Spiropali pret në takim Komisioneren Europiane për Zgjerimin: Shqipëria, vendi kandidat më i shpejtë dhe më i merituar drejt anëtarësimit!

13 Mars 2025, 16:38Politika TEMA
Spiropali pret në takim Komisioneren Europiane për Zgjerimin:

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, zhvilloi sot në Kryesinë e Kuvendit një takim të ngrohtë e miqësor me Komisioneren Europiane për Zgjerimin, znj. Marta Kos.

Spiropali e informoi Komisioneren Kos për progresin e shpejtë të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe faktin se vendi ynë spikat mes vendeve kandidate për reformat e thella të pakthyeshme demokratizuese dhe integruese.

"Anëtarësimin ne e vlerësojmë jo vetëm si një qëllim në vetvete, por si një mundësi për të kontribuar për një Europë më të sigurt e më të fortë si edhe për vlerat që i shtojmë familjes europiane.

Objektivi ynë strategjik kombëtar Shqipëria në BE brenda 2030 dhe përfundimi i negociatave teknike brenda 2027, është tepër ambicioz, por i arritshëm dhe prioriteti numër një i Kuvendit, i cili do të vijojë të mbështesë karakterin gjithëpërfshirës, legjitimitetin demokratik dhe transparencën e procesit të integrimit europian. 

Hapja e Zyrës Rajonale të Parlamentit Europian në Tiranë, nënvizoi znj. Spiropali, është një vlerësim për Shqipërinë si vendi kandidat më i shpejtë, më i vendosur dhe më i merituar drejt anëtarësimi në Bashkimin Europian."

1 Komente

  1. O
    Orienti arnaut

    Ja dhe esmajl beu, nga pas, po i jep bekimin takimit midis shoqes lenka cukos te evropes me spikeren e beut te surrelit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje