
“Ambicia jonë është që Shqipëria në 2030 të jetë anëtare e BE”, ishte deklarata e Drejtuesit Politik të PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, gjatë takimit me strukturat e PS në Njësisë 7. Ai theksoi se objektivi i ssocialistëve është që të vijojnë me punët e nisura.
“Edhe kundërshtarët tanë janë në ditët e tyre më të mira, jetojnë në një qytet më të pastër, u vlen prona tre herë më shumë, mund të djegin goma dhe nuk u ndodh asgjë sepse ne, mbi të gjitha, jemi qytetarë, jemi Europianë, jemi tolerantë. Por, ama dimë edhe të mos mbytemi në betejat e ditës, dimë se si duhet çuar vendi përpara. Ndaj, ambicia jonë është për të bërë më shumë punë. Ambicia jonë është që në 2030 Shqipëria të jetë anëtare e BE-së. Vetëm Edi Rama dhe PS mund ta ngrejë atë flamur, nuk ka asnjë iluzion për këtë”, u shpreh ai.
Veliaj shtoi se kush ka bërë shtet dhe qytet në këto vite, do bëjë shtet dhe qytet edhe në vitet që vijnë. “Në 112 vjet nga Pavarësia jonë, kur kanë qenë ditët më të mira se këto që po jetojmë sot? Sa u shpall Pavarësia, për 6 muaj filloi pushtimi. Ismail Qemali u detyrua të shkonte në Itali. Kur patëm një shtet modest demokratik me Fan Nolin, zgjati 6 muaj, e dëbuan Nolin e shkoi në Amerikë. Kur patëm Princ Vidin, 6 muaj zgjati, e kthyem. Pastaj, erdhi fashizmi, nazizmi. Pastaj, komunizmi, pastaj kazino-kapitalizmi i Saliut. Ju kujtohet ajo, zapto kudo, Lanën, parqet. Ju kujtohet Parku Rinia? Ajo ishte terapia e shokut. Sot ta themi me kokën lart, prej Partisë Socialiste vendi po jeton ditët më të mira, por pikërisht se jemi socialistë më të mira akoma i kemi përpara”, tha ai.
Veliaj u shpreh se Njësia 7 është dëshmitare e ndryshimeve që kanë ndodhur në këto vite. “Te Njësia 7, duke filluar nga “Myslym Shyri”, nga rruga kryesore që është afër qendrës, është një nga zonat më të mëdha me AirBnb. Ka disa shkallë pallatesh ku ka më shumë të huaj sesa vendas. Dikur s’kishim puseta, nuk vinte autobusi në disa pjesë të njësisë. Shkollat tona ishin shkolla për burg, kopshti “Xixëllonja”, ishte tamam për xixëllonja se nuk shihje dritë, nuk shihje rreze, nuk kishte një gjë që të bënte një xixë të kuptonim ku ishim. Edhe burgjet i kishin bërë më të mira sesa kopshtet. Sot jemi në një ditë të jashtëzakonshme. Por, e dini çfarë? Nuk i bëri Zana e Malit. I bën një forcë që quhet Partia Socialiste e Shqipërisë, që di të bëjë qytet, që di të bëjë shtet, që di të ngrejë flamurin lart, që di të na bëjë krenarë”, theksoi Veliaj.
Akoma i lire eshte ky mega-hajdut, ja ka dhjere ede shefit te tij Rames qe gjoben e kishte 20% te vleres se tenderit apo te lejeve qe jepte per ndertim, Lali Zdromsi e ka bere 100%, nuk le te bjere asgje ne toke apo te avulloj.
Eh merr zdroms. E tregove veten që ke qenë, je dhe do të mbetesh përveç të tjerave veç një Çer i rëndomtë... (T'a ka kap kokën me derë Ed Rama). Ky duket si ato "apelet" ku përgjigjet për prezencën janë "KËTU". Lal MJAFT-isti Lal 99-çi Lal Fiku Lal Zdromsi Lal Hajduti Lal Çeri...
Po Ed Ramka para teje ska bo gjo mo Zdroms. Ja fute gjatoshit. Hajt se ta fut ay ma thell pastaj
Nga viti ne vit ky rrit edhe detyrimet ndaj qytetareve. Keshtu, beni nje verifikim pagesat per cerdhe dhe kopshte si ishin para nje viti dhe sa jane sot, pa folur per detyrimet ndaj bizneseve. Ky nuk shqetesohet fare per rindertimin e demeve te termetit. Ju ka prishur pallatet njerezve atje ku ishin vende te preferuara per ndertim si ne kombinat dhe akoma nuk i ka strehuar.Gjithashtu, atje ku nuk ka patur interes per prishje i ka kthyer ne DS4 per riparim. Ka prishur shkolla qe nuk ishin te demtuar nga termeti dhe i ka ndertuar me kosto qe nuk krahesohet as me kostot e Europes etj..I punon mendja vetem per te xhvatur. Cuditemi se su ngop ky njeri, te pakten te ulet 5 minuta e te mendoj se c'fare ben vecanarisht per termetin. Ku e gjen trimerine ky. A mendon se letrat jane aty te arkivuara dhe ne se sot ka perkrahje neser ato do hapen dhe sikur ne vrime te miut te futet do gjendet.