Ilir Meta kërkon divorcin, reagon Monika Kryemadhi. "Zëri i Amerikës": I ndau SPAK

21 Qershor 2024, 09:27Politika TEMA
Ilir Meta kërkon divorcin, reagon Monika Kryemadhi. "Zëri i

VOA

Në Shqipëri, ish presidenti i Republikës Ilir Meta, njoftoi te enjten se ka nisur procedurat e divorcit nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, pas 26 vitesh martesë e akoma më shumë vite të një bashkëjetese politike. Zonja Kryemadhi i tha Zërit të Amerikës se nuk preferonte për momentin të komentonte vendimin e bashkëshortit të saj dhe se më parë donte të mësonte arsyet që e kishin çuar zotin Meta në kërkesën për divorc, të depozituar të enjten në Gjykatën e Tiranës.

Në mbrëmje, gjatë emisionit “Çim Peka live” në Syri.Tv, ish presidenti Meta, tha se zonja Kryemadhi "është tanimë ish bashkëshortja", dhe se vendimin ai ia kishte komunikuar djalit të tyre Besar Meta, 24 vjeçar, i cili sipas tij, disa herë i kishte kërkuar që të dy prindërit të gjenin “një zgjidhje të qetë, përsa kohë keni shumë tensione dhe probleme. Mendoj se kam gjetur një zgjidhje shumë të qetë”, u shpreh zoti Meta.

Prej disa muajsh zoti Meta nuk jeton në shtëpinë e familjes. Edhe në kërkesën për divorc, ai ka paraqitur si adresë personale, atë të Partisë së Lirisë. Tronditja e marrëdhënieve mes tyre u shpërfaq dhe publikisht, kur riformatimi i strukturave drejtuese të Partisë së Lirisë, la jashtë tyre zonjën Kryemadhi. Të dy shkëmbyen dhe polemika gjatë mbledhjeve të forumeve drejtuese të Partisë.

Ish- presidenti nuk dha ndonjë shpjegim për arsyet e kërkesës për divorc, por la të kuptohej qartë se për të kishte qenë i papranueshëm qëndrimi i zonjës Kryemadhi ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në një kohë që ajo “ishte në dijeni të gjithë veprimtarisë së SPAK-ut kundër bashkëshortit e të gjithë përpjekjeve për të shantazhuar persona të ndryshëm kundër Metës”, deklaroi ai duke shtuar se “Monika është më afër me SPAK-un se sa me mua. Por SPAK-u nuk e merr dot peng Ilir Metën, as përmes bashkëshortes, as përmes askujt tjetër”.

Javën e shkuar zoti Meta qëndroi për më shumë se tre orë përballë hetuesve në Prokurorinë e Posaçme. Ndërsa nuk u bë e qartë se për cilin hetim ai ishte thirrur, në deklarimet e tij të mëpasshme, zoti Meta la të kuptohej se ishte pyetur rreth çështjeve që lidhen me pasurinë e familjes së tij. Ndaj tij dhe zonjës Kryemadhi po kryhet dhe një hetim pasuror. Ish presidenti deklaroi se ai nuk është marrë asnjëherë me çështje pronash apo financash, për të cilat ai ia la përgjegjësinë bashkëshortes Monika Kryemadhi.

Të njëjtin qëndrim ai mbajti dhe gjatë emisionit të së enjtes, duke përsëritur po ashtu akuzat ndaj Prokurorisë së Posaçme. Ndërkohë që në deklarimet e saj, pas marrjes në pyetje po në Prokurorinë e Posaçme, zonja Kryemadhi ka qenë tejet e matur duke u shprehur se “prokurorët po bëjnë punën e tyre”.

Zoti Meta dhe zonja Kryemadhi, kanë përfaqësuar një rast të rrallë në Shqipëri, atë të një çifti me një angazhim të lartë politik. Rrugëtimi i tyre, ka nisur që kur ata ishin në drejtimin e organizatës rinore socialiste FRESH, duke vijuar më pas në gjirin e familjes socialiste deri në vitin 2004, ku të dy, së bashku dhe më një grup tjetër socialistësh, u shkëputën, duke themeluar Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Një parti e drejtuar nga Meta, e ku zonja Kryemadhi mbajti funksione të larta në hierarkinë e kësaj force politike, duke marrë dhe frenat e saj në dorë, pasi verën e vitit 2017, zoti Meta u zgjodh president i Republikës. Dy ditë pas përfundimit të mandatit si Kryetar Shteti, në korrik të 2022, zoti Meta rimori drejtimin e LSI-së duke i ndërruar asaj edhe emrin, në Partia e Lirisë.

