Apeli i GJKKO-së do të marrë sot vendimin për kërkesën e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për ndryshimin e masës së sigurisë.
Vendimi do të jepet në orën 12:00 nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi. Seanca e sotme në Apelin e GJKKO është për informacionin 2 mujor.
SPAK kërkon që Sali Berisha të qëndrojë në arrest shtëpie ndërkohë që avokatët kërkojnë ndryshim mase.
Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.
Lini një Përgjigje