Gazetarja: SPAK ka dërguar letër porosi në Britani për çiftin Meta-Kryemadhi

20 Qershor 2024, 14:43Politika TEMA
Gazetarja: SPAK ka dërguar letër porosi në Britani për

Gazetarja Anila Hoxha tha se SPAK ka dërguar letërpororsi për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshorten e tij, deputeten Monika Kryemadhi.


“Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka dërguar së fundmi letërporosi edhe në Britaninë e Madhe për të marrë informacion shterues sa i takon shkollimit dhe udhëtimeve nga njëra anë të çiftit Meta dhe shkollimit të fëmijëve të tyre.

Është një veprim i kryer nga SPAK së fundmi siç ka dërguar letërporosi në Qipro, sa kohë ka përcjellë një informacion të vakët sa i takon lobimit me kompaninë qipriote dhe meqenëse informacioni ka qenë disi i cunguar, SPAK ka vlerësuar se duhet të komunikojë sërish bazuar në marrëdhëniet juridiksionale të shteteve përkatëse për të përfituar informacion”, tha Hoxha në “Breaking” në Top News. 

1 Komente

  1. J
    Jeta

    Leterporosite e SPAK duhet te jene sekrete, besoj se dikush i dekonspiron levizjet e prokuroreve...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje