Gazetari Arian Çani është shprehur se ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka shkuar në Ambasadën e SHBA-ve pasi Gjykata e Apelit i dha vulën Berishës.
Ai tha se kanë dalë informacione sikur Ambasada e SHBA-ve e ka këshilluar Bashën të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë për humbjen e vulës.
Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha se kjo është një gënjeshtër.
Bardhi tha gjithashtu se Basha bën shumë gabim që flet në emër të Ambasadës së SHBA-ve.
Çani: Një ditë pas marrjes së vulës nga Berisha, Luli ka qenë në Ambasadën e SHBA. Dhe nga grupi i Lulit ka dalë informacioni se ata i kanë thënë pas takimit se duhet të bëjë rekurs për vulën.
Bardhi: Basha bën një takim shumë të madh që nën tavolinë flet në emër të SHBA-ve. Nuk ka asnjë ndërhyrje të SHBA-ve në çështjen e vulës së PD.
Kanë qenë tërësisht neutral. Unë shpreh qëndrimet e mia. Për mua po është po, jo është jo. Jam përpjekur që të bëj një informim paraprakisht.
E kam vlerësuar dhe e vlerësoj marrëdhënien strategjike me SHBA. Nuk kam komentuar kurrë deklaratat e asnjë Ambasade të huaj.
Nuk e kam shpallur ndonjëherë veten si i dërguar i presidentit Biden në Shqipëri, apo përralla të kësaj antyre që do vijnë anijet anglo-amerikane dhe do sulmojnë godinën ku është Berisha.
rrote kari
Hienat kerkojne te hane kermat ...., kush jane hienat, kush jane kermat...., hajde kuptoje.