Ilir Demalia: 8 dhjetori u organizua nga Sigurimi i Shtetit. Kadri Hazbiu kur shkonte në Tropojë, të parin takonte vëllain e Berishës

9 Dhjetor 2025, 09:45Politika TEMA
Ilir Demalia: 8 dhjetori u organizua nga Sigurimi i Shtetit. Kadri Hazbiu kur

Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990 ishte e organizuar. Kështu tha analisti Ilir Demalia në Shqip nga Dritan Hila në DritareTV. Demalia tregoi për gazetarin Hila me emra se kush ishin agjentët e sigurimit të shtetit që organizuan dhe morën pjesë në lëvizjen e dhjetorit.

Ilir Demalia: 8 Dhjetori ishte i organizuar. Pse? Sepse kishte ngjarje të tjera përpara dhe ato nuk erdhën si një lëvizje e brendshme, por si spontanitet, si shkak i situatës, si pasojë e rënies së sistemit komunist në gjithë Evropën, nga izolimi i Shqipërisë dhe rrënimi ekonomik. Ekonomia të dorëzon. Këto sollën demonstratën e Shkodrës, protesta në Kavajë, pastaj u morën me ambasadat.

Të gjithë protagonistët, aktorët, pjesëmarrësit në këtë ngjarje, nuk u përfshinë në politikë. Që do të thotë se nuk ishin nën kontrollin e regjimit. Çfarë ndodhi në dhjetor? Kush e organizoi lëvizjen e studentëve? Azem Hajdari. Duhet të hapen dokumentet. Berisha me PD-në e kanë akuzuar Azem Hajdarin si agjent i sigurimit.

E ka me shkrim dhe me gojë. Ish-studenti tjetër i dhjetorit që është Shinasi Rama, prandaj iku se i hapi dosjen Berisha. Sali Berisha, anëtar i Partisë Komuniste, Meksi kandidat, Gramoz Pashko, Skënder Gjinishi, Sabri Godo, anëtarë të Partisë së Punës. Ngado që t’i kapësh, pjesa më e madhe janë njerëz në funksion të regjimit komunist. Ne nuk kemi një transparencë.

Dritan Hila: Mendon se sigurimi i Shtetit kishte dorë në kapjen të udhëheqjes së Partisë Demokratike? Apo këta kishin shumë talente dhe njëri nder to ishte të ishin spiunë të Sigurimit të Shtetit.

Ilir Demalia: Po të kishte pasur një raport të mirë të opinionit publik, ky debat do ishte ezauruar me kohë. Ne akoma nuk e kemi filluar. Ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit u hapën në të gjitha segmentet, në media, në politikë, në biznese. Ata mbajtën njëri-tjetrin dhe u forcuan ekonomikisht dhe ja ku jemi sot. Ky sistem abuzimi me pushtetin ekonomik vazhdon edhe sot. Shihni çfarë bën Berisha që i ka të hapura skandalet korruptive familjarisht.

Dritan Hila: Sali Berisha akuzohet se ka qenë agjent i sigurimit të shtetit ose që ka qenë i çuar nga Ramiz Alia. Por ky Sali Berishë e futi në burg gjithë Byronë Politike, duke nisur nga Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha etj. Sikur nuk përputhen këto.

Ilir Demalia: Pse Enver Hoxha nuk i futi në burg gjithë të vetët? Po në ca burgu i futi ky?! Kur u formua Partia Demokratike kam shkruar një shkrim me titull. “Kush është Partia Demokratike?” Aty i kam thënë me emra të gjithë, çfarë funksionesh kanë pasur, ku kanë qenë, siç i përmenda më lart. Sa i përket faktit ka qenë apo jo Berisha agjent i sigurimit, kjo mund të gjendet nëpërmjet dokumenteve të cilat thonë që janë djegur, por thonë edhe që ka mikrofilma. Por patjetër është i implikuar Berisha. Po ju them një gjë për herë të parë. Kadri Hazbiu kur shkonte në Tropojë, përpara takonte vëllain e Sali Berishës sesa sekretarin e parë.

21 Komente

  1. L
    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

    Se shpejti pritet te dale nje rrefim tjeter shokues ekskluziv : " Diktaturen ne Shqiperi e drejtonte Sali Berisha , Enveri dhe byroja ishin vec kukulla te tij ".. Na falni qe e vonuam kaq shume kete informacion , e kishim ne dollap qe ne 1990 po ishte prishur celesi. Sot shperthyem kapakun.....tani do binden edhe skeptiket , se gjithe fajin e ka Saliu , madje edhe per 50 vjet diktature !!!!

    Përgjigjjuni
    1. O
      Opozitar

      Fajin nuk e ka Saliu por idiotet me dy gishtat lart qe i vene nga pas. Cdo popull meriton opoziten qe ka.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

        Pse ka opozite ne Shqiperi !!! Ata qe thua ti me 2 gishta lart , a i pe dje ne shesh sa ishin ??? Por po vazhdoi keshtu , pas ca vitesh kam frike se te ai vendi ku u rrezua busti ne 1991 , do ngrihet ndonje bust tjeter dhe.....kush pret perseri 50 vjet pastaj per ta rrezuar !!!!!

        Përgjigjjuni
    2. B
      Bureto

      Jo se e thotë këtë kështu Demalija, por sepse gjatë këtyre 35 vjetëve, kur janë investuar apo në biseda private, e kanë thënë edhe shumë të tjerë 'ishë' të regjimit të kaluar, një pjesë dhe protagonistë në atë kohë ndryshimi postkomunist. Mbi bazë analizash shkencore, dokumentash arkivore dhe ngjarjeve të ndodhura gjatë dhe pas dhjetorit 1990, historia me siguri do shkruhet dhe rishkruhet. Regjimin nuk e rrëzoi kush, ai ishte në agoni të plotë dhe këtë më mirë se kushdo e dinte vetë kupola drejtuese e shtetit. A do t'i linin ata ngjarjet të precipitonin në atë pikë vlimi ku situata t'u dilte jashtë kontrollit? Kursesi jo! E panë se ç'ndodhi me diktatorin rumun Çausheskun dhe gruan e tij, dhe më pas gjithë ngjarjet që pasuan, edhe pse episodike që ndodhën në Shqipëri gjatë gjithë vitit 1990, pa lënë mënjanë faktorin ndërkombëtar. Kur në Lindjen Komuniste ndryshimet pothuajse kishin ndodhur, ku si gjithmonë Shqipëria do ishte e fundit, a duhej lejuar edhe më, të lëngonte ajo sipas sloganit të Ramizit "as Lindje, as Perëndim?! Kurrsesi jo! Ata kishin drejtuar shtetin për 45 vjet dhe nuk ju mungonte as eksperienca, as njerëzit dhe as mjetet (sidomos shërbimi sekret) për të hartuar një plan që të mundësonte ndryshimin e formës së regjimit me sa më pak kosto për ta, dhe më tej për të garantuar trashëgiminë e tyre, tashmë në kohë të tjera, t'ia dorëzonin stafetën 'fidanishtes' së tyre të kultivuar me kohë si pasardhëse e tyre politike dhe ekonomike. Sot kjo nuk ka më nevojë për vërtetim, sepse ka ndodhur dhe kushdo shikon dhe ndjen implementimin e plotë të platformës ramiziste të "Katovicës" shqiptare, proces ky pothuajse i përfunduar.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Celia

        O Syç,pse ja fut kot! Në atë kohë Sigurimi i shtetit,me urdhër të Ramiz Alisë,kishte pezulluar "deri në një urdhër të dyte"të gjitha veprimet operative,kishin pezulluat të gjitha takime me rjetin ingormativ dhe kishin dorëzuar,dokumentet e PPSH. Ata meteshin vetëm me mvsjtjen e rendit,gjatë tubimeve të PD. Bëni mirë,të mos i ngatëroni,difomos të rinjtë. Për këyo ka dokumte djumë.Apo nuk dini të lexoni në gjuhën shqipe.

        Përgjigjjuni
        1. O
          Opozitar

          Aq di dhe aq thot.. sigurimi kishte vetem nje detyre 88 -91 te evitohej lufta civile e ushqyher nga agjentaturat e huaja dhe sistemi komunist te ndryshohej paqesisht. E kryehen detyren megjithe kushtet shume te veshtira. Jo me kot shume u punesuan tek ambasada amerikane ndersa ata qe ishin me probleme u pajisen me pashaporta diplomatike per Zelanden e Re.

          Përgjigjjuni
        2. t
          toma

          Sot, pas 35 vitesh, te gjithe bejne te diturin, por ne ate kohe, nuk ia mbante te flisnin.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dardani i Ri

            I vëllai i Sali Berishës në Tropojë, Selim Berisha, ka qënë i njohur, hapur, si militant dhe besnik i PPSH. Të gjithë e mendonin spiun i sigurimit. Ai, ishte mësuas në gjimnaz, mbante një revollver parabel gjerman. Në orët e mësimit në klasë, e hiqte xhaketën që, nxënësit t'ia shikonin koburen. Si idiot që ishte, dikur e hoqën nga mësimdhënja dhe e derguan magazinier në bazën ekonomike të shkollës.

            Përgjigjjuni
            1. T
              T

              Fillun maloket kurvat e berishes yt rrace e poshter paskeni qen .ju paska njof mire Yugoslavia juve prandaj ishit gati per spiuna ..

              Përgjigjjuni
              1. X
                Xhepisti gjate

                Te qifsha babain

                Përgjigjjuni
              2. X
                Xhepisti gjate

                Rrilote kari injorant amerikan

                Përgjigjjuni
                1. k
                  kasem gahinji

                  Dhe, è di ti pse e takon te kadriu? Sepse rruga a lidhje se grupit agjenturor te UDB me qendron ne Gjakove kalonte ne shtepine e xhaxha it TE Berishes, I cili "cdo te shtune I hipte kalit me shale, shkonTE ne gjakove ku bente pazaret dhe kthehej TE djelen."

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Ardiani

                    Ja dhe Sycka qe si kusheri i Linda Rama-Bashes ka fituar dhe statusin e "Analistit"! Ky derdimen qe vetmburrej se ishte me i Persekutuari nga Komunizmi ne krejt Europen Lindore ngaqe Diktatura e kishte vene te punoje...ne Kinostudion "Shqiperia Sot" (!) atje ku qemtoheshin biografite me shume se kudo.

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jeniceri

                      Z.Demalija ! Te pergezoje per kurajon ,por disa pune na i perzjen.Nuk kane lidhje fare sigurimsat e Saliut me ato te Kadriut . Dihet qe brenda strukturave te sigurimit te shtetit kishte dhe malok qe me shume ishin te lidhur me Hoxhen . Sigurimsat e Kadriut merrnin urdhera dhe nga ata te Hoxhes . Ndryshe nuk do bente Hoxha si i donte mendja e tij . Nese Kadriu takohej me vellane e Berishes ky ishte orjebntim i Hoxhes . Mire do beje ,me qe ke qene kaq prane ,te na shpjegoje ,pse sigurimsat maloker u bene me superjor ne kohen e Ramizit e me pas te Saliut .Ja pra se si jane te pleksura keto pune qe edhe sot u vijme verdall ceshtjeve se si u vendos demokracija ne Shqiperi e kush i ka frenat ne dore ?????????????.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Edi

                        Ik o spiun llafazan.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Na myten

                          Keta si bythqira te te njejtit legen te qelbur marrin njeri-tjetrin ne interviste. E ka sqaru Xhelil Gjoni ate pune. Vetem ribotoni intervisten cdo 8 dhjer-tor.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            BESFORD FADIL EDEPSĖZ MEMELE GJOLEKA

                            O Ylli Manjani ke shum tē drejt por kot qē flet se stē digjon njeru. Prandaj mos u lodh kot. Sa tē jet Sali Bajga Shqipria do qelbet era mut nga tē katēr krahēt.

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              NACIONALISTI

                              ME. HAPJEN. E AMBASADES. AMERIKANE. NE. SHQIPERI. E . GJITHE PERSONELI. I AGJENTURLES. AMERIKANE. (PER. TE. CILIN. SIGURIMI I. SHTETIT KISHTE. LISTAT. ) SHKUAN. NE. AMBASADES. DHE. MOREN VIZA PER TE SHKUAR NE AMERIKE. MIDIS. TYRE ESHTE. DHE AUTORI. I. SHKRIMIT

                              Përgjigjjuni
                              1. a
                                albatros

                                Shoku Llambi Gegprifti në Elbasan kishte Fari Balliun

                                Përgjigjjuni
                                1. I
                                  Igor

                                  Te gjith dote vdisni nji dite nga uria tue ndjekur Berishivicin qe u be miljarder por ju nuk e kuptoni se jetoni ne korupsion ,a mendoni se ne arkivat nuk ka informata por ne Shqiperi nuk funkcionon as Kushtetuta,as gjykata ,as prokuroret qe e dinin per Berishen por e mbrojten dhe e mbrojne per mua ky shtet eshte ma shteti poshter ne Evrope.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Lëroi

                                    Ky kodoshi i di të gjitha Edhe sikur të ishte ministër i brëndëshëm ne kohn e partis se punës Mor mavri me boj po ti një rëmbythje ke qënë Na tregon historira sikur ke qënë vet ti protagonist Prandaj dhe emri Syçe nuk qe i rastësishem je një B… lulishtesh Suksese në raportime Na turpërove dhe gazetën e nderuar TEMA

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje