Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global i qeverisë amerikane, Richard Nephew ndodhet në Tiranë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformat në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe qeverisjen e mirë.
Një takim pasditen e sotme pati dhe me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorë të SPAK si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera të drejtësisë.
Gjithashtu nga fotot e postuara në Facebook duket që Richard Nephew ka parë nga afër malin e dosjeve në zyrat e SPAK.
"Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nepheë pa sot në veprim institucionet gjyqësore shqiptare gjatë takimeve me kreun e SPAK, Altin Dumani, prokurorët e SPAK, si dhe përfaqësues të Ministrisë Anti-Korrupsion, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik. Nepheë dhe zyrtarët shqiptarë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e drejtësisë që po forcojnë demokracinë e Shqipërisë teksa ajo përparon në rrugën e saj drejt BE-së", thuhet në njoftim.
Në një postim të ndarë në rrjetet sociale, ambasada amerikane shkruan se vizita e të dërguarit të sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken riafirmon mbështetjen SHBA në luftën kundër korrupsionit dhe reformat në drejtësi.
“Sot ne mirëpresim Richard Nepheë, Koordinator i Departamentit të Shtetit të SHBA për Kundër Korrupsionit Global. Nepheë po viziton Shqipërinë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformat në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe qeverisjen e mirë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ai do të takohet me drejtues të drejtësisë dhe shoqërisë civile shqiptare, si dhe me zyrtarë publikë”, shkruan Ambasada e SHBA.
Sales ja dhane vulen e PD.
Ka ardh Ritchie per me mor raportin e gjashtmujorit te pare dhe me pa sa jan realizu. Kshu qe der fun muji duhen 3-4 arreste me realizu planin me lir alabakun dhe mona bagjellen hajt gzuar bi bradherrrr
Po çfare SPAK flisni mo te mjere , non grata shkel ligjin me te dyja kembet , ofendone prokuror gjyqtari sekretar , tjetri me varre ne dore simbole i dhunes ofendone e bene thirrje per marje armesh dhe rrezim i pushtetit me dhune asnje rreaksion nga SPAK , drejtesia ne Shqiperi eshte per ata qe nuk kane perkrahje
Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global i qeverisë amerikane, Richard Nephew eshte i mirepritur ne radhe te pare nga populli shqiptar qe kerkon drejtesi dhe barazi te shtetasve perpara ligjit. Krahas institucioneve qe u takuam ne zotin Nephew duhej te ishin edhe drejtuesit e Kontrollit te Larte te Shtetit, te cilet jane ne vijen e pare te luftes kunder korrupsionit te administrates qeverisese ne Shqiperi.