Roland Bejko ka komentuar situatën në Partinë Demokratike.
Gjatë kësaj interviste në Real Story, Bejko u shpreh se nuk do të heqin dorë nga kauza e tyre, ndërsa ritheksoi se është shumë e rëndësishme shkëputja nga Sali Berisha dhe se PD ka nevojë për një imazh modern.
"Patëm ndihmën amerikanëve që na bëri të mundur vendosjen përballë dhe të tjerë që nuk janë bërë aktiv, ne vendosëm të qëndronim përballë berishizmin, për ta ndarë njëherë të shkuarën dhe gjithë modeli autoritar familjar dhe t’i jepnim një imazh modern. Ndoshta edhe profili që i dha Basha e mosdaljes mund të ketë qenë për të treguar këtë profil, por duke mos qenë i suksesshëm. Në 2017 ne kishim program, në 2021 dolëm me program.
Unë mund të them që Monika e refuzoi koalicionin…Beteja jonë është me Edi Ramën, Sali Berisha është thjesht një problem aty që ka zënë një vend", tha Bejko. Për këtë të fundit, Sali Berisha dhe Rama janë njësoj.
"Po ra njëri do të bjeri tjetri. Luli po pati këllqe le të ngrihet, nëse nuk ka këllqe të rri atje ku është, ose të ngrihet dikush tjetër. Por është hera e parë që ne nxjerrim një program të djathë, që përmban shtylla të rëndësishme", shtoi ai.
Bejko theksoi se me ose pa Bashën në skuadër, vizionin e tyre do ta çojnë përpara.
“Me apo pa Bashën, këtë nuk di ta them, sepse varet nga Basha dhe nga vetë demokratët. Situata në të cilën e nisëm dhe ku erdhëm deri tani natyrisht do merret në analizë, qëndrimet do ballafaqohen, në mbledhjen e kryesisë dhe në kolegjin e kryetarëve ka pasur debate , por të gjitha janë brenda një debati konstruktiv, që të gjejmë një zgjidhje më të mirë, që kjo pjesë e elektoratit shqiptar që quhet anti-Berishistët, që të ketë dhe ajo përfaqësuesit e vet të ketë një kuti ku të shkojë të shprehet.
Do jenë më shumë apo më pak, këtë nuk e di. Ekipin e kemi, njerëzit aty janë. Do riformatohen, patjetër, unë kam propozuar jo një parti të re, përderisa bëjmë rekursin, mund të ndodhë që gjykata herët apo vonë, mund ta bëjnë pas dhjetë vjetësh, pas dhjetë vjetësh të marrim të vërtetën se ne nuk i kemi vjedhur kujt asgjë. Do marrim pjesë në zgjedhje në të gjitha variantet që të ofron Kodi Zgjedhor dhe Kushtetuta.
Sipas tij, për aq kohë sa Sali Berisha është kryetar i PD, grupimi afër Bashës nuk do pranojë të bashkëpunojë me të.
“Është duke u bërë, ka afat, është brenda afati dhe do bëhet. Kushdo që është kundër establishmetit të vjetër. Për aq koha sa Sali Berisha të jetë kryetar i kësaj partie e përjashton mundësinë e këtij bashkëpunimi. Ne na bie e gjithë narrative po u bashkuam me Berishën”, tha ai.
Bashkepunimi me Berishen e sejmenet e tij eshte vetvrasje.