Balla ironizon protestën e radhës së PD-së para Kryeministrisë: “Si mos më keq dasma këtë javë”  

8 Dhjetor 2025, 20:52Politika TEMA
Balla ironizon protestën e radhës së PD-së para

Kryetari i Grupit Parlame ntar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar protestën e radhës së Partisë Demokratike, të zhvilluar para Kryeministrisë, duke e krahasuar atë me një “dasmë si mos më keq”. 

Në një reagim në rrjetet sociale, Balla shprehet se situata për PD-në duket se po përkeqësohet, edhe pse protesta përkoi me 8 Dhjetorin, datë simbolike e Lëvizjes Studentore të vitit 1990. 

“Si mos më keq dasma këtë javë. Edhe më keq duket se do shkojë dhe ki parasysh që ishte dhe 8 Dhjetor”, shkruan Balla.

Ai ironizon gjithashtu deklaratat e Sali Berishës gjatë protestës së katërt, i cili vuri theksin te roli i gjeneratës Z në ndryshimet politike nëpër botë, duke shtuar me sarkazëm:

“Po mirë, të paktën që foli i pari i dasmës për gjeneratën Z. Më thoni një emër që fillon me këtë shkronjë?” 

Sipas kreut të grupit të PS në Kuvend, numri i protestuesve ka ardhur duke u pakësuar, ndërsa që tek foltorja e parë pak javë më herët, Balla citoi shprehjen e humoristit shkodran, Besnik Çinari: "Kaq në Shkodër i çojmë krushq në dasmë!"

4 Komente

  1. L
    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

    Ne fakt kjo ironi fsheh mesazhin e vertete te PS " Pac jeten e gjate o Sali Berisha , se sa te jesh ti ne krye te PD , ne do jemi ne pushtet duke shtuar mandatet ne cdo zgjedhje " Keshtu qe o komentues te Temes , mendoni njehere , me mire me Saliun apo pa Saliun !!!!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vuq Doli

      Mbizoteruan të droguarit “me boronicë” dhe kriçmeshkujt e tredhur qysh në vezë po nga “boronicat”…..

      Përgjigjjuni
      1. L
        Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

        Nje koment perfekt nga nje studiues i filozofise abstrakte Mesa duket ofron shembuj nga pervoja e familjes se vet , eksperimentet qe ka bere e ema me vezen e tij. Rezultati : Eksperimenti deshtoi , pati pasoja ne trurin e tij !!!!

        Përgjigjjuni
    2. F
      Fatmir Abdi Asime Çafai

      O Frok Kaçupi po ti ke haruar qē dikur ti ke qen zari Sali Sheqere Bajgēs. Tē lutem Frok Kaçupi ktē gjē mos e haro .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje