"Duhet një alternativë e re, larg Berishës, Metës dhe Ramës", deputeti i PD: Pse opozita me një person non-grata do të rrëzojë këtë qeveri?

18 Qershor 2024, 15:17Politika TEMA
"Duhet një alternativë e re, larg Berishës, Metës dhe

Deputeti demokrat, Arbi Agalliu teksa komentoi ndryshimet e fundit brenda PD-së, ku Gjykata e Apelit i dha vulën Sali Berishës, theksoi se shqiptarët janë të lodhur nga kjo klasë politike dhe se duhet një alternativë e re.

Ai tha nënjë intervistë në news24 se shqiptarët duan një forcë, larg pazareve të Ramës, Metës apo Berishës.


“Nuk është një gjë që ndahet me thikë, pasi janë mëkatet e 30 e kusur viteve që rëndojnë mbi kurrizin e opozitës. Një pjesë e saj thotë që duhet të shkëputesh tërësisht nga një e shkuar korruptive. Gabimi i madh që bëri PD ishte çështja e pronës në 91. Për të vijuar në këto vitet e fundit ku lufta mes PD, bëri që qeveria e korruptuar të ulet këmbëkryq dhe të zbrazë Shqipërinë nga shqiptarët.

Shqiptarëve iu duhet një e ardhme larg të shkuarës. Një e ardhme që ka perspektivë dhe jo që endet dyerve të gjykatave, apo që ka vulën e non-gratave nga SHBA dhe Britania. Kjo është filozofi dhe mënyrë qeverisëse. Shqiptarët panë se Berisha bëri gabime të mëdha, për hatër të disa individëve dhe të çlironin të djathtën dhe PD. Shumica dërrmuese e shqiptarëve kërkojnë që të shkëputen nga një klasë e korruptuar politike.

Zoti Rama kërkon që të Berisha të jetë jetëgjatë në politikë, po ashtu dhe Meta. Ata sulmojnë nga mëngjesi deri në darkë sistemin e drejtësisë. Unë mendoj se duhet një klasë e re politike larg së shkuarës. Shumica? Kush është shumica? Fatkeqësisht në 45 vitet e mbretërimit të Enver Hoxhës qanin për të, por nuk do të thotë se e donin. Këtij televizioni iu vu tritoli se denoncoi korrupsioni. Nëse nuk bëhesh palë, sulmohesh. Ndodhi që të ngelen pas këtyre individëve shqiptarët.

Basha e bëri aktin e vetë dhe u rikthye pasi kaloi mbi 1 vit e gjysmë. Kolegët ishin të fokusuar te balta dhe sulmi. Unë flas për shqiptarët, ata që mbështesin një alternativë larg Berishës, Metës dhe Ramës. Shqiptarët mbështesin këtë alternativë, ata kërkojnë ndryshim. Nëse mendon se në atë grupim ka dikush që bën sipas mendjes së tij dhe nuk i bindet urdhrave të Berishës, këtu ndahemi. Në atë parti, është vetëm Berisha. Sot me Berishën në krye, PD është një bunker.

Njerëzit vlerësohen në funksion të qëndrueshmërisë tënde. Në momentin që kupton se je gabim, kërkon ndjesë dhe ripozicionohesh. Në politikën shqiptare nuk ka ndodhur kjo. Ka pasur individë lëpirës dhe të nesërmen lëpinin atë që kishin sharë dhe akuzonin atë që kishin mburrur.

Nuk mund të bëjmë opozitë të fortë me një person që është i arrestuar, në arrest shtëpiak. Ai ka qenë ‘dora e hekurt’ në atë parti. Ai ka ‘eliminuar’ çdo person që ka qenë kundër tij. Pse opozita me një person non-grata do të rrëzojë këtë qeveri? Harrojeni! Ishte në 2021-in dhe kjo gjë u faktua. Ishte kulmi i bashkimit të së djathtës dhe prapë kjo gjë nuk ndodhi.”, tha Agalliu.

5 Komente

  1. Q
    Qesharak

    Nese e krahasone Ramen me Berrishen dhe Meten haaa me vjen keq po nuk je per kete pune . Rama nuk ka prodhuar firma piramidale as 1997 as grusht shteti 1998 as Remzi Hoxha e as Gerdeci asnje i vrare para kryeministrise. Rama nuk ka vila ne Lalze me 12 wc as miniera e as femije me studime ne Londre as Bentley. Nese vazhdone qe liderin e 850 mije votuesve ta krahasoshe me kriminelin Berrisha dhe Metaj haaaa jo vetem qe nuk je i besueshem por behesh qesharak

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fieraku

      Or lab ,Rama po ben Vloren nje qytet turistik Europian ,e po ashtu gjithe Shqiperine ,por mire ju a ka thene ne parlament Rama ,qe ju te tjeret jeni me keq se Non Grata ,ju labt Non Grata ju vrau ju mori parate e prap nje pjese mbeshtet me ty ne krye .

      Përgjigjjuni
      1. s
        sapa

        Mund te lyesh pallate,te besh shetitore rruge etj por kur nuk ke bere kryesoren SHTETIN eshte njesoj si te shumezosh me ZERO!Dhe ne shqiperine e dashur nuk ekziston SHTET!Kush nuk e kupton ose eshte militant ose naiv!

        Përgjigjjuni
        1. t
          the psycho painter

          pra sipas ketij duget basha.......what a fucking joke of a man

          Përgjigjjuni
          1. Analist

            O lo...gjoja deputet cfare ke ti me Ramen rdgullo ti i zoti i dynjasr krahun tend qe te eshtr shkermoqur.Pp ku ke haber ti nga punet e Rames sa keq .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje