Pse nuk je treguar më i ashpër me Berishën? Basha: Politika nuk është tifozeri, ata që shprehen kështu janë tutkunë

19 Qershor 2024, 10:24Politika TEMA
Pse nuk je treguar më i ashpër me Berishën? Basha: Politika nuk

Lulzim Basha i pyetur se pse nuk është treguar më i ashpër ndaj Sali Berishës ashtu siç ka bërë ndaj tij ish-kryeministri, u shpreh se politika nuk është tifozeri dhe se debati duhet të jetë mbi çështje, jo për persona.

"E para punës, këta që flasin qesim, vendimin për Berishën e kam marrë unë. Këta nuk e kuptojnë që debati publik bëhet për vlera parime, jo për personat.

Trajtimi i politikës si tifozeri pa kushte, kurse politika nuk është tifozeri, ndryshe i ke thënë trurit mirupafshim. Debati duhet të jetë mbi çështje, jo për persona. Për Berishën jam shprehur me vendim.

Nëse debati mendojnë ata duhet të ishte për Berishën, janë tutkunë politikë, ose bëjnë lojën e Ramës që kapital të vetëm politik ka fabulën dhe gogolin e Berishës", tha Basha në Studio Live në Report TV. 

Lini një Përgjigje