Zyrtari i lartë amerikan i anti-korrupsionit në Tiranë, SHBA: Mbështetje drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit

20 Qershor 2024, 12:26Politika TEMA
Zyrtari i lartë amerikan i anti-korrupsionit në Tiranë, SHBA:

Koordinatori i Departamentit të Shtetit të SHBA për Anti-Korrupsionin Global, Richard Nephew ndodhet në Tiranë.

Nephew po viziton vendin tonë, për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen.


“Sot mirëpresim Richard Nephew, Koordinator i Departamentit të Shtetit të SHBA për Anti-Korrupsionin Global.

Nephew po viziton Shqipërinë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ai do të takohet me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe shoqërisë civile shqiptare, si dhe me zyrtarë publikë”, shkruan ambasada.

 

1 Komente

  1. S
    Salkari

    Na hegren zyrtaret e larte ……Po cfare zyrtar i larte eshte Rici …zyrtar i pordhes , me vath ne vesh si cjeprit qe i markojne ti mbajn mend

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje