Berisha s’kalon La Manshin, juristja: Gjykata e Londrës konfirmoi lidhjet e tij me krimin

17 Qershor 2024, 21:30Politika TEMA
Berisha s’kalon La Manshin, juristja: Gjykata e Londrës konfirmoi

Ish-kryeministri Sali Berisha mund të shpresonte shumë, por Britania e Madhe sërish ia konfirmoi njollën e zezë, atë të “non grata-s”.

Në korrik të 2022, Home Office e shpalli Berishën non grata, për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe për korrupsion.

Berisha kishte apeluar këtë vendim në Britani të Madhe, por Komisioni Special i Apeleve të Emigracionit në Londër, këtë të hënë ka dhënë vendimin se ish-kryeministri nuk mund të kalojë La Manshin për pasojë nuk mund të shkelë në ishull.

Juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në “Special Report”, tha se Gjykata në Londër me vendimin e saj rikonfirmoi lidhjet e Berishës me krimin.

“Gjykata e Londrës konfirmoi lidhjet e tij me krimin. Parisi është harruar nga Berisha dhe nuk e përmend, dhe këtë që e trumbetojë  dhe tani që i plasi bomba në dorë, fillon dhe e sulmon”, tha ajo

Ajo komentoi deklaratën e ambasadës amerikane në Tiranë, e cila u shpreh se nuk ka ndryshuar asnjë qëndrim për non gratat, duke marrë një goditje tjetër, pak ditë pasi Apeli i dha vulën e PD Berishës.

“Kjo lloj deklaratë e SHBA dhe vendimin e Britanisë së Madhe rikonfirmoi se Berisha është një “non grata” me kurajën e SHBA dhe Britanisë së Madhe”, tha  ajo.

Duke komentuar veprimtarinë Bashës dhe betejën e humbur për vulën e Partisë Demokratike, Gjikondi tha se pavarësisht veprimeve që mund të ndërmarrë, Basha është peng i të shkuarës së tij politike.

“Basha është një qenie apatike. Ai është mësuar t’ia hedhë me procedurë. Ai ka qenë pjesë e gjësë, dhe nuk mori pjesë në gjyq. Dukej teatër me tre aktorë. Basha mund të krijojë parti të re, por ai është “pjellë” e Berishës. Ai nuk krijon dot frymë, kohën e kishte, por frymën nuk e bën. Ai është peng i së shkuarës së tij”, theksoi ajo.

2 Komente

  1. T
    Tino Duma

    Sa te shpejte qenkan anglezet ne konfirmimin e lidhjeve me krimin !!! Ky SPAK-u jone as ma hengsh , as ta hengsha...Ka kaq vjet qe po i rruan trapin Baba Sqapit dhe Like Shtrembanukut

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beni

      Po kjo koke lope pse nuk perdor mbiemrin e burrit qe eshte djali I Hekuran Isait apo do te hiqet si e paanshme.Yyyt rrace muti.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje