Berishës i ikën nga koalicioni një tjetër parti, tërhiqet Aleanca Arbnore Kombëtare

13 Mars 2025, 15:12Politika TEMA
Berishës i ikën nga koalicioni një tjetër parti,

Një tjetër parti është tërhequr nga koalicioni opozitar “Shqipëria Madhështore”.

Partia Aleanca Arbnore Kombëtare e drejtuar nga Gjet Ndoj ka dorëzuar në KQZ shkresën ku kërkon tërheqjen nga koalicioni “Shqipëria Madhështore”.

“Nga mosfunksionimi i marrëdhënies në koalicion “Për një Shqipëri Madhështore”, Aleanca Arbnore Kombëtare tërhiqet nga ky koalicion.

Gjithashtu tërhiqet nga të gjitha aktivitetet elektorale për zgjedhjet parlamentare të majit 2025.

E bëjmë këtë kërkesë-deklaratë për tu çliruar nga çdo detyrim që rrjedh nga pjesëmarrja në zgjedhje”,- thuhet në kërkesën e bërë me shkrim dore të partisë Aleanca Arbnore Kombëtare.

Më herët është tërhequr nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” edhe Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian me kryetar Vasil Sterjovski.

4 Komente

  1. H
    Heu bre !

    e lan gorillen plak te fundoset ne Hale !

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hajde koalicion hajde

      Po shperbehet koalicioni madheshtor i nongrates.

      Përgjigjjuni
      1. r
        robi

        Gjithsesi aleanca Bathorja madheshtore qe ka hipur ne trenin e zhavorit me vagona gerdalle dhe vazhdon rrugen drejt magazines se trenave rrangalle dhe me 11 maj 2025 ne oren 22.00 arrin ne shkozet me disa vagone mangut qe do mbesin rruges.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kujtim leshi

          He mo Kujtim Gjuzi ku je dil dhe ti se kur u fute ne parlament sla ghe pa thene per ty Plaku Mere apo "ashtu ishte loja". Aman ikni njehete r pergjithmone nga jeta politike ju njerez te degjenuar, pa moral, pa integritet, pa burrni te gjitha te zeta i keni.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje