimit në BE, Marta Kos, foli me superlativa për punën e bërë deri tani nga Shqipëria me negociatat dhe planin e anëtarësimit.
Ajo mori si shembull golin e shpejtë për 23 sekonda të Nedim Bajramit ndaj Italisë në Europianin e Gjermanisë vitin e kaluar, duke u shprehur se “e di që ju jeni të shpejtë në bërjen e gjërave dhe mund t’ia dilni edhe me këtë”.
Marta Kos i dhuroi një fanellë kryeministrit me numrin "11" dhe flamurin e BE-së të stampuar në të, teksa e ftoi Ramën që pasi të mbaronin me sukses negociatat në 2027 ta ngjisnin malin më të lartë të Korabit së bashku.
Rama iu përgjigj se nuk e dinte nëse do ishte ende kryeministër, por do i bashkohej me kënaqësi.
Marta Kos: Ne kemi parë edhe kampionatin Europian të futbollit, e kam mësuar se sa të shpejtë jeni ju. Dhe Nedim Bajrami bëri golin në sekondën e 23’-të.
Tani dua të shoh se sa të shpejtë jeni për anëtarësimin në BE-në. Edhe futbolli luan një rol të rëndësishëm në anëtarësimin e BE-së.
E kam parë dhe ju kryeministër se sa pasionant jeni për basketbollin. Kështu që dua të të jap këtë dhuratë, është një fanellë basketbolli që ju të bëheni pjesë e ekipit europian.
Ai është numri im, numri 11. Unë basketboll nuk luaj dot, por do të ngjitem në majën më të lartë të Shqipërisë, në malin e Korabit. Do të doja të vinit me mua…
Edi Rama: Nëse do të futemi në BE, do t’ju japë një kryeministër të ri dhe të freskët që të ngjitet me ju në malin e Korabit.
Jam mjaft i angazhuar dhe krenar të kem një ekip të përkushtuar dhe dua të shpreh këtu përpara jush mirënjohjen time, falqënderimet për Majlindën dhe Adean, që janë dy zonjat e BE-së të Shqipërisë dhe kujtdo tjetër që është i angazhuar.
Dhe të fundit, por jo nga rëndësia, ambasadorit Ferit Hoxha, që është Lionel Messi ynë, për angazhimin e tij. E hodhëm jashtë oqeanit, të luante për në në Amerikë dhe e sollëm sërish në Europë. Ai vjen nga një zonë e Shqipërisë që burrat të jenë më të fortë.
Komisionerja Kos, me falellen me Nr.11, e paska urue Ramen per fitoren ne 11 maj. Po fanella per Saliut me cfare numri ishte? Ah, ishte me Nr 81, sa mosha e budalles nongrata.
Nuk e ke zberthyer mire kuptimin e fanelles me numrin 11.Ka kuptim tjeter.Pas 11 viteve ju duam ne BE per te na bere freski.
Kane fillu me e tall tamam ramen ushtarin. Se mos I thon rames keta te europes shko me not ne Bari se je I gjat dhe e ben shpejt. Kur u be ajo fare qe ska paguar as nje dem ne shqiperi per luftrat qe na shkaktuan mijra te vdekir dhe milona dollar ekonomi, kjo eshte kulmi. Seshte shtet ky vetem ngelen duke u perkulur I ben naften fare keti vendi po shtrien barks per pushtet varja .
Ne trupin e Korabit ka minerals te rralla! Kosi ka info mesa duket!
Për çfar BE e keni fjalën..!? Ju ka ngelur ora,BE ,ka kohë që nuk funksionon realisht ,pervec slloganeve boshe per tu bashkuar,por qe skanë brenda ide institucionale qe ti bashkoje,se ndryshe ‘këndon gjeli’ francez e ndryshe ‘fluturon shqiponja’ gjermane,që të dyja bashkë e kanë kthyer BE në një ‘breshkë’ që deri sa të arrijë të shkojë e të njoh kufijtë e vërtetë e reale të Europës,i duhen ‘vite dritë’. Dhe sa për UK,ajo përderisa deri tani nuk ka ide të qarta për ‘një urë lidhse’ të përhershme në Atlantik midis Amerikës dhe Europës,tregon se është ‘e pavlefshme’ derisa të gjej vetvehten.