8 Komente

  1. M
    Monika hajdute me cizme

    Besarin te birin e ka pyetur sanco panco ilir,po sashen e ka pyetur se cmendim ka dhe kujt i takon.Keta 2 hajdute po bejne lojen qe te shpetojne pasurine,spak dergon leter porosie sa andej e ketej derisa te harrohen gjerat...tani u kujtua kok tuli per breket e monikes qe i harroi te makina tosit

    Përgjigjjuni
    1. a
      amerikoni viqidolit

      Alabaku Metaj ka ndrru strategji nuk shan me po ka fillu lojen me keshilltaret e Kongos lol me nda pasurine dhe te eliminoje cdo gjurme te vjedhjes dhe lidhjen me meta-morfoza lol Amerikoni qe erdhi pardje esht siguru qe ky majmun skrapari te mbahet ne survejim dhe cdo pasuri ti konfiskohet dhe kur hy Daj Samiu n valle nuk hy pa pasur >10 milion dollar. Cezi esht akoma ne progres dhe ky majmun me divorcin qe po bo po mundohet te ndaje peshen ne rast se i sekuestrohet pasuria kur te iki ne biruc dhe te jemen e femijve te vet qe e quan baxhell te marri pasurine dhe te largohet

      Përgjigjjuni
    2. d
      derand

      Fallcitet,është familje kriminale duan të ruajnë pasurinë e vjedhur....

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gimi me tha mua 7 % nga ana ime

        Mos u besoni trukeve ....duan ti shmangen jo hetimit se ai po shkon me hapa vigane , por burgut ...dhe kane regjizuar gjasme divorcohen....

        Përgjigjjuni
        1. H
          Humoristi

          Gjyka nuk ka per ta dhe vendimin per 15 minutat.Ka pasuri shume shume per ndare.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Famija ështe e shejtë

            Kjo tregonë se sa njeri kotë ështe ilir Meta, edhe sikurë të jët lojë?? Se pse lojë me familjë bën veç njerzit që janë shumë të lig dhe të poshtur. Ky qënka një frigacakë i pa parë më parë, osë në çofte se ështe lojë një njeri pa as një lloje parim dhe moral njerzore . Ky veç nga friga e burgut dhe për të shpëtuar pasuritë dhe lekët që ka vjedhë bën kët llojë manovre me familjën e ti? shumë e tmerrshmë. Në kohë e Enver Terroristi, njerzit e familjës kanë dalë para plumbit për njëri tjetrit, dhe shumica dermuse e familjeve Shqiptare nukë e kanë mohuë njëri tjetrit as bashkshortët, në kohën krue Enver Terroristi dhe njerzit e ti javë kerkoni që pjestarët e familjës të mohoni njëri tjetrit, siç po bën Meta tani. A po priftrin katolik, që ju kerkohej që të mohojën Kombin Shqiptar, perëndim dhe të thoshin se ne lidhemi me lindjen konkretishtë me kishën Rusë, edhe pse ishin nën turturat më shnjerzhorë që ka njoftë njerzim, atë kurrë dhe as njëri, nukë mohuanë Kombin, perëndim, fenë, lirinë,familjën dhe komunitetin ku ata sherbeni. Ky palaço ose bën lojë ose mohonë nënë e tre fëmive veç për të shpëtuar vetën dhe pasuritë që ka vjedhur turp tupri turp si çoftë lojë si Jo, familja ështe e shejtë.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mos u vono.

              Te pakten SPAK te mos e haje sapunin per djath. Qytetaret e dine qe eshte loje e turpshme, ashtu sic jane te turperuar ato te dy nga krimet e vjedhjet e kryera. SPAK mos u vono. Vonesa eshte ne dem te popullit qe eshte i etur per drejtesi. Qethu koken te dyve.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Andrea

                Ska ku shkon me,shkuma po thahet po ja "rrunjne njeri tjetrit".Iken per LESHE.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje