Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta njoftoi këtë të enjte lajmin më të bujshëm të kësaj vetë, divorcin e tij me bashkëshorten Monika Kryemadhi pas 25 vitesh martesë që sollën 3 fëmijë.
“Pas kësaj deklarate, zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin-tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje” – tha Meta në një intervistë.
Ai është përpjekur të japë edhe shpjegime për arsyet që e çuan në një vendim të tillë. Meta thotë se shkak për krisjen u bënë përplasjet politike.
“E para, unë e mendoj se ajo është e pafajshme. E dyta, Batoni (Haxhiu) më ka thënë në një darkë tek Kodra e Diellit se “kam menduar se do ta ndaje që kur lanë mandatet”. E përmenda çështjen e mandateve se ajo ka qenë një krisje shumë e madhe mes nesh. Nuk ka qenë lojë dhe nuk është lojë. Çështja e mandateve është një krim për popullin shqiptar.
Unë kam pritur nga ajo një reflektim nga ajo dhe e deputetëve dhe askush nuk mori në telefon për të pyetur se, nëse ti ke dalë kundër çfarë mendon. Nuk e bëra unë kryetare të partisë, ashtu siç e thatë ju. Ajo ka pasur kontributet e veta shumë të mëdha.
Pas zgjedhjes time të sforcuar si President, kryetar u bë Petrit Vasili, për shkak të përvojës, qartësisë politike dhe ajo u bë nënkryetare si një mbështetëse dhe për të mbajtur linjën. Dhe më pas erdhën zgjedhjet, rezultati i dobët në Fier dhe presionet e Ramës ndaj deputetëve sepse u duk e qartë që po shkonim drejt opozitës.
Më pas u mendua si zgjidhje për të mbajtur më të bashkuar partinë, dhe për shkak energjive që ajo kishte. Ka kontributet e veta që askush nuk ja ka mohuar dhe nuk ja mohon. Por tani kjo është një marrëdhënie e cila është bërë e pamundur dhe kjo është një zgjidhje më e qetë për të gjithë” – tha Ilir Meta.
Rendesi k qe t'i sekuestrohet gjithcka posedojne brenda e jashte vendit ,ti kthehet ktij populli ,Shqiperise,, jo te perfundojne ne xhepat e gringove qe i Kultivuan dhe i meshtet 34 -vjet . Me Shqiperine u veprua njelloj si me_ sadamin e gaddafin_ (sali -metaj) i mbeshtetn te grumbullojne Miljrdt e Shteit te vet dhe cojne e Bnkt e grinngove ,(sepse atje frojne" Siguri " ) dhe pastaj i turren popullin ti vriste rrugeve duke vdekur si qen rrugesh dhe miljrdt perfudun e xhept e Bossit te Labortorit qe i prodhoj .Pra grinngot dijne se cfar mbjellin dhe korrin . E njejta metode eshte duke u aplikuar edhe per kto dy Jashteshqitje andollake (salih mutaj ),por pak me e kamufluar . Ktyere Kermave i duhen mrre edhe rrobat e trupit sepse Ndyjne Markat qe mbajne Veshur
Ec perpara ILIR meta se,EDHE ....SARKOZI ....PUTIN.....dhe TRAMP keshtu kan bere,i kan NDAR plakat dhe kan mar,..... te reja.Je i modhe per te ndjekur shembuj te MIRE dhe SHembuj budallalleqe.Ke ne program te lesh lis, por dhe te partis te re,P L forcimin e famijes .EH more like kure do mbarosh me keto MARREZI .Kush te ndjek dhe te keshillon pervec Blushit,e Neshos.
E mendoni vertet qe ky eshte ndare? Genjeshter me bisht. Ky mendon se duke u "ndare" dhe meqë Mona do ngelet " vejushe" SPAKU do ket meshire dhe ne vend burgim te perjetshem Mona te haj nja 20 vite te mira..! Me sa di une SPAK-u nuk ka gjynof. Sepse e kam pa qe kush vjedh dritat,fap hekurat. Kshtu qe ju te dy keni ber kaq shume,ama kaq shuuuume vjedhje sa litarin pak e keni..! Hajde fal me shnet.
Aman , vetëm Berisha mos na ndahet nga Liria !
Vertet prishet familja per bindje politike, hipokrizi e vertete, nuk bedoj qe do tu sekuestrohet cdo gje, femijet e tyre jane shkolluar ne Angli ne shkollat me te shtrenjta me leket e pensionisteve dhe te varferve shqiptar gje qe nuk ka kthim por keta klloun ta pesojne se jane tallur me ne. ????