Pluralizmi 35 vite më pas/ Frrok Çupi kujton fjalët që i tha Berisha: Mesa duket Partia Demokratike, vdiq sonte

8 Dhjetor 2025, 21:32Politika TEMA
Pluralizmi 35 vite më pas/ Frrok Çupi kujton fjalët që i

Tridhjetë e pesë vite pas fillimit të pluralizmit, zërat e atyre që përjetuan nga afër ditët e para të ndryshimeve politike sjellin rrëfime të reja mbi pasiguritë dhe dilemat e asaj kohe. Publicisti Frrok Çupi rikthen kujtimet nga 20 shkurti 1991, momenti kur ra monumenti i diktatorit dhe kur, sipas tij, në kryesinë e Partisë Demokratike mbizotëronte frika dhe pasiguria.

Ai tregon se Sali Berisha, në ato orë tensioni, shprehu bindjen se “Partia Demokratike vdiq sonte” dhe kërkoi që të përgatitej një qëndrim zyrtar për t’i kërkuar ndjesë presidentit të asaj kohe. Çupi rrëfen se atmosfera në redaksi u trondit, ndërsa kërkonte shkrime kundër komunizmit, në një moment kur drejtuesit e PD-së, sipas tij, mendonin se duhej nisur një parti “më e butë”.

“Në momentin që unë po vija nga Qyteti Studenti nga greva në shesh, atje sapo ra monumenti. Shkoi ora 18:00, rënia e monumentit dhe nga ora 18:00 në ‘Rrugën e Kavajës’, Berisha bëhet i qetë, bëhet konstruktiv dhe thotë ‘shikoni të dashur, ne duhet që t’i kërkojmë ndjesë Presidentit për këtë që ndodhi dhe kjo që ndodhi, nuk duhet të ndodhte nga ne’. ‘Mesa duket Partia Demokratike, vdiq sonte, kush mbetet pas shkuar në burg, ndoshta takohemi dhe mblidhemi prap. Ti Frrok shko te Namiku dhe bëje gazetën gati për nesër si Zëri i Popullit, që t’i kërkojmë ndjesë Presidentit’. “Çfarë”, i thashë unë edhe ika. Në atë kohë ishte marrë vesh në redaksi se çfarë ishte thënë në parti dhe ishin shqetësuar. Mbledh gazetarët dhe u thashë që ‘keni gjë shkrime të forta në sirtar kundër komunizmit?’, ata u çuditën. Atë natë Partia Demokratike nga vetë kryesimi i saj është konsideruar e vdekur dhe duhet që të riniste një parti shumë më e butë”, tha Çupi.

10 Komente

  1. L
    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

    Po po , Cupi ish ushtar besnik i Berishes , pas 35 vitesh na nxjerr nje citim te Berishes. Ok , nuk e kundershtoj se nuk e di. Por kam vetem nje pyetje : " Pse e publikove tani ??? Po te na e thoshe qe atehere o Cupi , qe ta merrnim vesh kush ishte Saliu , dhe te mos e perkrahnim. Do te ishe hero sot o Cupi , do kishe parandaluar 100 te zeza qe Saliu i beri ketij vendi !!!!!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luku

      Liku, i kerkon llogari Cupit ti qe vazhdon dhe i jep voten akoma Berishes? Pffff ...

      Përgjigjjuni
      1. L
        Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

        Po ti ku ke qene qe e pe ke votova une .....aaa e kuptova je patronazhist !!! Epo , nuk do e marresh 80-lekeshin , gabove ne zanatin tend , une nuk ia kam dhene voten as Saliut dhe as shefit tend. Jam bashke me shumicen e shqiptareve qe prej kohesh bojkotojne cdo zgjedhje ne Shqiperi !!! Pse ?? Sepse vota jone nuk ka vlere , sherben vetem per te nderruar menaxherin e korrupsionit !!!!

        Përgjigjjuni
      2. x
        xheJ.eN.Bi.

        O Liku ,pse çuditesh me Çupin? Më gje një politikan që ka folur në kohën që duhet të fliste.Ke gjithë depudetët e PD-ës që nuk u futën në listat e sigurta dhe nuk u zgjodhën filluan të flasin ,ke Mond Spahon,ke Dash Sulën ,Murrizi,Salianji ,Alimehmetin e shumë të tjerë.Nuk i dinin problemet e PD-ës ,po kur bien nga fiku atëherë kujtohen.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !!!!!!..

          I nderuar , jam dakord , por te pakten Cupi ta formuloje artikullin ku te fute edhe nje ndjenje faji personale !!!

          Përgjigjjuni
        2. x
          xheJ.eN.Bi

          Liku, pa shiko se tani lexova edhe Adriana Kalaja.Pa lexo se çfarë thotë për Saliun dhe PD-ën.

          Përgjigjjuni
        3. C
          Ciftelia e Mirditës.

          Çupi si i dërguar i ish sigurimit,vetem raportonte,se cafre bëhej me tej e dinte sugurimi !

          Përgjigjjuni
          1. P
            Plaku

            Aman me Çupin merreni, eshte më i mirë Idajeti, harruat Ben Meçen qe i qihet silva si lopë, Turp po nusen e Lal Hekrit e harruat, ah jo atë e ka privatizuar Kol Kyçi e saga vazhdon me psigolog Mertirin, Muç Nanon e plot plehra nga ata te alences se Qelbësirave

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dardan

              Une e njoh mire Frrok Cupin. Ai u persekutua direkt nga Enver Hoxha per nje artikull kritik te botuar ne gazeten ku punonte "Zeri i Popullit". Kunder tij u ngrit e gjithe propaganda e KQ te PPSH dhe e organizatave te masave. U la pa pune, me nej grua rrobaqepese dhe dy djem. Ndersa Salih Berisha i kalonte pushimet ne Pogradec me femijet e Enver Hoxhes dhe anetareve te tjere te Byrose Politike te KQ te PPSH. Une kam bindjen se Salih Berisha si dhenderr i Serbise hyri ne Levizjen e Dhjetorit jo si agjent i Sigurimit te Shtetit Shqiptar, por i atij Jugosllav ne teresi dhe Serb ne vecanti. Per mua Sali Berisha eshte nje politikan i fuqishem sepse furnizohet me para nga agjentura e fshehte serbo0greko-ruse ne Shqiperi.

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gjergj Fishta I riu

                Ketu Frrok Cupi bie nje te fsheht te Madhe. Pra antikomunizmi mbaroi me rrezimin e shtatores se Enverit dhe Sali berisha, ju ka ulur bythen ndonje studenti(!) apo intelektuali(!) qe mund te vazhdonte te ishte ende antikomunist per inerci apo urrejtje, kurse klasat e permbysura sikur kishte then shume me pare Kdareja: po dimeronin ne "gjumin Letargjik". Pra rrezimin e imazhit te diktatorit e ka perdorur si ndalim dhe rrembim te 'rruges se re' qe ta gezojne komunistet dhe bijte e tyre. Pra ne Shqiperi Nga 1944 deri me sot kemi dy epoka: 1) Epoka me Enverin. komunizem me baze kolektive! 2) Epoka pa Enverin. komunizem me baze private.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje