VIDEO: Berisha paralajmëron humbjen e zgjedhjeve edhe në 2025-n

19 Qershor 2024, 15:35Politika TEMA
VIDEO: Berisha paralajmëron humbjen e zgjedhjeve edhe në 2025-n

Sali Berisha ka paralajmëruar humbjen e zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

Përmes një postimi në facebook, Berisha parapërgatit skenarin e justifikimit të humbjes së zgjedhjeve, i njëjti skenar i përsëritur dhe në zgjedhjet e kaluara.


Edhe këtë herë ai planifikon të bëjë përgjegjës për humbjen kreun e qeverisë Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij, ndërsa akuzon dhe kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorin Arben Kraja - që po i kopsit dosjen e aferës së privatizimit të kompleksit Partizani, për të cilin po hetohet nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për akuzën e Korrupsionit – se do të jenë mburojë e qeverisë Rama në këtë plan.

"Edi Rama, Ulsi Manja, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, Pjerin Ndreu dhe dhjetëra kriminelë të tjerë elektoralë bëjnë plane për të vjedhur zgjedhjet e ardhshme nën mburojën e kriminelëve elektoralë, Altin Dumani dhe Arben Kraja’, deklaroi Berisha gjatë fjalimit të mbajtur në tubimin qytetar.

Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023 pasi po hetohet për korrupsion, dy ditë më parë mori lajmin se do vijojë të jetë 'non grata', i padëshiruar' në Britaninë e Madhe. 

 

5 Komente

  1. r
    raul

    ne deficence te plote mendore. Ka filluar renja e plote ne deshperimin humbes te 2025 dhe do filloje te pergatise alibira te shumta. Por shkaku i humbjes eshte,molotovi, gomat e djegura, mungesa e programit, si dhe banda e Adriana nockederres, Vokshi sygerdoqes, Muli.molotovit qe duhet te flaket jashte foltores.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cubi

      S'është ndonjë gjë e re. E di ai që në qeveri s'vjen më. E normale do të justifikohet,se gjynah kan 10 vjet që rrin rrugëve me molotov me hunj me shashka .

      Përgjigjjuni
      1. c
        ce

        shume shpejt do ti vije ne ndihme perbindeshit te vicidolit spiuni Agush 50 lekesh i cili do marre automatikun gati per beteje hipur mbi tank si Vojo Kushi ne 1942.

        Përgjigjjuni
        1. @
          @

          Keshtu do ngordhe i damkosur kombetarish dhe nderkombetarisht. Se kisha menduar kurrë kete gjendje per kete SADIST. Mirë thon ZOTI vonon por nuk haron. Ishalla vazhdon shume kjo gjendje se keshtu diskreditohet me shum, kurse bajgat qe i shkojn posht dritares presin m@tin e rradhes.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Realisti

            Ndjese paste

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje