Pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i dha vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës, Enkelejd Alibeaj ka zyrtarizuar largimin nga grupi parlamentar i PD-së.
Postimi i plotë i Alibeajt
Vendimi i Gjykatës së Apelit ishte një peshë e madhe për demokratët dhe betejën brenda PD. Mbi të gjithë për mua, si nënshkruesi i ankimit kundër vendimit të Zhukrit. Kam patur bindjen atëherë, e kam ende dhe sot, se ishte rruga e vetme, institucionale dhe bazuar në argumente juridike për të refuzuar paligjshmërinë e vendimit gjyqësor. Sepse edhe në organizimin partiak vullneti duhet formësuar dhe shfaqur sipas rregullave statutore dhe jo me kaos e dhunë.
Tashmë vendimi i apelit është dhënë, e me takon ndoshta vetëm mua, por në çdo rast më shumë se kushdo tjetër, të mos hesht. Jo për të komentuar vendimin e gjykatës, sepse i mbahem qëndrimit se do ta pranoj vendimin pa koment. Por nuk kam si të mos ndalem tek pasojat që ka ky vendim për PD, e ndër të tjera edhe tek qendrimi apo përgjegjësia ime paskëtaj.
PD, të paktën në sytë e mi, për këto 3 vjet, nuk ka qenë një “casus” juridik, por vullnet i lirë politik i njerëzve që besonin tek vlerat e saj. 3 vitet e fundit treguan qartë se ky vullnet u fokusua tek betejat e brendshme, kryesisht tek beteja me berishizmin brenda PD, si mendësi dhe ideologji, ku u fokusua energjia e shumicës së demokratëve. Nuk e fsheh, se pertej aktit juridik të ankimit, synimi dhe përpjekja ime ishte për të bërë të mundur që PD të dominohej nga një model dhe mendësi e re, ndryshe, e aftë të shndërronte PD në forcën kryesore për të sfiduar modelin e Ramës. Duke iu kthyer ideologjisë dhe vlerave themelore të saj. Për t’u përqafuar si shpresë nga shumica dërrmuese e shqiptarëve. Në mungesë të transformimit të brendshëm, spontan e të natyrshëm, rruga gjyqësore erdhi dhe mbeti thjesht një instrument i pakërkuar nga unë, por i detyrueshëm për tu ndjekur. Tashmë vendimi i gjykatës e vulosi pa më dhënë të drejtë.
Arsyet përse ndodhi kështu, janë të dukshme dhe të padukshme. Por nuk mund të fshihen interesat ekonomike që mbajnë në këmbë aleancën e vjetër Berisha-Rama. Sikundër dhe komoditeti i të qënurit dy pjesë të vjetra dhe të konsumuara të politikës që nuk mund të mbijetojnë pa njëra-tjetrën. Jo rastësisht kjo rrymë pati mbështetjen e qeverisë dhe të një pjese të mirë të medias.
Gjatë këtyre 3 viteve kam qenë njëri prej një grupi njerëzish, që jemi përpjekur, si grup jo i madh në numër, një grup me mjete të reduktuara, por me dëshirë, shpresë dhe ide të qëndrojmë fort ndaj së vjetrës brenda PD, me bindjen e palëkundur se shumica e shqiptarëve e do këtë ndryshim. Qëndresa jonë është vlerësuar nga demokratët dhe sulmuar nga qeveria dhe një pjesë e atyre që nuk duan ndryshimin në PD. Akuzat, sulmet dhe llumi që pjesa e drejtuar nga Berisha hodhi ndaj të gjithë atyre që guxuan ta kundërshtojnë linjën e tij në PD është gjithashtu arsye e fortë për të kërkuar ndryshimin e forcës politike që shenjoi krijimin e pluralizmit në Shqipëri.
Vendimi i Gjykatës së Apelit disa ditë më parë pra, shenjoi dhe status quo-n e kësaj partie. Parti që zyrtarisht i përket Sali Berishës dhe mënyrës së tij të drejtimit dhe të bërit politikë. Personalisht jam ndarë me këtë mënyrë shumë vite më parë dhe në çdo kohë jam përpjekur të dëshmoj se i përkas një soji tjetër politik.
Nuk besoj tek premtimi i Sali Berishës se PD-ja e tij do të ketë demokraci të brendshme dhe respekt për mendimin ndryshe. Mbi të gjitha nuk gjykoj që ajo mund të jetë oferta politike që meritojnë shqiptarët. Si formë dhe mënyrë e të bërit politikë është model i dalë jashtë funksionit të betejës me Ramën. Dy modele të ngjashme, e simbiotike, nuk mund të përballen duke sjellë rezultate ndryshe nga ai që kemi.
Mbetem tek e verteta dhe tek bindja ime se kjo mendësi e kulture politike duhet larguar nga PD dhe politika. Berishizmi i Ramës është prova më e qartë në sytë e shqiptarëve se cfarë zymtësie dhe dëshpërimi ka krijuar për ta. Sido që të jetë e vërteta e numrave, ajo që vlen është e vërteta e asaj që beson se do sjellë më të mirën për vendin dhe qytetarët.
Unë jam demokrat sepse besoj te vlerat për të cilat dikur lindi si PD. Ama nëse për të qenë “demokrat” kushti është të jesh “berishist” dhe me Sali Berishën, nuk jam i tillë. E duke pretenduar të mos jem pjesë e modelit të vjetër në politikë, duke u perpjekur të jem koherent me qëndrimet e deritanishme deklaroj se nuk i bashkohem grupit parlamentar të PD të drejtuar nga Sali Berisha. Kjo është zgjedhja ime në shenjë respekti ndaj vendimit të gjykatës, qëndrimit tim të deritanishëm, atyre që e mendojnë ndryshe nga unë, dhe ndjesisë së trishtë se një PD e tillë, kështu as nuk i shërben shqiptarëve që duan ndryshimin e as ata të japin dot besimin.
ik mor mut ,, mor qen ,,,qe nga hici erdhe aty ku erdhe pa asnje merite, poste ministrore e deputetlleku pa asnje merite thjeshte se ishe bythelepires ,, qen ,,
and all time idiot
accidentally kopile e kopileve te lokut,,,,,buçe
SB dhe ER jane diametralisht te kundert llogjkisht nuk mund te krahasohen aq sa mund te thuhet qe nata eshte njelloj si dita
Bravo Alibea , do kete komntues qe do te shajne po mps e vrit mendjen per ta eshte ne te drejten e njeriut qe ta kuptoje te verteten dhe te ndryshoje .
ha ha ha haaaaaaaa ala duke u pallu mrena Halees jei o graqirat e temes se s'emes hahahahahha kujdes nga Sida ,mos e pehaapi ne tan medieenn o pedeerastat graqira
A keni bërë qoftë edhe një klasë shkollë në shqip , dhe a mund t'a lexoni këtë "çorbën" që keni gatuar më sipër ????
Tani e kuptuat, ju ballisto-zogistat e te persekutuar, se Pd e malokve nuk eshte per ju.
Deklarate e pasiqerte.Gjyshi ka deklaruar se Lulbrave e Bealiagai nuk kane vend te foltore..Pas jush eshte edheBardhemi me vulen e vjeter.Ligjerisht ,duke mos qene ne asnje strukture te foltores,nuk ka asnje arsye te jete kryetare i grupit parlamentare te Pd-se me vule!Karaxhizet e dhathre jane pritje se cfare kocke do tu afroi koministi i vetshpallu antikomunist i thekur?
Edhe pse jame kundershtar politik i Alibeut,i jap te drejte. Gjykata nuk mori nje vendim te drejte. Vula dhe logo i takonte PD-ke te Bashes. Deputetet e rithemelimit duhej te krijonin nje parti te re sepse ishte ajo qe u shkeput nga familja e madhe e PD-ke. Zhukri u ngop nga saliu me Para dhe ja dha vulen Berishes.Po te njeten gabim beri dhe gjykata e apelit. Ajo qe jame kundra Alibeut,eshte se ai fajson Edi Ramen per dhenjen e vules Berishes. Nuk eshte e vertete. Rama e ka deklaruar hapur se nuk bashkepunon me Berishen non grata.
Shyqyr qe shpetove o Alo, se ndenje aq kohe aty me ate status qesharak "Kryetar i komanduar nga ish-Kryetari qe dha doreheqje" ne krye te nje partie ne leter pa anetare pas. Tashme ke fituar dinjitetin tend te neperkembur vullnetarisht per hater te Lylit d.m.th.
Bravo !
Respekte per Alibeaj. Bravo per guximin. Njerezit nuk e dine sa e veshtire eshte te mbash qendrime te tilla ne keto kohe.
Guxim per doreheqje ka treguar Fat Xhafka kur i doli zbulu ai dreq birbo Geron a Agron Xhafaj i denuar per trafik droge. Por pastaj Fati guximin e ktheu ne force dhe...kryesoi Komisionin Antikorrupsion (ndonese me vella te denuar per droge)
Bravo Alibeaj
Nuk u tregove politikan por një idhnak. E mendoja gjithmonë se mund të ishe një shpresë e të djathtës, por e kotë . Kundërshtoja të gjithë të djathtët duke të ngritur ti, por jo, kisha gabuar, ato kishin të drejtë. Të erdhi momenti, por nuk dite ta kapësh, kjo është politika. Tani duhet ta fillosh nga e para. Vazhdo se ke kohë asnjëherë nuk është vonë për tu pjekur apo për tu djegur.
Qendrimi i Alibej eshte me i sinqerte se disa te tjereve qe varen ku eshte varka me e “sigurte “ … Kush ofendon qendrimin e Alibej eshte bythlepires i Berishes, mostres antikombetare ku i jane bashkuar njerezit me padinjitet kombetar dhe moral….
Dinjitoz. Nuk ecet ne jete dike u zvarritur. Vendi do behet kur politikanet ti kthehen parimeve. Parimet nuk gjykohen, mbrojyja tyre po!
Ështd burre jo mut..!!
Sala ka thene per dy pisat Alibeaj e Luli ska vend.