Avokati Romeo Kara, komentoi veprimet e fundit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili bëri thirrje banorëve të Roskovecit për t’u armatosur, me qëllim ruajtjen e pasurive të tyre natyrore nga shfrytëzimi i atyre që Meta i quajti “pushtues”.
Ai theksoi në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News se me ato akte, ish-kreu i shtetit ka konsumuar tre vepra penale. Sipas tij, Ilir Meta është në krizë reale pasi ka frikë nga drejtësia, e cila ka nisur të hapë me radhë “petët” e lakrorit.
“Shikoj tre vepra penale në thirrje e tij. Mendoj se mbi të gjitha, unë e shoh Metën jo vetëm në krizë mendore reale, është në krizë morale dhe i pakontrollueshëm. Nuk kanë menduar se do ketë ligj ndonjëherë në këtë vend”, tha ai.
Më tej avokati u shpreh se Ilir Meta është në hall të madh pasi po braktiset nga të gjithë mbështetësit.
“Ai dhe familja e tij është në hall të madh. Kaq keq po e përjeton këtë. Kam informacion se njerëzit po i largohen, Ka dhe frikë të fle, sepse familja e ka braktisur. Për ne është një shenjë e mirë, përballja e këtij personi me drejtësinë, është haberi më i mirë që mund të marrim në këto momente”, tha ai.
Për avokatin Kara, kryetari i Partisë së Lirisë ka frymëzuar kontratën e dosjes CEZ-DIA, dhe për këtë duhet të japë llogari në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.
“Për kënaqësi të Metës, jam gati të shkoj dhe me Metën dorë për dore në SPAK. Ai ka frymëzuar, ideator mbase nuk e di, se ai është realizues i kontratës DIA-CEZ. SPAK duhet të fillojë me të gjithë presidentët dhe kryeministrat, dhe më pas të zbresë tek ministrat”, tha ai.
vetem ne Sharre ka elektorat ky spiuni Agush 50 lekesh. Ju kujtohet mitingu i madh qe beri ne sharre pasi la zyren e shtetit. 12 pjesmarres ne miting nga keta 4 badigarde 3 gazetare Shyqyr qe banoret e,sharres e degjuan me heshtje te madhe sa nuk degjohej dhe miza kur fliste spiuni Agush 50 lekesh